LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali 23 milionë/ Tomi Frashërit i “del situata nga kontrolli”, anullon tenderin

10 Tetor 2020, 15:28, Politikë CNA
Skandali 23 milionë/ Tomi Frashërit i “del situata nga

Disa muaj më parë, pikërisht në muajin korrik 2020, u denoncua një tender skandaloz, organizuar nga Tomi Frashëri për institucionin që ai drejton, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish-ERT).

Tenderi mbante numër reference “REF-63016-06-26-2020”, është hapur më datë 29-06-2020, Ora : 09:00 dhe kishte si date mbyllje 13-07-2020, Ora : 10:00.

Ajo që bëri habinë e të gjitheve ishte se pretendohej se këtij institucioni i ishin prishur 8 automjete në të njëjtën kohë.

Sipas denoncimit të bërë nga JOQ, në atë kohë, për riparimin e tyre, Tomit të AKEP-it inevojiteshin jo pak por plot 23 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por tenderi në fjalë, linte dyshime mjaft të forta, për abuzime.

Makina që u ndërrohen thuajse të gjitha pjesët, çka praktikisht është e pamundur që të ndodhin të gjitha në të njëjtën kohë. Ose më mire është të blihet një makinë e re.

Por sic shihej qartë në atë tender, kjo ishte një skemë e qartë per te ?kullufitur? dhe shperdoruar parate publike te qytetareve shqiptar.

Por çfarë ndodhi? 

CNA.al ka mësuar se një nga pesë operatorët 5 pjesëmarres në tender, deklaron se pasi ka marrë njoftimin e fituesit ka kërkuar nga AKEP nënshkrimin e kontratës me qëllim realizimin sipas kritereve të kërkuara.

Por, mesa dukedt situate ka dalë jashtë kontrollit, dhe në vend te kontratës, ky subjekt vec përbuzjes, arrogancës së këtij institucioni bandit mori një njoftim në të cilin thuhej se tenderi anullohet, ?Për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të Autoritetit Kontraktor dhe e paparashikueshme ne kohen e fillimit të procedures së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë, transparencës sipas parashikimit në rregullat e prokurimit publik.

Mesa duket po është e vërtetë Tomi Frashërit, i ka dalë këtë herë situata nga kontrolli, pasi afera e rradhes nuk ka qëne e përgatitur për këtë kompani, dhe me sa duket nuk i ka bërë mirë parashikimet dhe nuk arriti ti ?kullufiste? si duhet këto para. Ndaj mesa duket e ka anulluar dhe na i la edhe 8 makinat e prishura pa rregulluar.

Por, ?dardha e ka b ishtin prapa? dhe çudia e radhës nuk vonoi.

Duke vëzhguar tenderin në fjalë, zbulohet se këtë here Tomi Frashëri është kujdesur të ndryshojë të gjithë personat e përfshirë në tender duke anuluar grupet e specifikimeve, komisionin e tenderit madje edhe vetë njësinë e prokurimit./ CNA.al

Drejtori i AKEP, tender 23 mln lekë për riparimin e 8 makinave/ Denoncimi: Problemi nuk janë vaji dhe filtrat

Tomi Frashëri i AKEP-it ?e mbyt? përsëri/ 57 milionë për mirëmbajtje firmës që garoi e vetme

Lajmet e fundit nga