Connect with Us

“Shtatë vite propagandë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Ramën: Tallja nuk është qeverisje

Politikë

“Shtatë vite propagandë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Ramën: Tallja nuk është qeverisje

Publikuar

-

“Shtatë vite propagandë”/ Ish-anëtari I Këshillit Kombëtar “masakron” Ramën: Tallja nuk është qeverisje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Kullur thekson se fushata për zgjedhjet e 25 prillit 2021, po neverit që sapo ka filluar.

Sipas tij, aktorët politikë po bejne nje “beteje virtuale” per militantet, duke harruar se shumica e njerezve nuk jane anetare te partive.

Më tej, Kulluri flet edhe për Asamblenë e PS-së, ndërsa thekson se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, por numëroi arritjet e qeverisjes së PD-së, duke i cilësuar si arritje të qeverisë së tij.

Sa i takon ironisë së Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, Kulluri shkruan se edhe pse janë të drejta në disa raste, “qeverisja nuk është tallje”.

“Fushata per zgjedhjet e 25 prillit qe sapo ka filluar po neverit shumicen e votuesve ende pa filluar zyrtarisht!

Aktoret kryesore politike PS, PD dhe LSI po bejne nje “beteje virtuale” per militantet, duke harruar se shumica e njerezve nuk jane anetare te partive!

Kryeministri i “0 premtimeve te mbajtura” llomotit per arritje te vetat gjysmen e puneve te qeverise se meparshme, ndersa te vetat i ka virtuale!

Flet per shtepi te ndertuara te te demtuarve nga termeti, nderkohe qe nuk ka mbaruar ende kati i pare i pallatit te pare ne Durres, Fushe-Kruje, Thumane, Ishem apo Tirane!

E pasi ka shperndare vecse nga nje pagese prej 270 mije apo 400 mije lekesh page papunesie per pandemine, mburret si te jete Presidenti Trump qe kompenson me 400-600 dollare ne jave prej 5 muajsh personat qe kane humbur vendet e punes! Mos te flasim 300 mije vendet e punes qe ka hapur ….. ne Gjermani! Etj, etj… Dhe fjalen ne Asamblene e PS e mbyll me tallje pa fund per kundershtaret, qe ne fakt ne shumicen e tyre i ka jo pavend! Por tallja nuk eshte qeverisje dhe as mbajtje pergjegjesie per 7 vjet propaganda, por pak pune te bera!

LEXO EDHE:  PS mbledh Kongresin/ I ftuar edhe Fatos Nano

Ana tjeter e medaljes eshte PD qe nen udheheqjen e Bashes ka nisur nje fushate vetevrasese ne parti ku te gjithe votojne kunder te gjitheve nga Tropoja deri ne Sarande! O e ben PD fije-fije o nuk i del inati me demokratet! Nderkohe qe vazhdon gafat dhe ne cdo takim me “qytaret virtuale” qe nuk behen me shume se 5 vete ne dite! Por parate e reklamave te “oligarkeve” e zyrat e perbashketa me ta nuk harron ti marre! E as vilat natyrisht, nderkohe qe mijera familje flene ne cadra prej gati 1 viti!

Nderkohe qe LSI ngre tonet e kercenimeve ndaj “gjemes rilindje”, vetem 3 vjet pasi dolen te tepert nga koalicioni me Ramen kryesisht per shkak te rezultatit te 2017, qe ishte produkt i humbjes katastrofike te Bashes! “Nuk kane c’i bejne gomarit, e i bien samarit”!

Ndaj mbi 60% e shqiptareve pergjigjen ne anketa se jane te pakenaqur nga elita politike! Keta nuk perfaqesojne asgje tjeter vec militanteve te verber qe nuk e kuptojne se perdoren si “mish per top” nga 3 partite me te medha ne kembim te ndonje “kothereje pushteti”!

Gjysma e Rames e ka ne xhep kotheren, keta te tjeret e enderrojne!

Shumica qe perben pjesen tjeter eshte indiferente ndaj kesaj shemtie! Ne nje fushate qe ka nisur mes genjeshtrave, parrullave, shantazheve, talljeve dhe gafave epike, e vetmja zgjidhje eshte perbuzja!”-shkruan Edvin Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Edhe në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Nga rezultati final, mësohet se në këtë bashki kryeson Agron Shehaj me 17 vota para.

Rezultati në Selenicë është 119 vota për Agron Shehaj, 102 vota për Lulzim Bashën, nga 1 votë për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin, ndërsa dy vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontributi im në PD nuk varet nga hartuesit e listave”/ Konjari: Më kishin hequr emrin

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit se nuk kishte gjetur emrin në listat e votuesve të PD, Suela Konjari ka deklaruar se vërtetoi me kartë se ishte anëtare e PD dhe arriti të votonte.

Konjari është shprehur se kontributi i saj në PD nuk varet hartuesit e listave apo afeksionet e tyre.

Ekzistenca ime dhe kontributi im ne PD nuk jane te varura nga orekset apo afeksionet e liste hartuesve  te  partise !Sot ,dikush , kish hequr emrin tim nga lista e anetareve per votim !  POR :

Une votova( ma shtuan emrin pasi vertetova me kete karte,si ne foto ,anetaresine !!!!!) sepse une jam anetare me kontribute ne partine time,

Votova ne shenje respekti per familjen time  antikomuniste ! Votova per te nderuar Gjyshin  tim , farmacistin Sulo Konjari,nje nga denuarit e Gjyqit famekeq te Deputeteve !Votova per te nderuar vellain tim sot engjell, Sokol Olldashi !Votova per te respektuar mijera e mijera demokrate qe kam takuar ne fushata elektorale !Votova ne respekt te legjendes se PD ,  Z..BERISHA !Votova ne shjenje perulesie e mirenjohje per te gjithe Deshmoret e Demokracise !

Partia Demokratike nuk e ka luksin te tkurret , por te rritet, e te rritet shume e shendetshem !IN apo OUT listave UNE JAM NE PD !GENI NUK NDRRON !Fitore me te mirit ! “, shkruan Konjari në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Publikuar

-

Nga

Atentat mafioz/ Qëllohet i dënuari për trafik droge

Procesi i votimit për kreun e ri të PD ka përfunduar.

Në rrethin e Kolonjës është mbyllur procesi i numërimit, nga të cilat ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 140 vota, ndërsa Agron Shehaj vetëm 82 vota, Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 16 të tilla.

Numërimi u krye në degën e PD të qytetit, ndërsa kutitë do çohen në qendër qark pas numërimit.

LEXO EDHE:  PS mbledh Kongresin/ I ftuar edhe Fatos Nano
LEXO EDHE:  “Duhet thyer kjo makineri perverse”/ Dashamir Shehi “shpërthen” ndaj Ramës

Kolonja nga 9000 zgjedhës në total, PD ka vetem 300 anëtarë që votojnë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE