Connect with Us

Shkencëtarët kanë zbuluar planetë më të banueshëm sesa Toka

Blog

Shkencëtarët kanë zbuluar planetë më të banueshëm sesa Toka

Publikuar

-

Shkencëtarët kanë zbuluar planetë më të banueshëm sesa Toka

Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë më të mirë për jetën sesa Toka jonë. Këta planetë janë thjesht pak më të vjetër në moshë, kanë një klimë pak më të lagësht, pak më të ngrohtë dhe janë pak më të mëdhenj sesa Toka, shkruan disa studiues më 18 shtator në revistën “Astrobiology”.

Të gjithë këta faktorë mund të nënkuptojnë se disa prej këtyre planetëve, janë vendet më të mira për të kërkuar jetën jashtëtokësore. “Ne duhet të fokusohemi tek planetë të caktuar që kanë kushtet më premtuese për një jetë komplekse.

Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos humbim kohë duke kërkuar një Tokë të dytë, pasi atje mund të ketë planetë që mund të jenë edhe më të përshtatshëm për jetën sesa yni”- thotë astrobiologu i Universitetit të Uashingtonit, Dirk Shulce-Makush.

Astronomët kanë zbuluar deri më tani më shumë se 4.000 ekzoplanetë, ose planetë jashtë sistemit tonë diellor. Shumica e tyre nuk janë dhe aq të përshtatshëm për zhvillimin e jetës. Për shembull, planeti KELT-9b është aq i nxehtë sa atmosfera e tij po shkrihet vazhdimisht. Planeti më i errët i njohur, TrES-2b, ka një temperaturë atmosferike prej 980 Gradë Celsius. Në skajin tjetër të spektrit, jo-mikpritës është edhe planeti GJ 433 d, zbuluesit e të cilit e përshkruajnë atë si planetin më të ftohtë i zbuluar ndonjëherë, i ngjashëm me Neptunin.

Por ka edhe shumë planetë brenda zonës së banueshme të yllit të tyre, ose distancës “së duhur” të favorshme për temperaturat sipërfaqësore, që nuk janë shumë të nxehta ose shumë të ftohta për jetën.

Shulce-Makuch dhe kolegët e tij, synuan të identifikonin ekzoplanetët, që ka shumë të ngjarë të jenë “shumë të banueshëm” jo vetëm në zonën e banueshme. Por ata mburren me tiparet e tjera që mund t’i bëjnë këto planetë një vend të mirë për lulëzimin e jetës.

Këto tipare përfshinin një yll me madhësinë dhe jetëgjatësinë e duhur, veçanërisht duke pasur parasysh që u deshën 3.5 miliardë vjet që Toka të evoluonte dhe 4 miliardë vjet që të shfaqeshin njerëzit. Një planet më i madh, mund të nënkuptojë më shumë hapësirë ​​për tokën dhe habitatin.

Por ndërkohë ai do të kishte gjithashtu një gravitet më të madh, gjë që do të krijonte një atmosferë më të trashë, diçka që mund të ishte e dobishme për organizmat që udhëtojnë përmes fluturim, shkruajnë studiuesit.

Një planet pak më i ngrohtë se sa Toka do të ishte më i banueshëm, duke pasur parasysh mungesën e rajoneve polare kryesisht shterpë. Por një planet më i ngrohtë do të duhej gjithashtu të ishte më i lagësht se sa Toka, në mënyrë që të mos dominojnë shkretëtirat.

Një planet më i banueshëm mund t’i ngjajë Tokës tonë në periudhën e Karboniferit të hershëm, rreth 359 milionë vjet më parë, kur shumica e hapësirës tokësore kishte klimën që kanë sot pyjet tropikale të shiut.

Një version më i mirë i Tokës, mund të ketë gjithashtu një Hënë pak më të madhe, ose një Hënë pak më afër planetit, gjë që do të ndihmonte në stabilizimin e orbitës së saj dhe parandalimin e lëkundjeve që e prishin jetën, shkruajnë studiuesit.

LEXO EDHE:  Para Holokaustit, nazistët projektuan zhvendosjen e hebrenjve në Ishullin e Madagaskarit

Studiuesit dolën me një sërë parametrash që duhen përdorur për të përmbushur të gjitha këto kritere. Sipas këtyre parametrave, planeti i përsosur për jetën, do të ishte në orbitë rreth një ylli xhuxh K, që është një yll relativisht i vogël, pak më i freskët se sa Dielli ynë (që konsiderohet si një xhuxh i verdhë); rreth 5-8 miliardë vjet i vjetër; rreth 10 për qind më i madh sesa Toka; mesatarisht rreth 5 gradë Celcius më i ngrohtë se Toka; i lagësht dhe me një atmosferë që përbëhet nga 25-30 për qind oksigjen, me tokë dhe ujë të shpërndarë.

Një planet i përsosur për jetën, do të kishte gjithashtu pllaka tektonike ose një proces të ngjashëm gjeologjik, në mënyrë që të riciklojë minerale dhe lëndë ushqyese përmes kores, për të krijuar habitate dhe topografi të larmishme, dhe do të kishte një hënë mes 1-10 për qind të madhësisë së saj, që sillet në orbitë rreth saj në një largësi mesatare.

Nuk është e mundur të vlerësohet sesa i plotësojnë këto kritere ekzoplanetët e largët. Për shembull, nuk ka asnjë mënyrë për të llogaritur hapësirën tokësore të një ekzoplaneti, dhe aq më pak se si është e shpërndarë ajo. Por bazuar në faktorë që mund të maten, si lloji i yllit dhe rrezja e planetit, studiuesit kanë pikasur objektet që duket se i plotësojnë këto kritere.

Ato janë identifikuar nga teleskopi Kepler. Përmes tij shkencëtarët zbuluar 24 objekte me interes, që mund të jenë ose jo planetë. Dy nga 24 prej tyre janë konfirmuar si ekzoplanete (Kepler 1126 b dhe Kepler-69c). Disa të tjerë mund të jenë dikur si të tillë, pra mund të mos jenë realisht planetë.

Nga 24 objekte, 9 po rrotulloheshin rreth tij që dukej se ishte ylli i duhur, 16 i përkisnin intervalit të duhur të moshës, dhe 5 të tjerë përputheshin me intervalin e duhur të temperaturës. Vetëm një nga kandidatët, KOI 5715.01, klasifikohej në intervalin e duhur për të tria kategoritë.

Por temperatura e vërtetë e sipërfaqes së planetit, varet nga forca e efektit serë në atmosferën e tij, shkruajnë studiuesit. 24 planetët e mundshëm janë të gjithë më shumë se 100 vite drite larg, dhe disa janë ndoshta shumë larg për t’u studiuar për momentin edhe me teleskopët më të mirë.

Për shembull Kepler-69c, gjendet më shumë se 2.000 vite drite larg, gjë që do të thotë se astronomët ndoshta nuk do të jenë në gjendje shumë shpejt që ta shqyrtojnë atë më afër për shenja jete. Gjithsesi, përcaktimi i saktë i asaj që e bën një planet “të banueshëm” është i rëndësishëm, shkroi Shulce-Makuch dhe kolegët e tij

Sepse është e mundur që njëri prej këtyre planetëve të zbulohet brenda 100 viteve dritë.

Nëse është kështu, shkruajnë ata, ai planet duhet të jetë vendi i parë ku tokësorët duhet të fokusohen për të zbuluar nëse ka jetë tjetër në Univers./ livesciencePërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Nga elefantët tek bletët:Si janë përdorur kafshët në luftë gjatë historisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme cnapolitike

Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur ndonjëherë një rol thelbësor, sidomos në beteja të caktuara. Kuajt dhe qentë, mund të jenë të parët që mund t’ju vijnë në mendje, por a do t’iu shkonte menjëherë në mendje se edhe delfinët apo bletët, mund të kenë protagoniste në luftë?

Përdorimi i parë i njohur i pëllumbave për të komunikuar me mesazhe, ka ndodhur në shekullin VI Para Erës Sonë, kur mbreti i Persisë, Kiri, thuhej se i përdori pëllumbat për të komunikuar me pjesët më të largëta të perandorisë së tij të mëdha.

Pëllumbat duket se kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj fushës magnetike të Tokës, dhe kjo i orienton ata me saktësi në rrugën e kthimit në shtëpi. Ata janë të famshëm, pasi është vërtetuar se gjejnë rrugën për në shtëpi edhe kur ndodhen mbi 2900 km larg.

Për shkak të kësaj aftësie, me kalimin e viteve oficerët e ushtrive të ndryshme i morën pëllumbat në frontet e betejës, dhe i përdorën ata për t’i dërguar mesazhe mbretit apo eprorëve të tyre të komandës. Kështu kur Parisi ishte nën rrethimin e prusianëve në vitet 1870-1871, ushtria franceze dërgoi pëllumba në qytet përmes tullumbaceve me ajër të nxehtë.

Më pas qytetarët e bllokuar, i përdorën pëllumbat për të dërguar mesazhe përtej vijave të armikut. Mbi 200.000 pëllumba u përdorën vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, që shënoi edhe kulmin e përdorimit të tyre nëpër beteja.

Nisja e transmetimeve radio, i bëri zogjtë më pak të dobishëm në vijën e parë të frontit, dhe pjesëmarrja e tyre në zonat luftarake nuk ishte më e nevojshme. Ndërkohë historia regjistron përdorimin në beteja edhe të arinjve.

Një ari u bë në veçanti i famshëm për shërbimin e tij luftarak. Arushi Vojtek, ishte ende një këlysh në ngjyrë të kafe, kur u adoptua nga trupat polake nga një kompani që merrej me furnizimet. Ariu u rrit prej tyre dhe arriti peshën 400 kg.

Ai u angazhua si ushtar në ushtrinë polake, dhe arriti deri në gradën e kaporalit. Në vitin 1944, ai shkoi në Monte Kazino të Italisë bashkë me kompaninë e tij, ku transportonte kutitë me municione tek burrat gjatë një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Ju ndoshta keni para nëpër filma përdorimin e elefantëve në luftë. Ata janë përdorur për herë të parë për luftë në Indi, diku rreth shekullit IV Para Krishtit. Ata ishin të frikshëm në betejë, pasi i shkelnin për vdekje me këmbë ushtarët armiq me putrat e tyre të rënda.

Shpesh elefantët ishin të blinduar, për t’i mbrojtur ata nga shtizat, shigjetat dhe shpatat e armikut. Nganjëherë në dhëmbë u vendoseshin thumba hekuri. Ushtarët romakë u tmerruan në përballjen  e tyre të parë me elefantët e luftës në Indi, edhe pse në fund arritën që ta fitonin betejën.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe temperatura të ulëta/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Gjeopolitika e vaksinave, dhe besueshmëria e dobët e BE-së në Ballkanin Perëndimor



Më vonë gjenerali romak Tiberius Julius Aleksandër i shtoi kafshët në arsenalin e ushtrisë tij. Romakët i përdorën elefantët në betejat që zhvilluan kundër Spanjës dhe Galisë (Francës së sotme). Gjithsesi, përfitimi psikologjik i përdorimit të elefantëve kundër armikut zhbëhej shpesh nga tendenca e tyre për t’u trembur, duke shkelur kësisoj shpesh trupat e ushtrisë së tyre.

Kur u shpikën topat, ushtritë e ndaluan përdorimin e elefantëve në betejë. Ndërkohë devetë përdoren ende në patrullim në disa nga rajonet më shkretëtinore dhe malore të botës. Ato janë të dobishme për shkak të aftësisë që kanë për të udhëtuar në distanca të gjata, dhe në kushte të vështira, shpesh pa ujë.

Përdorimi i parë i regjistruar i deveve në betejë daton në vitin 853 Para Krishtit. Mbreti Gindibu, një udhëheqësi i famshëm arab, përdori mbi 1.000 deve për të luftuar ndaj asirianëve në Betejën e Qarqar, që ndodhet në Sirinë e sotme.

Më së afërmi në kohë, gjatë Luftës së Parë Botërore, devetë u përdorën në Lindjen e Mesme si nga aleatët ashtu edhe nga osmanët. Qentë janë përdorur në luftë të paktën që në vitin 600 Para Krishtit, kur mbretëria e Lidisë, përdori një tufë qensh të stërvitur për të vrarë sa më shumë pushtues.

Qentë e trajnuar posaçërisht përdoren edhe sot si lajmëtarë, si gjurmues, skautistë apo si roje. Ata përdoren gjithashtu për të nuhatur bombat, ndërsa trupat amerikane i përdorin ata për këtë qëllim në Irak dhe Afganistan.

Kuajt mund të jenë kafsha e përdorur më herët nga të gjithë më luftëra. Ka dëshmi se kuajt janë përdorur nga kalorësit që 5.000 vjet më parë në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Në Evropën Lindore, janë zbuluar varre që përmbajnë ushtarë të varrosur bashkë me kalin që kishin përdorur në betejë.

Kuajt vazhduan që të përdoren gjatë luftërave, derisa metodat moderne të transportit i bënë ata të panevojshëm për këtë aspekt. Ndërkohë marina amerikane trajnon rregullisht delfinët për t’i ndihmuar gjatë patrullimeve detare. Ndjenja e ekolokimit që kanë delfinët, u jep atyre mundësinë që të gjejnë nën ujë objekte, që njerëzit nuk munden t’i identifikojnë.

Ato janë përdorur për pastrimin e minave në portin e Umm Qasr gjatë Luftës së Gjirit Persik. Nëpër beteja janë përdorur edhe bletët. Në të kaluarën, disa ushtri katapultuan koshere bletësh mbi muret rrethuese të kështjellave apo qyteteve, për të krijuar kaos midis njerëzve të strehuar brenda. Qyteti i Temiskirës u mbrojt me sukses kundër një sulmi të ushtrisë romake, duke lëshuar bletët në tunelet që po gërmonin romakët nën muret e qytetit të tyre./CNA.al

https://www.warhistoryonline.com/war-articles/animals-in-war.html

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush ishin masonët shqiptarë/ Lëvizjet për ngritjen e lozhës së Shkodrës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kuriozitete

Nga Hasan Bello

Shekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revolucioneve dhe dekompozimit të strukturave të vjetra shoqërore, për shumë vende europiane dhe vetë Perandorinë Osmane do të shoqërohet me krijimin e organizatave të fshehta. Qëllimi i tyre ishte lufta kundër absolutizmit dhe klerikalizmit, të cilët konsideroheshin si pengesë kryesore për shekullarizimin, ndryshimin e regjimeve politike dhe krijimin e shteteve kombëtare. Një nga këto organizata sekrete do të jetë edhe lëvizja masonike, e cila do të krijoi celulat e saj, sipas një rregulloreje strikt për çdo anëtar.

Në vende të ndryshme të botës, pjesë e lozhave masonike kanë qenë personalitete të njohur të politikës, artit dhe shkencës. Por ekzagjerimi që i bëhet këtij fenomeni ka marë natyrë pandemike. Me këtë kemi parasysh se, jo çdo figurë e njohur ka qenë domosdoshmërisht mason.

Prandaj, nëse meremi me tema kaq sensitive që i përkasin botës së konspiracionit, duhet të bëjmë kujdes. Shqipëria nuk shquhet për intensitet organizatash masonike.

Kjo është arsyeja që arkivat e tyre si në disa shtete si Franca dhe Italia mungojnë. Dokumentacioni është i pakët, për shkak se masonët shqiptarë, në shumicën e rasteve ishin anëtarë të shoqërive të shteteve fqinjë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ekzistuar tek ne.

Në fund të shek.XIX-të masoneria dhe socializmi ishin dy armiqtë kryesorë të Vatikanit. Kjo për shkak se këto dy lëvizje ishin organizatat më antiklerikaliste të kohës. Nga mesi i tyre dolën personalitete të politikës, artit dhe shkencës, shkrimtarë dhe filozofë që si armik kryesorë të shoqërisë konsideronin klerin dhe besimet fetare. Në vende të ndryshme, siç ishte Italia, lëvizja masonike u mpleks me përpjekjet për krijimin e shteteve kombëtare.

Përplasja me klerin që përfaqësonte interesa të ndryshme, i kishte armiqësuar akoma dhe më tepër palët. Për këtë arsye, Selia e Shenjtë do të krijoi “Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Antimason”, i cili sipas një letre që i dërgonte argjipeshkvit të Shkodrës, Paskuale Guerini-t më 6 shtator 1897 kërkonte që të merreshin masa, për të mos lejuar përhapjen e masonerisë.

Në fakt nga dokumentacioni i shqyrtuar, nuk rezulton që brenda territorit shqiptar të kishte lozha masonike. Por, nga ana tjetër, kontaktet e para të shqiptarëve me lëvizjen masonike kishin filluar tek arbëreshët e Italisë dhe një pjesë e studentëve, oficerëve dhe drejtuesve shqiptarë në shërbim të Perandorisë Osmane.

Kështu, një nga themeluesit e lëvizjes xhonturke, shqiptari nga Struga Dr.Ibrahim Temo, në librin me kujtime tregon hapur, se si model i organizatës së tyre politike, që vonë do të marë emrin “Bashkim dhe Përparim” do të shërbejnë lozhat italiane. Madje, për të fituar eksperiencë, ai me disa xhonturq të tjerë do të nisen drejt Italisë. Pothuajse i gjith organizimi, komunikimi dhe celulat e saj kësaj organizate do të ndërtohen sipas këtyre lozhave.

Me kalimin e viteve pjesë e lëvizjes xhonturke dhe e lozhave masonike do të bëhen edhe disa shqiptarë të tjerë. Protagonizmi i tyre në qendrën e Komitetit Xhonturk, në qytetin e Selanikut, i cili konsiderohej si epiqendër e masonëve të Perandorisë Osmane, është një tregues tjetër.

Kjo nuk do të thotë se roli i tyre në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare duhet nënvlerësuar. Përkundrazi, në periudha të caktuara të historisë, ata kanë luajtur një rol pozitiv. Anëtarësimi i tyre në këto lozha shihej si trend dhe si mënyrë për t`i shërbyer çështjes kombëtare.

Një rast i tillë është ai vëllezërve Mirash e Martin Ivanaj apo i kushëririt të tyre Nikoll Ivanaj. Këto personalitete kanë luajtur një rol shumë pozitiv para dhe pas krijimit të shtetit shqiptar. Për të gjith është i njohur fakti, se reformat e Mirash Ivanaj-it si ministër Arsimi në periudhën e Mbretit Zog, përbëjnë një akt patriotik.

Por kontributi i tyre shtrihet edhe në pozicione të ndryshme të administratës. Pavarësisht faktit, se tek këto personalitete, përsa i përket laicitetit kishte doza ekstremiteti.

Në vitet 20-30-të çdo person që punonte në administratën shtetërore dhe që ishte simpatizant i reformave sekulariste, kleri e konsideronte mason. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Për të qenë pjesë e këtyre lozhave, ka disa kritere. Këto akuza më tepër bëheshin për të ngjallur frikën e besimtarëve.

Në këtë periudhë pati përpjekje për t`i përdorur lozhat masonike jashtë Shqipërisë në funksion të intereave politike: e para, nga kundërshtarët politik të A.Zogut pas largimit të disa prej tyre drejt Turqisë, e dyta, po nga Mbreti Zog për interesat e kombit shqiptar.

Kështu, duke ditur influencën që ato kishin në Turqi, ai do të dërgoi personalitetin e njohur kosovar Ferhat bej Dragën, që të lobonte pranë tyre për të penguar marrëveshjen jugosllavo-turke për dëbimin e popullsisë shqiptare.

Arbëreshi Terenc Toçi (1880-1945): patriot, mason dhe shtetar i njohur shqiptar

Një nga masonët më të njohur shqiptar që ka dhënë një kontribut të madh para e pas krijimit të shtetit shqiptar është padyshim arbëreshi Terenc Toçi. Ai ka lindur në mars të vitit 1880 në Sh.Kozmo Albaneze, në provincën e Kozencës.

Përveç figurave të njohura arbëreshe për formimin e tij do të ndikoi jashtzakonisht njohja me personalitetin republikan, masonin Felice Albani, i cili në vitin 1900 pati themeluar partinë maciniane republikane. Kjo bëri që ai, ndryshe nga avokati i njohur arbëresh Anselmo Lorecchio dhe revista e tij e famshme “La Nazione Albanese” që mbështeste pikëpamjen e një procesi çlirimi kombëtar gradual dhe të moderuar për shqiptarët, për T.Toçin duhej hequr dorë ndaj taktikave të përdorura deri atëherë.

Sipas tij, “Liria nuk lypet! Kur një popull don të jetë i lirë, nuk bën politikë, por luftë, nuk e lë veten në dorë të diplomatëve, por të guximit të vet: dhe nëse bie, ai rilind”. Këto ide revolucionare, bënë që ai të bashkohej shumë shpejt me Riçoti Garibaldin, i cili kishte luftuar disa herë përkrah popujve ballkanikë kundër Perandorisë Osmane.

LEXO EDHE:  Gjeopolitika e vaksinave, dhe besueshmëria e dobët e BE-së në Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE:  Sekreti i një jete të gjatë? Një dush i ngrohtë dhe sjellja e mirë me të tjerët

Njohja e tij me Felice Albanin bëri që brenda një kohe të shkurtër T.Toçi të integrohej mirë në rrethet masonike, duke patur kontakt direkt me Mjeshtrin e Madh të Italisë, skulptorin, piktorin dhe deputetin radikal, Ettore Ferrari.

Ky ishte një personalitet i spikatur i së majtës irredentiste dhe nacionaliste italiane e shumë aktiv në çështjen e çlirimit të popujve ballkanikë. Kjo ndoshta do të ketë qenë edhe arsyeja e miqësisë së T.Toçit me të, si dhe aktviteti i mëvonshën i tij në Shqipëri.

Sidoqoftë, njohja dhe anëtarësimi i T.Toçit në lozhat masonike bëri që rrethi i tij miqësorë me politikanë e intelektualë të njohur italianë të zgjerohej gjithnjë e më shumë. Gjatë kësaj periudhe, ai do të njihet dhe me Nikollë Ivanaj-in, një shqiptar patriot nga Mali i Zi, mason dhe mik i Felice Albani-t.

Ivanaj nxirrte prej disa kohësh, fillimisht në Raguzë dhe më pas në Trieste, revistën “Shpresa e Shqypnisë”. Në vitin 1907, ai shprehte kënaqësinë e tij të madhe që kishte zbuluar te T.Toçi “një vëlla luftarak dhe me vlera të mëdha shkencore”.

Një vit më pas, gjatë një vizite në Romë, Ivanaj ra dakord me F.Albanin që selinë e revistës ta zhvendoste në atje, duke ia besuar drejtimin e saj T.Toçit.



Në vitet 1908-1909, T.Toçi do të udhëtoi drejt Argjentinës, Uruguait, Brazilit, SHBA-së etj. Gjatë këtij udhëtimi sipas biografëve të tij, Toçi ktheu edhe në Kubë, duke hyrë në kontakt për llogari të Felice Albanit me komitetet revolucionare.

Me mbështetjen e Mjeshtrit të Madh të Italisë, ai u përpoq të prezantonte organizatën masonike “Orienti i Madh” në Kili. Përveç njohjes e më pas martesës me një vajzë me origjinë arbëreshe, Klementina Raomano-n, pjestare e një familje emigrantësh në SHBA, misioni i Toçit për mbledhjen e ndihmave për çështjen shqiptare përfundoi pa sukses.

Pas kthimit në Itali, me ndihmën e Felice Albanit dhe rekomandimin e Mjeshtrit të Madh Ferrari për mjediset masonike, ata u vendosën në Milano.

Me profesion avokat, T.Toçi fillimisht punoi në një studio ligjore e më pas si i pavarur.

Kryengritjet që shpërthyen në Shqipëri ngjallën entuziazmin e arbëreshëve të Italisë. Në fillim të vitit 1911, ata themeluan komitetin “Pro Albania”, ku Nikoll Ivanaj dhe T.Toçi, luanin një rol të rëndësishëm. Me insistimin e tyre, në këtë komitet, mernin pjesë Felice Albani, Ferrari, deputetë e personalitete të njohur italianë, që ishin njëkohësisht drejtues ose anëtarë të lozhave masonike.

Formimi i tij patriotik i mpleksur me një dell revolucionari e shtynë T.Toçin të hartonte një plan për të shkuar në Shqipëri për të ndihmuar organizimin e një kryengritje antiosmane. Ai punoi gjithashtu për zbarkimin e një ekspedite ushtarake me vullnetarë italo-shqiptarë.

Nga ana tjetër, ai i kërkoi Mjeshtrit të Madh Ferrari që të themelonte një lozhë masonike në Shkodër. Por ky propozim u refuzua, qoftë për arsye financiare, qoftë për shkak se Mjeshtri i Madh Ferrari parashikonte që masoneria e xhonturqve, me të cilën “Orienti i Madh” kishte marrëdhënie të mira, do t`i kundërvihej kësaj nisme që synonte çlirimin e popullit shqiptar. Kjo u duk qartë kur T.Toçi zbarkoi në Shqipëri për të mbështetur kryengritësit.

Pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve drejtuar qarqeve politike e masonike italiane për ndihmë, ata nuk e ndihmuan. Përkundrazi, Mjeshtri i Madh Ferrari ndërhyri për të bindur qarqet masonike që mos ta mbështesnin kryengritjen shqiptare. Në letrën drejtuar atyre, ai shkruan “arsye të forta politike na sugjerojnë më tepër maturi”.

Shpirti patriotik bëri që më 27 prill të 1911 T.Toçi të shpallte një qeveri shqiptare, e cila nga bashkëpatriotët e tij u konsiderua si një aventurë e rrezikshme.

Pas Shpalljes së Pavarësisë T.Toçi do të luaj një rol të rëndësishëm si publicist dhe aktivist politik, me gazetën “Taraboshi” që dilte në Shkodër. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ai do të përpiqet të realizojë ëndrrën e tij të vjetër.

Për këtë dëshmon edhe ky dokument, i mjeshtrit G.Valente, i cili e njofton T.Toçin mbi vendimin e degës masonike të Barit për ta lejuar atë të themelonte një lozhë në qytetin e Shkodrës dhe ta zgjeronte atë me anëtarë të rinj. Por, siç duket, koha dhe rrethanat e luftës nuk e lejuan të punonte i qetë. Ai do të detyrohet nga pushtuesit austro-hungarezë të largohet nga Shkodra.

Masoneria e përgjithshme                            

Bashkësia Italiane

Liri – Barazi – Vëllazëri

  1. L. Peucetia

Bari, më 17 shkurt 1914

I dashur Fr.:. Terenc Toçi is .:.

Shkodër e Shqipërisë

Me vendim të kësaj Zyre .:., i votuar mbrëmë, qe vendosur, mbi relacionin e të dashurit fr.:. del-Po, të ngrihet në këtë qendër një trekëndësh në varësi të Peucetisë. Ua besojmë Ju, i dashur Fr.:., detyrën e kushtuar për të kryer atje punën e nevojshme përgatitore, duke na treguar nëse gjenden të tjerë fr.:. përveç jush; nëse keni propozuar të bëheni me elementë të rinj; dhe nëse e shihni me vend të jetësoni menjëherë një themelim të tillë; me modalitetin e posaçëm të të cilit, sugjeruar nga përvoja juaj mass’, dhe nga kushtet e mjedisit besoni se mund të vëmë në jetë vendimin tonë etj.

Me një fjalë, ju lutemi të na tregoni të gjithë atë që është për t’u bërë atje.

Me urimin që shpejt të mundni të mbani atje bulën e themelimit, pranoni përgëzimet tona më të gjalla dhe përqafimet më të përzemërta.

M.:. i përnderuar

Valente

Pas lufte, Toçi do të mbajë disa poste drejtuese si Drejtor i Zyrës së Shtypit, ministër i Ekonomisë etj. Në vitet e pushtimit italian ai do të emërohet kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ. Për këtë arsye, në prill të 1944 Toçi do të pushkatohet me vendim të Gjyqit Special si bashkëpunëtorë i fashizmit.

Kontributi i T.Toçit pasqyrohet edhe në hartimin e botimin e ligjeve, rregulloreve dhe teksteve juridike, si një nga specialistët më të mirë të jurisprudencës shqiptare gjatë viteve 20-30-të.

LEXO TE PLOTE

Blog

Ka filluar vala e katërt e pandemisë?/ Ekspertët gjermanë paralajmërojnë rritjen e infektimeve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë. RKI i referohet gjendjes në pavionet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit të infektimeve në rritje.

“Mund të pritet që numri i infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit të rritet”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij të ri javor mbi pandeminë. RKI raporton se të premten (22.10) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë. Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.

4000 shtretër më pak

Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente (Divi) njoftoi se “mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës” në periudhën e ardhshme. Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 2.475. Muajt ​​e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes që ka rezultuar me largimin e infermierëve të rregullt, njofton Divi.

“Një valë e parashikueshme e rëndë e vjeshtës dhe dimrit” me shumë pacientë me COVID-19, por edhe sëmundjet e tjera infektive të organeve të frymëmarrjes, si gripi, mund të krijojë për mjekësinë intensive në Gjermani një gjendje të papërballueshme, citohet të ketë thënë Stefan Kluge, drejtor i Klinikës për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv, gjatë një prezantimi në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf.

“Vala e katërt tashmë ka filluar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi”, shkroi eksperti i Divi, Christian Karagiannidis në Twitter. Ekziston ende një korelacion shumë i ngushtë midis incidencës dhe rasteve të reja në njësitë e kujdesit intensiv. Sipas Regjistrit të Kujdesit Intensiv Divi, numri i pacientëve me COVID-19 atje tani është rritur në rreth 1.540.

LEXO EDHE:  Cila është kauza e Amerikës në botën e sotme?

LEXO EDHE:  Josif Stalin/ Nga një djalë i rrugës, në krye të diktaturës sovjetike



Sërish më shumë raste nëpër shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

Sipas raportit të RKI, gjithnjë e më shumë shpërthime të infektimeve janë vërejtur në objektet mjekësore por edhe në shtëpitë e të moshuarve. Për herë të parë që nga java 3 – 9 maj, incidenca shtatë-ditore tek njerëzit e moshës mbi 90 vjeç është rritur javën e kaluar në mbi 50 të infektuar në 100.000. Në deklaratë thuhet se infektimet janë zvogluar dukshëm pas vaksinimeve, por ndër të infektuarit ka edhe të vaksinuar. Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga infektime të tilla, sepse ato mund të jenë edhe me fatalitete.

Sipas RKI, “pritet” që në të ardhmen të ketë më shumë të infektuar tek personat e vaksinuar plotësisht, sepse po “shtohen gjasat e kontakteve të personave të vaksinuar me këtë virus”.

Por RKI pohon se infektimet me pasoja të rënda janë shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Ka dhe shumë njerëz që janë vaksinuar vetëm me Johnson & Johnson. Njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë rekomandohen nga Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit, pavarësisht moshës, të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA.

Në raportin e RKI thuhet se incidenca dukshëm më të larta se të moshuarit janë regjistruar tek grupmoshat më të reja, kur shkalla e vaksinimit është më e ulët. Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha dhjetë deri në 14 vjeç, javën e kaluar kishte 182 të infektuar për 100.000 banorë. Por rastet janë shtuar edhe tek personat e moshës së mesme (35 deri në 44)./DW

LEXO TE PLOTE