Connect with Us

Sherefedin Shehu “masakron” Ramën/ Ai është një rrumpallë, mos e vrisni mendjen për gjobat

Politikë

Sherefedin Shehu “masakron” Ramën/ Ai është një rrumpallë, mos e vrisni mendjen për gjobat

Publikuar

-

/
cna lajme ekonomi

Eksperti i financave, dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajëmroi se ata që nuk do vënë maskë, edhe në ambiente të hapura, do të ndëshkohen me gjobë.

Në një postim në rrjetet sociale, Sherefedin Shehu shkruan se Rama po tenton të na “vërë në rrjesht për një”.

Sa i takon gjobave, ai thekson se Rama do i falë, me pretendimin se shqiptarët do ti japin një tjetër mandat në 25 prill 2021.

Gjithashtu ai thekson se Rama nuk di të bëjë shtet, por vetëm rrumpallë.

Sot z. Rama paraljameroi se do t’ju “ve ne rrjesht per nje” qe neser te kete mundesi qe te na thote shperndahuni dhe ne t’i themi faleminderit o Padishah.

Megjithate maskat vendosini per sigurine tuaj dhe te njerezve tuaj te dashur. Por, per gjobat qe paralajmeron z. Rama mos e vrisni mendjen. Edhe po te merrni ndonje gjobe do t’jua “fale” ate me 1 Prill 2021 sepse e genjen mendja qe do te marre rroten per se dyti me 25 Prill.

Tani po na i heq gjobat qe na vuri ne Mars dhe Prill te ketij viti. Dhe na i vuri me ligj dhe po na i heq me vendim te tij (Qeverie) ose me “Maliq”. Sepse ai eshte edhe ligji edhe Maliqi per ne. Por ai eshte nje rrumpalle qe vetem shtet nuk di te beje dhe as qe ka ndermend qe te beje.”-shkruan Shehu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duke mashtruar secili më shumë”/ Grida Duma: Ju kemi humbur shpresën shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike  nga foltorja e Kuvendit ka pranuar humbjen dhe dështimine  Lulzim Bashës.

Ajo ka thënë se se sot PD është në një pozitë siç nuk ka qenë prej kohës, duke mashtruar secili më shumë tjetrin.



Duma i është drejtuar kabinetit qeverisës me deklaratën se ata nuk janë mundur prej tyre tre herë, por se janë mundur nga vetvetja.

“Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh, duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo. Shoh ministret tuaja që dalin këtu dhe thonë; ju kemi mundur 3 herë. Ju nuk na keni mundur ne dhe ne nga ju. Unë do e them se çfarë kemi humbur ne. Ju kemi humbur shpresën e shqiptarëve. Ne jemi mundur, por jo nga ju. Nga vetvetja, ne po na mund vetja. Shoh këtu që shtohet çdo kush, më i vjetri nga ne në këtë rresht që jemi përpjekur ta nderojmë dhe pa asnjë nderim çohet dhe thotë; gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmin dhe për të bërë të mundur, dhe teksa ju shihja ju që shkëlqenit shihnit se si ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt; të thuash të vërtetën qoftë dhe për të vërtetën është forcë, të fshihet pas të vërtetës është dobësi. Në kaq mandate ju s’thoni dot një të vërtetë”, është shprehur Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka nxjerrë shejtanin nga shishja”/ Profesori paralajmëron kaos: Qetësia është prishur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Profesor Artan Fuga, ndërsa bën një analizë të situatës politike aktuale në vend, thekson se Kuvendi është në kaos.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se fjalimi Sali Berishës sot në Kuvend ka thyer Kodin e Heshtjes, dhe se gjuha politike do të ndryshojë tërësisht.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë do të na nxjerrë të palara që as nuk na kishte shkuar ndëmend se do të ndodhnin.

Kuvendi në kaos!

Me fjalimin e z. Sali Berisha sot në Kuvend, u shqep ligji i heshtjes që prej vitesh kishte zaptuar Kuvendin. Gjuha politike do të ndryshojë tërësisht!

Sherri tani do të bëhet së paku katërsh dhe ne si qytetarë kemi nevojë për këtë sherr sepse do të prishi të gjitha ekulibrat e vendosura nga lidershipi politik në këta tridhjet vjet.

Berisha do të drejtohet kundër Ramës, por edhe kundër Bashës. Rama do të detyrohet të flasë kundër Berishës dhe kundër Bashës, pa i futur dot më në një thes. Basha do të detyrohet po aq të flasë kundër Ramës sa edhe kundër Berishës.

Prit sepse ka edhe brenda radhëve socialistë disa që sapo t’u jepet rasti do të nisin të flasin edhe kundër Ramës, edhe kundër Bashës dhe kundër Berishës.



Ndërkohë prit se do të hyjë në lojë edhe LSI sapo zoti Ilir Meta do të shkojë drejt uljes së avionit të Presidentit në pistë. Atëhere pritet që zonja Monika Kryemadhi duke mbajtur një distancë heshtjeje ndaj zotit Sali Berisha, do të flasë kundër Ramës, Bashës, si edhe do të pozicionohet ndaj deputetëve socialistë që do të jenë kritikë ndaj Ramës. Prit se edhe mes deputetëve që përkrahin Foltoren ka prej tyre që duke ja bërë me sy zotit Berisha, i buzëqeshin fshehur zotit Lulzim Basha.

Prit se zoti Berisha ka “nxjerrë shejtanin nga shishja”, u ka thënë fjalën militantëve në foltoret e tij. Ata tani nuk mbyllen më kurrë në “shishe”.

Fjalimet e deputetëve të tjerë do të jenë ose jashtë teme, ose iso polifonike. Por ka rëndësi dy gjëra që Kuvendi do të hyjë në një kakofoni që nuk do të ketë Zot ta orkestrojë. Ligjërimi politik nga dydimensional do të bëhet shumë dimensional çka do të shqepi gjuhën e sotme politike. Dhe ka shumë mundësi që ky kaos diskursif të paralajmërojë krizë politike shumë madhore dhe rinisjen e lojës nga e para! Kjo është pozitive për Shqipërinë, për qytetarët, për forcat politike që duan të hyjnë në lojë, dhe do të na nxjerrë të palara që as nuk na kishte shkuar ndëmend se do të ndodhnin.

Zoti Edi Rama nuk e përballon dot këtë kakaofoni të rrerzikshme që i nxjerr Kuvendin jashtë kontrolli, duke shtuar një dimension tjetër kakofonisë politike, sikurse ai i bisedës gjoja me qytetarët me anë e pyetësorit. Krizën ligjërimore nuk e zgjidh duke e konsideruar të paqënë dhe bërë si ai që kur s’i pëlqen muhabeti në tavolinë sheh nga dritarja dhe iu flet njerëzve që ecin në shi pa çadëre!

Kriza politike po afron!

Gjithsesi qetësia brenda establishmentit politik është prishur. Ka vend për afera dyshe, kurse kur aktorët janë së paku pesë, karriget nuk mjaftojnë.

Janë së paku pesë persona për dy karrike, një në pushtet dhe një në opozitë. I pari ka monopolizuar pushtetin i dyti opozitën. Po ne thonë të tjerët? Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuriiii! E dini vallen besoj! “-shkruan Artan Fuga./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla bën zëdhënësin e Bashës në Kuvend/ Spaho: Jeni si mishi me thoin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, sot në Kuvend.

Spaho tha se Balla, foli në emër të Lulzim Bashës dhe mbrojti këtë të fundit, duke treguar hapur se janë bashkë.

Bëni mirë që flisni në emër të Lulit në këtë sallë.



LEXO EDHE:  “Më në fund një lajm i shumëpritur"/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Rama pranon dështimin

Ai ka nevojë për mbështetje.

Pavarësisht ndonjë finte që bëre ne fund, fjalimi isnhte totalisht në mbështetje të tij.

Ta shohin njerëzit si jeni lidhur si mishi me thoin me njëri-tjetrin”-tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE