LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e mban më të fshehtë/ Bebe Rexha prezanton të dashurin: Familja ime e do atë

10 Tetor 2020, 10:39, Lifestyle CNA
Nuk e mban më të fshehtë/ Bebe Rexha prezanton të dashurin:

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur të mos e mbajë më sekret lidhjen e saj të dashurisë.

Pasi mediat zbuluan identitetin e mashkullit misterioz që qëndron pranë saj, kineasti Keyan Safyari, Bebe gjatë një interviste është shprehur se është shumë e lumtur dhe e dashuruar. Këngëtarja ka treguar se karantinën e ka kaluar së bashku me partnerin e saj, madje e ka prezantuar edhe me familjen, të cilët gjithashtu e duan atë.

?Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.?- tregoi ajo për ?Entertainment Tonight?.

?Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë.?- u shpreh këngëtarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga