LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

10 Tetor 2020, 16:51, Opinione CNA
Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e

Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët ?e pavarur? mediatik të tij. Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur fushatën për veten e vet. Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull. Por Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me popullin. Ilir Meta ka hallin e vet. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë të jesh i varfër. Pasi i ka dhënë Gimi 700 mijë euro. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë, të mos mbushësh barkun me bukë thatë. Pasi ha ngjala dhe mban dietë me paratë që i ka grabitur Shqiptarëve. Ilir Meta nuk e kupton se arsyet ekonomike nuk të lejojnë të dërgosh fëmijën në shkollë. Pasi fëmijët e tij janë në londër në një nga shkollat më të shtrenjta në botë.

Diskursi politik dhe mediatik, i Ilir Metës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e dekoratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jasht saj. Ilir Meta po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e Shqiptarëve. Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të. Ilir Meta ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqt e brendshëm.

Ilir Meta duke parë që është një ?kartë e djegur? në politikë, po përdor mekanizma të tjera. Si psh krijimi i formacione jo politike. Ilir Meta ëndërron një lëvizje all Tcipras si në Greqi ose një lëvizje all 5 Yje si në Itali. E për këtë ka vënë në lëvizje cdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve. Ilir Meta duke qënë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit. Po bën cdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike. E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.

Slogani, ?mbi partitë? apo ?për shqiptarët? i hedhur në treg nga Ilir Meta është thjesht elektoral. Ky slogan i Ilir Metës  nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I vetëmi slogan që Shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Ilir Metën në bankat e drejtësisë!

Nëse Ilir Meta nuk dënohet, atëhere mos i besoni asnjë fjalë se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët.

Lajmet e fundit nga