Connect with Us

Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Politikë

Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Publikuar

-

“Deri më sot nuk ka një vaksinë…”/ Gazetari zbulon ‘vuajtjen’ e Metës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzoi se takohet skutave me “viktimat” e OFL-së.

Në një prononcim për mediat, presidenti Meta sot nga Malësia e Madhe, iu përgjigj sërish Ramës, duke i kërkuar që ti tregojë vendin, orën dhe ditën kur është takuar me personazhe të botës së krimit.

Se çfarë ka dashur të thotë kryeministri, atë e dinë shumë mirë Rama dhe Meta. Ata kanë gjuhën e tyre të shantazheve, kërcënimeve, apo mesazhe të koduara që i përçojnë njëri-tjetrit. Qytetarët shqiptarë tashmë janë mësuar me Ramën dhe Metën që një herë urrehen, dhe pastaj “dashurohen”.

Nuk është problem për ta pse në bulevard u vranë katër të pafajshëm, për bllokun e Ilir Metës. Mjafton një darkë me ngjala në Gjirin e Lalzit, dhe Rama e Meta i rikthehen “dashurisë” së tyre. Por, nuk po ndalemi këtu.

Po i rikthehemi personazhe të botës së krimit, që ka takuar Meta. Që në fakt nuk janë bërë “skutave” por janë publike.

Në foton më poshtë, Ilir Meta është me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli në Durrës.

Në një tjetër foto, Ilir Meta shfaqet me Klodian Gradecin, drejtori i Hidrokarbureve i cili është shpallur në kërkim nga policia, për abuzimin 1.4 milionë dollarë. (Lexo këtu)

Më tej risjellim në vëmendje një tjetër personazh. Bëhet fjalë për Kastriot Ismailajn.

Kujtojmë këtu dosjen “978”, ku dalin në dritë detaje tronditëse.

Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja salla ku do takohet Basha me Ramën

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008.

Me datë 22 qershor të vitit 2009, sipas gazetarit Artan Hoxha, Ismailaj  ishte kontaktuar nga Ilir Meta në atë kohë kreu i LSI-së, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro. SMS rezulton të jetë dërguar  me datë 22 qershor 2009 në orën 17:27.  “Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhej në SMS.(Lexo këtu)

Mjaftojnë vetëm këto fakte dhe foto, për të “vënë me shpatulla” pas muri Ilir Metën. Pa përmendur më tej pasurinë marramendëse dhe “bëmat” e tij prej 30 vitesh në politikën shqiptare.

Një njeri që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tij, por thjeshtë është paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputet, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.

E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.

Panë një Kryeministër të dhunshëm dhe të korruptuar si Ilir Meta. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për ta në 21 janar përgjakej bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ky është Ilir Meta/ CNA.al

200 mijë euro për të blerë zgjedhjet/ Si e përdori Meta, Kastriot Ismailajn

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ 150 shqiptarë kanë ngritur një kamp në Francë për t’u futur në Angli

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja salla ku do takohet Basha me Ramën



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE