Connect with Us

Kryebashkiaku socialist e thotë publikisht/ Jam i përkohshëm në politikë

Politikë

Kryebashkiaku socialist e thotë publikisht/ Jam i përkohshëm në politikë

Publikuar

-

Kryebashkiaku socialist e thotë publikisht/ Jam i përkohshëm në politikë

Erion Isai, tërhoqi vëmendjen e mediave pasi hoqi dorë nga aktirmi për t’ju futur politikës e më pas për tu bërë kryebashkiak i Kolonjës.

Socialisti ka deklaruar sot se ai do të jetë i përkohshëm në politikë dhe do t’i kthehet sërish profesionit si aktor.

“Profesioni im i parë është regjisor teatri dhe aktor, posti i kryebashkiakut është i përkohshëm, aq kohë sa do të jetë. Sa herë që të gjej kohë arti nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë, kryebashkiaku është një detyrë që më është besuar.

Publiku të pret i ndarë, për fatin tonë të keq, jemi ende në pikëpamje të ndara, a thua se nuk na ngroh i njëjti diell dhe nuk na lag i njëjti shi. Unë nuk lexoj kurrë komente, sepse më pëlqen komunikimi sy më sy, me personalitete të dyfishta nuk ja vlen të merresh”, u shpreh ai në Fax Neës.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë aktori i famshëm pas përballjeve me një sërë problemesh shëndetësore

Më tej, ai theksoi se po e shijon shumë këtë detyrë që ka marrë dhe nuk ndikohet nga shija e publikut që e gjykon për hyrjen në politikë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Djali i George Soros, Alexander Soros është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në jug të vendit ku  ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

 “Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.

LEXO EDHE:  “Do ta bëjmë ditën natë që të arrijmë fitoren”/ Salianji premtim para simpatizantëve të partisë

LEXO EDHE:  E përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë/ Reagon Alimadhi: Nuk më lanë të flisja

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dje gërmadhë e tërmetit, sot fituese e çmimit të arkitekturës/ Rama nxjerr pamjet nga shkolla në Durrës

Publikuar

-

Nga

Dje gërmadhë e tërmetit, sot fituese e çmimit të arkitekturës/ Rama nxjerr pamjet nga shkolla në Durrës

Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, është shpallur fituese e çmiimit prestigjioz ndërkombëtar të arkitekturës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe fotot në rrjetet sociale ku shkruan se shkolla “Bedrie Bebeziqi” e cila dje ishte gërmadhë e tërmetit ka fituar një çmim prestigjioz në fushën e arkitekturës.

Statusi i Ramës

SHKOLLA “Bedrie Bebeziqi” dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot FITUESE E ÇMIMIT PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR TË ARKITEKTURËS

LEXO EDHE:  Nënpresidentja Harris viziton kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara

LEXO EDHE:  Policia kontrolle blic në Vlorë/ Disa persona të shoqëruar

“BigSEE Architecture Award 2021”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Basha urdhër Xhaferrajt/ Kush nuk eshtë me mua hiqe nga whatsapp, largohen 120 vetë nga PD e Durrësit

Situata në Partinë Demokratike nuk duket të jetë e qetë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Në PD e Durrësit vazhdon hemorragjia e largimit të antarëve brenda saj që nga dita kur u shpallën antarët e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që një pjesë e tyre janë larguar në heshtje nuk kanë munguar ata që kanë reaguar duke akuzuar hapur Fred Xhaferrajn si zbatuesin e urdhrave të Bashës.

Po gjërat në PD e Durrësit po rrëshkasin keq saqë me ikjen e Bashës për pushime Xhaferraj nuk ka mundësi udhëzimi.

LEXO EDHE:  E përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë/ Reagon Alimadhi: Nuk më lanë të flisja

LEXO EDHE:  E përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë/ Reagon Alimadhi: Nuk më lanë të flisja

Një nga kryetarët e larguar është shprehur se Xhaferraj për të zbatuar urdhërin e Bashës ka gjetur një mënyrë interesante. Ai ka marrë urdhër të largoj nga ëhatsappi  të gjithë ata që reagojnë,  po Fredi këtë nuk e bën vetë po mercenar.

Në PD gjithsesi ka plasur gallata me pyetjen epike: Të ka heq Fredi nga ëhatsappi apo nuk e ke sharë Bashën? Tani po nuk qe në whatsappin e Fredit je i përjashtuar nga PD!/bulevardi.com

LEXO TE PLOTE