LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formacioni anti-Kazakistan, zbardhen dilemat e Edi Rejës. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

10 Tetor 2020, 08:08, Sport CNA
Formacioni anti-Kazakistan, zbardhen dilemat e Edi Rejës. Ja si pritet

Mbrojtja, ajo që në teori ishte pika më e fortë e kombëtares shqiptare, kthehet në problemin kryesor të trajnerit Edi Reja. Mungesat e shumta, apo edhe mosaktivizmi i lojtarëve, ka bërë që tekniku ta gjejë veten me më pak alternative dhe i detyruar ndoshta që të hedhë në fushë ?brezin e ri?.

Në kushtet ideale, për tre vendet në qendër do të ishin në garë Dermaku, Gjimshiti, Veseli dhe Ismajli, me Mihajn e Kumbullën si alternativa të tyre, një hierarki që duket se është ndërtuar nga tekniku. Por Ismajli është i dëmtuar ndërsa Dermaku e Veseli nuk janë ende në formën më të mirë pasi nuk kanë luajtur shumë me skuadrat e tyre.

Kësisoj, vetëm Gjimshit e ka vendin e sigurt ndërsa Mihaj e Kumbulla tashmë bëhen kandidatë krysorë për t?u rreshtuar përkrah tij në prapvijë. Një ndryshim i plotë i brezit në këtë repart, por edhe një eksperiment për Rejan i cili në të kaluarën u ka besuar pak ose aspak këtyre të rinjve.

Veseli mund të spostohet në të djathtë, në vend të Hysajt, nëse tekniku nuk provon një tjetër të ri si Doka nga minuta e parë. Ndërsa në të majtë, Lenjani mbetet në balotazh me Trashin, i cili ka dhuruar siguri sa herë ka qenë në fushë.

Shumë dilema për Rejan i cili duhet të zgjidhë çështjen e prapvijës, duke llogaritur se për shkak të mungesave të shumta, pozicionet e tjera të skuadrës thuajse janë të diktuara me Berishën në portë, treshen Abrashi-Bare-Laçi në mesfushë dhe dyshen Manaj-Broja në sulm.

Lajmet e fundit nga