LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Djaj që donin të na digjnin”/ Big Basta tregon për rrugëtimin e vështirë në Zelandën e Re

10 Tetor 2020, 12:34, Lifestyle CNA
“Djaj që donin të na digjnin”/ Big Basta tregon për

Big Basta është një nga reperët që shpesh është komentuar në mediat rozë për deklaratat e tij të fortë mbi muzikën dhe këngëtarët në ditët e sotme.

Prej vitesh Basta është larguar së bashku me familjen e tij për të jetuar në Zelandën e Re ku tashmë ka krijuar një jetë të re. Por udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, madje shumë i vështirë ashtu si edhe për shumë njerëz të tjerë që jetojnë larg vendit të tyre.

Basta është shprehur se ka patur shumë pengesa, lot dhe premtime, por që në fund çdo gjë ia ka vlejtur për familjen.

?Familja është gjëja më e shenjtë në këtë univers! Jam i bekuar çdo të mijëtat e sekondit që jam i rrethuar me energji pozitive, me fëmijë, nipër e mbesa, me buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore… Në gjithë rrugëtimin deri më sot asgjë nuk ka qenë e lehtë sikur duket në foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj që donin të na digjnin dhe budallenj që mendonin se kishin të drejtë të gjykonin vendimet tona. Në fund të fundit, është jeta jonë dhe vendosim NE për të. Uroj me shpirt të jeni sa më të lumtur dhe që të kaloni çdo pengesë në jetë. Uroj të keni familjet sa më mirë dhe fëmijët tju kenë shëndet! Sa jeni në kohë dhe për aq sa keni në dorë, vendosni për të ardhmen e tyre. Gishtin e mesit për atë që ju bllokon ëndrrat dhe kokën lart se jeni heronj në sytë e familjes suaj! Ju dua shumë, edhe nëse nuk ndajmë të njëjtat mendime rreth fushave të ndryshme! Kemi nevojë për njëri tjetrin në këto kohë injorance! ????, shkruan Big Basta në postimin e tij në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga