Connect with Us

“Boll me mashtrime”/ Profesori tregon çfarë po ndodh me situatën e Covid në Shqipëri

Sociale

“Boll me mashtrime”/ Profesori tregon çfarë po ndodh me situatën e Covid në Shqipëri

Publikuar

-

Profesor Ilir Pecnikaj vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e Covid-19 në Shqipëri, ndërsa i drejton edhe një apel të fortë institucioneve shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, profesori komenton shifrat e rasteve positive dhe numrin e tamponëve në vendin tonë.

Ai thekson se në pothuajse të gjitha vendet e Europës ka një rritje gati trefishim të rasteve të prekur nga Covid-19, ndërsa në Shqipëri në me shumë se 3 muaj, situate vijon të jetë pothuajse e njëjtë.

Po ashtu ai thekson se po të shikojmë me vëmendje, deri në mesin e gushtit kemi makimumin 500 tampone /ditë, të cilat, pas datës 18 gusht marrin një kërcim në menjëhershëm në mbi 900 tampone /ditore, kohë kjo që përkon me liberalizimin e këtij shërbimi edhe për privatin.

Por, sipas tij, rastet pozitive ngelin po thuajse njësoj (shikoni drejtëzen jeshile). “Pra del qartësisht se sasia e tamponeve mbi 500 janë “tampone burokratike”, të bëra nga lab. private, me kërkesë nga personat që duan të kenë një certefikatë “tampon negativ”, kërkesë kjo e vendeve të BE për të mundësuar lëvizjen në këto vende….”-shkruan profesori.

BOLL ME MASHTRIME!!!

Te nderuar miq

E gjithë Euròpa dhe bota e qytetruar është e prokupuar për rritjen e numerave të personave covid pozitiv. Në të gjitha vendet kemi një rritje thuajse eksponenciale të rasteve pozitive, dhe një preokupim se di do vazhdojnë në të ardhmen e afërt. Për këtë të gjitha qeveritë e përgjegjëshme po marrin masa ekstreme për më të keqën.

Nëse do të shikojmë:

Italia, brenda dy diteve është thuajse 2 fishuar ( 06/10 = 2676 raste të reja, në 08/10 = 4458 raste të reja)

France, në datën 06/10=10489 raste të reja, në 08/10 =18169 raste të reja.

Anglia , në datë 06/10=11500 raste të reja, në 08/10 =17540 raste të reja.

Maqedonia Veriut në datë 06/10=226 raste të reja, në 08/10 =364 raste të reja.

Greqia, në datë 06/10=300 raste të reja, në 08/10 =434 raste të reja.

Po në Shqipëri ?

Nuk tundemi ne… Shkëmb GRANITI… Është thuajse njësoj, jo vetëm në 3 ditët e fundit por në me shumë se 3 muajt po njësoj është. (lakorja e kuqe paraqet tamponet positive kurse “trendy” është drejteza e gjelbër, që është thuajse e njetrajtshme. Në 110 ditët e fundit kemi një mesatare afërsisht 140 poziitiv/ditë. Po të shohim në javën e fundit kemi një mesatare 163 raste positive në ditë . Pra njëtrajtshmërija është mëse evidente.

Një fakt tjetër shqetësues, ku shqetësimi bëhet edhe më i madh kur kemi të bëjmë me mashtrim nga QEVERIA. Po të shikojmë me vëmendje, deri në mesin e gushtit kemi makimumin 500 tampone /ditë, të cilat, pas datës 18 gusht marrin një kërcim në menjëhershëm në mbi 900 tampone /ditore, kohë kjo që përkon me liberalizimin e këtij shërbimi edhe për privatin. Por rastet positive ngelin po thuajse njësoj (shikoni drejtëzen jeshile). Pra del qartësisht se sasia e tamponeve mbi 500 janë “tampone burokratike”, të bëra nga lab. private, me kërkesë nga personat që duan të kenë një certefikatë “tampon negativ”, kërkesë kjo e vendeve të BE për të mundësuar lëvizëjen në këto vende….

KËSHTU PO PËRGADITET PËR NJË RRITJE TË MUNDSHME TË VIRULENCËS DHE PËRHAPJES SË CORONAVIRUS QEVERIJA JONË?!

ÇFARË NA DUHET SHOË I PERDITSHEM I MSHMS KUR ATO VETËM GËNJEJNË NGA MËNGJESI NË DARKË.

MASHTRIMI NGA QEVERIA PËR QËLLIME TË ERRËTA VRET ME SHUMË SE ÇDO SËMUNDJE, VIRUS O GJË TJETËR, AI VRET SHPRESEN”-shkruan professor Pecnikaj në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Faktet/ Si gënjeu live në Euronews Lulzim Basha
LEXO EDHE:  Faktet/ Si gënjeu live në Euronews Lulzim Basha

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gripi i shpendëve u soll nga shtegtarët”/ Si do ndihmohen fermerët e prekur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi ka treguar hapat që po ndjek institucioni që ajo drejton, për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, ministrja tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Gjithashtu ajo theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish.

Sipas Ikonomit, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

LEXO EDHE:  Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

LEXO EDHE:  “Teknikët” e Bashës, gati të ikin/Ja kur do të dorëhiqen

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.” 

LEXO TE PLOTE