Connect with Us

Vizat “i mbajnë peng”, ja kur do vijnë në Shqipëri 4 afrikanët e Skënderbeut

Sport

Vizat “i mbajnë peng”, ja kur do vijnë në Shqipëri 4 afrikanët e Skënderbeut

Publikuar

-

Skënderbeu ka marrë edhe 4 afrikanë në ekip. Në limitet e merkatos u federuan Denis Dovouna, Samuel Armah, Jozef Ado Teteh dhe Agbodzie Abei, të cilët do të jenë pjesë e organikës për sezonin 2020-2021. Pritshmëritë janë të mëdha për këta lojtarë, e megjithatë fjalën e fundit do ta thotë fusha.

Çështja qëndron se ata ende nuk kanë ardhur në Shqipëri. Ata nuk janë pajisur akoma me viza, ndaj edhe është shtyrë afrimi i tyre. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, ata do të vijnë javën tjetër në tokën shqiptare.

Klubi po bën të gjitha përpjekjet që kjo procedurë të mbyllet sa më parë dhe ganezët të vihen nën urdhrat e Julian Ahmatajt, pa filluar kampionati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Derbi shqiptarësh në Kroaci, Doka triumfon ndaj Pëllumbit e Elezit

Publikuar

-

Nga

Lojtarët shqiptarë që spikatën në sezonin e shkuar në Superiore dhe që janë pjesë e skuadrave kuqezi, Albi Doka, Eagon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi, sot kanë pasur radhën që të ndeshen me njëri-tjetrin në Kroaci.

Siç edhe dihet, Doka që luajti edhe titullar me Kombëtaren kuqezi ndaj Kosovës dhe Bjellorusinë, është pjesë e Goricës në kampionatin kroat, kurse Pëllumbi e Elezi, në verën që shkoi firmosën për Varazhdinin.

Të tre e nisën sfidën si titullarë, ndërsa ka dal fitimtar Albi Doka dhe Gorica, teksa e kanë mundur Varazhdinin me rezultatin e ngushtë 1-0.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në Gjirokastër krijojnë klub të ri, ja si do të quhet

Publikuar

-

Nga

Lajme të mira nga Gjirokastra për sa i përket futbollit. Pas situatës kaotike që solli edhe falimentin e Luftëtarit, i cili këtë sezon nuk merr pjesë në asnjë prej kategorive të futbollit shqiptar, kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, ka bërë me dije se ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, miratuar krijimi i Fondacionit “Akademia e Futbollit Luftëtari”, që do të ringrejë ekipin, i cilin për fat të keq u rrënua.

Gjithashtu kryetari Golemi zbulon se u zgjidh edhe çështja e kontratës së qerasë dhe stadiumi i Gjirokastrës, në vijim do të administrohet nga Bashkia.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Të martën hidhet shorti, një tjetër kompeticion zyrtar gati

Publikuar

-

Nga

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë të martën në Tiranë hedhjen e shortit për edicionin e parë të “Kampionatit Kombëtar i Futbollit 5×5”, për herë të parë në këtë format në futbollin shqiptar. Shorti do të zhvillohet më 24 nëntor, ora 11:00, në sallën e konferencave të stadiumit “Air Abania”.

Siç edhe bënë me dije FSHF që është edhe organizatore e kompeticionit, në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 120 skuadra, që janë regjistruar tashmë, ndërsa kampionati do të shtrihet në të gjithë vendin.

Skuadrat e regjistruara kanë të garantuara fushën e lojës, uniformat, topat e lojës, teksa ndeshjet do të gjykohen nga arbitra profesionistë, do të ketë mjekë e siguri si edhe trofe e premio financiare, që sigurohen të gjitha nga FSHF.

Sa i përket bonuseve, skuadra që shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 do të përfitojë një shpërblim prej 300,000 lekësh, kurse vendi i dytë fiton 100.000 lekë, kurse skuadra e renditur e para në kampionatin rajonal merr si shpërblim 75.000 lekë dhe 5 topa, ndërkohë që vendi i dytë i kampionatit rajonal fiton 25.000 lekë dhe 5 topa.

LEXO TE PLOTE