LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “shpalos” premtimet e mëdha/ Mandatin e tretë e mbyll me 3 aeroporte të reja

9 Tetor 2020, 15:21, Politikë CNA
Rama “shpalos” premtimet e mëdha/ Mandatin e tretë e mbyll

Kryeministri Edi Rama premtoi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS se brenda mandatit të tretë Shqipëria do të ketë 4 aeroporte.

Përveç aeroportit të Rinasit, Rama premton që për mandatin 4 vjeçar të ndërtojë aeroportin në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.

?Aeroporti i Vlorës u pengua nga Covidi. Javën e ardhshme do të rihapim procesin aty ku është ndërprerë, dhe vitin e ardhshëm, por nuk do të jap datë, se na ikin datat e vlonjatët do na thonë aeroporti do ndërtohet në Surrel. Vitin tjetër nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, do hapet gara për aeroportin e Sarandës dhe mandate i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Plus këtij që kemi bëjnë 4 aeroporte?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga