Connect with Us

Programi Botëror i Ushqimit, fitues i çmimit Nobel për Paqe

Bota

Programi Botëror i Ushqimit, fitues i çmimit Nobel për Paqe

Publikuar

-

Programi Botëror i Ushqimit – fitues i çmimit Nobel për Paqe

Programi Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2020 për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimeve gjithandej nëpër botë.

Komiteti i Nobeli tha se pandemia e koronavirusit ka shtuar urinë me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë botën dhe u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që Programi Botëror i Ushqimit dhe organizatat e tjera të ndihmës të marrin mbështetjen financiare të nevojshme për t’i ushqyer ata.

Kryesuesja e komitetit Berit Reiss-Andersen, tha të premten në Oslo se “me çmimin e këtij viti, komiteti dëshiron të kthejë sytë e botës te miliona njerëz që vuajnë ose përballen me kërcënimin e urisë. Programi Botëror i Ushqimit luan një rol kryesor në bashkëpunimin shumëpalësh për ta bërë sigurinë ushqimore një instrument të paqes”, tha ajo.

Në listën e kandidaturave për këtë çmim sivjet ishin 211 individë dhe 107 organizata.

Sidoqoftë, Komiteti Norvegjez i Nobelit ruan të drejtën absolute për atë se kë e favorizon për çmimin më prestigjioz të botës.

LEXO EDHE:  Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit Orikum-Dukat/ Ja sa shkon vlera

Çmimi përfshinë 10 milionë korona, afërsisht 1,1 milion dollarë dhe një medalje të artë që do të shpërndahen në një ceremoni në Oslo, Norvegji, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel. Ceremonia e këtij viti do të jetë në një rreth më të ngushtë për shkak të pandemisë.

Të hënën tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel për fizikë, për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Të enjten poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Javën që vjen ndahet çmimi për arritjet në fushën e ekonomisë./voa

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dhunuan vajzën pasi u lidh me serbin ortodoks/ Franca dëbon familjen myslimane boshnjake

Publikuar

-

Nga

Dhunuan vajzën pasi u lidh me serbin ortodoks/ Franca dëbon familjen myslimane boshnjake

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë këtë mëngjes, më 24 tetor.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.

Deklarata shton se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.

LEXO EDHE:  Veseli: Nuk ka paqe në rajon pa dënimin e krimeve të Serbisë

LEXO EDHE:  Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit Orikum-Dukat/ Ja sa shkon vlera

Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoti e Haradinaj përplasen për Task-Forcën anti-korrupsion

Publikuar

-

Nga

Hoti e Haradinaj përplasen për Task-Forcën anti-korrupsion

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, ka dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se shkarkimi i kësaj force shkakton pasiguri juridike, pasi e njëjta ka hetuar dhe po hetonte raste të profilit të lartë.

“Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task-forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si SHBA-ja dhe BE-ja”, ka shkruar Haradinaj.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi kryeministrit Avdullah Hoti.

Hoti në Facebook, shkroi se qeveria është e vendosur për të forcuar rendin ligjor dhe se ‘siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore’.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, shkroi Hoti në Facebook.

Qeveria e Kosovës, një javë më parë vendosi ta mbyll Task-Forcën, duke vlerësuar se kjo çështje tash duhet të rregullohet me legjislacionin e funksionimit të Këshillit Prokurorial dhe se mandati i EULEX-it, tashmë është ndryshuar.

LEXO EDHE:  Nuk ndaloni së ngrëni?/ Zbuloni çfarë mund t’ju ndodhë

LEXO EDHE:  Lëreni Sokolin të prehet në paqe!

Por, lideri i AAK-së vlerëson se vendimi për shuarjen e Task Forcës nuk ishte menduar mirë.

“Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”, ka shkruar Haradinaj.

Ai madje ka vlerësuar se ka paguar ‘çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike’.

Departamenti Special Anti-Korrupsion, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion”, ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Ky departament ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë luftimet në rajonin Nagorno-Karabakh/ Akuza mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Publikuar

-

Nga

Vazhdojnë luftimet në rajonin Nagorno-Karabakh/ Akuza mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh; vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.

Autoritetet në Nagorno-Karabakh thanë se raketat azerbajxhanase goditën qytetin e Martakertit dhe disa fshatra në rajonin e Martunit gjatë natës.

Po sipas autoriteteve rajonale, 927 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake janë vrarë dhe mbi 30 civilë janë plagosur.

Azerbajxhani nuk e ka bërë publik numrin e viktimave ushtarake, por thotë se 63 civilë janë vrarë dhe 292 janë plagosur.

Ndërsa vazhdojnë luftimet, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje ministrave të jashtëm të dy vendeve të “ndalin dhunën dhe të mbrojnë civilët”.

Në një deklaratë të nxjerrë të premten pasi sekretari amerikan i shtetit zhvilloi takime të veçanta me homologët e të dy vendeve në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se “Sekretari kishte theksuar edhe rëndësinë që të dyja palët të angazhoheshin në negociata serioze të mbikqyrura nga Bashkëdrejtuesit e Grupit të Minskut, në suazën e OSBE-së, në mënyrë që të gjenin një zgjidhje përfundimtare të bazuar tek parimet e Aktit Final të Helsinkit për të shmangur përdorimin e forcës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të drejta të barabarta dhe vetëqeverisje për popullatën”.

Sekretari Pompeo tha në Twitter pas takimit se kishte diskutuar me dy ministrat “hapa kritikë” për të ndalur dhunën. “Të dy vendet duhet të respektojnë armëpushimin dhe të kthehen në negociata serioze”.

Takimi në Uashington u organizua pas dy përpjekjesh të dështuara nga Rusia për të ndërmjetësuar një armëpushim në shpërthimin më të rëndë të dhunës në këtë rajon në më shumë se 25 vjet.

Sekretari Pompeo dhe udhëheqës të tjerë globalë po bëjnë thirrje për të ndalur luftimet. Por Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha të mërkurën se nuk sheh mundësi për një zgjidhje diplomatike në këtë fazë të konfliktit.

Presidenti azer Ilham Aliyev ka thënë se forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh që të ndalen luftimet. Sipas shifrave ruse, rreth 5000 vetë janë vrarë që në fillim të konfliktit.

Turqia tha të mërkurën se nuk do të hezitojë të dërgojë trupa që të mbështesë ushtarakisht Azerbajxhanin nëse merr kërkesë nga autoritetet azere. Sekretari Pompeo u ka bërë thirrje vendeve të tjera të mos i hedhin benzinë konfliktit.

Pak para takimeve në Uashington, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson të bashkëpunojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit./

Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh; vazhdojnë gjithashtu edhe shkëmbime akuzash mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për goditje me artileri në zona të banuara.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish sekretarja e përhershme e “Nobelit”

LEXO EDHE:  Vuçiç uron Peter Handken për çmimin Nobel/ I dashur mik urime, ju jeni pavdekësuar

Autoritetet në Nagorno-Karabakh thanë se raketat azerbajxhanase goditën qytetin e Martakertit dhe disa fshatra në rajonin e Martunit gjatë natës.

Po sipas autoriteteve rajonale, 927 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake janë vrarë dhe mbi 30 civilë janë plagosur.

Azerbajxhani nuk e ka bërë publik numrin e viktimave ushtarake, por thotë se 63 civilë janë vrarë dhe 292 janë plagosur.

Ndërsa vazhdojnë luftimet, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje ministrave të jashtëm të dy vendeve të “ndalin dhunën dhe të mbrojnë civilët”.

Në një deklaratë të nxjerrë të premten pasi sekretari amerikan i shtetit zhvilloi takime të veçanta me homologët e të dy vendeve në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se “Sekretari kishte theksuar edhe rëndësinë që të dyja palët të angazhoheshin në negociata serioze të mbikqyrura nga Bashkëdrejtuesit e Grupit të Minskut, në suazën e OSBE-së, në mënyrë që të gjenin një zgjidhje përfundimtare të bazuar tek parimet e Aktit Final të Helsinkit për të shmangur përdorimin e forcës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të drejta të barabarta dhe vetëqeverisje për popullatën”.

Sekretari Pompeo tha në Twitter pas takimit se kishte diskutuar me dy ministrat “hapa kritikë” për të ndalur dhunën. “Të dy vendet duhet të respektojnë armëpushimin dhe të kthehen në negociata serioze”.

Takimi në Uashington u organizua pas dy përpjekjesh të dështuara nga Rusia për të ndërmjetësuar një armëpushim në shpërthimin më të rëndë të dhunës në këtë rajon në më shumë se 25 vjet.

Sekretari Pompeo dhe udhëheqës të tjerë globalë po bëjnë thirrje për të ndalur luftimet. Por Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha të mërkurën se nuk sheh mundësi për një zgjidhje diplomatike në këtë fazë të konfliktit.

Presidenti azer Ilham Aliyev ka thënë se forcat armene duhet të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh që të ndalen luftimet. Sipas shifrave ruse, rreth 5000 vetë janë vrarë që në fillim të konfliktit.

Turqia tha të mërkurën se nuk do të hezitojë të dërgojë trupa që të mbështesë ushtarakisht Azerbajxhanin nëse merr kërkesë nga autoritetet azere. Sekretari Pompeo u ka bërë thirrje vendeve të tjera të mos i hedhin benzinë konfliktit.

Pak para takimeve në Uashington, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson të bashkëpunojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit./ VOA

LEXO TE PLOTE