LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PD-në e Tiranës/ Grida Duma vërsulet kundër Ristanit

9 Tetor 2020, 16:49, Politikë CNA
Plas në PD-në e Tiranës/ Grida Duma vërsulet kundër

Sot në mesditë janë shpallur kandidatët e PD në degët e Tiranës, ndërsa janë publikuar 140 emrat e kandidatëve për këtë qark.

Ndërkohë që kanë filluar përplasjet e mëdha në kryeqytet, duket se inatet nuk janë lënë mënjanë dhe lufta po bëhet edhe më e egër. Mësohet se në degën 9 do të ketë një përplasje të fortë mes Grida Dumës dhe Arben Ristanit që është kandidat.

Në këtë degë kandidojnë edhe emra të tjerë si Alfred Pjetri, Hasan Cani, Ilirjan Laçi, Robert Budina, Zamira Bushati por duket se gara më e fortë është mes Dumës dhe Ristanit.

CNA.al ka mësuar nga burime pranë degës lokale se Grida Duma po telefonon trupën e anëtarësisë, drejtuesit e degës për t?i kërkuar që të votojnë kundër Arben Ristanit pra për ta spostuar ish sekretarin e përgjithshëm të PD.

Mesa duket ky është një orientim i dhënë edhe nga Lulzim Basha i cili nuk e ka me sy të mirë Ristanin të cilin e përdori për disa vite e tashmë e konsideron një vegël të pavlerë politike dhe përballë i ka vënë Grida Dumën e cila i është vërsulur për të kërkuar votë masive kundër Ristanit për ta skualifikuar./CNA.al

Gara formale/Zbulohet lista e kandidatëve të PD për Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajen dhe Rrogozhinën

Lajmet e fundit nga