Connect with Us

Një popull i marrë që është dashuruar marrëzisht pas marrëzisë

Opinione

Një popull i marrë që është dashuruar marrëzisht pas marrëzisë

Publikuar

-

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga Mentor Kikia 

Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishin kushtuar, si gjithmonë, politikës. Rama-Meta-Basha… Përtej sherreve në ekrane, në rrjetet sociale tifozeritë respektive vazhdonin të betejën me “mish e me shpirti”. Kush do fitojë, kush do e hajë, kujt do ia fusim…

E “detyrova” veten dhe lexova një numër të madh komentesh nën disa lajme të tilla, pra me Ramë, Bashë dhe Metë.

Një lukuni njerëzish që shaheshin mes tyre si mbështetës të njërit apo tjetrit.. Sa më shumë më pështiroseshin, aq më shumë nxitesha të lexoja, për të kuptuar se deri ku mund të shkohet. Nuk besoj se ishin të gjithë nga ata komentuesit me pagesë. Kishte aty nga komentet që përpiqeshin të replikonin me një lloj etike me njëri-tjetrin, e të tjerë që fjalën më të kulturuar kishin “këlysh” dhe “lëpirës”.

Pyetja që më shkoi ndërmend ishte: Po mirë, ky është halli më i madh i shqiptarëve, pra të shahen e të pështyhen duke mbështetur secili një politikan?
Faji i parë është i medias që u hedh “qenve” vetëm këto kocka, nga e hëna në të premte, nga emisioni “mirëmëngjes”, deri tek “natën e mirë.

Por fakti ka treguar se kopeja këtë ushqim preferon dhe media gatuan sipas preferencave.
Po vetë njerëzit, a nuk mund ti shpenzojnë energjitë e tyre për të tjera probleme?

LEXO EDHE:  Janë futur 335 ton plehra kur ligji ishte i bllokuar

Papunësia, korrupsioni, zhvatja e pasurivë kombëtare, shkatërrimi i mjedisit, niveli i shkollës, edukimi i fëmijëve dhe të rinjve etj etj. Edhe nëse dikush guxon të ngrejë çështje të tilla në këtë mejhanen e madhe debatuese, diku dikush do të dalë ti thotë se ti je këlysh i atij apo këtij, dhe të gjithë sulen pas këlyshërisë.

Duket sikur këtë popull e kanë dehur, e kanë trullosur duke i hedhur ndonjë kimikat natën me dron, për të transformuar në një qënie pa dinjitet, pa interesa, pa parime e pa objektiva. Duke e shndërruar në një turmë që të nuk merret kurrë me problemet e veta, por të lufton e është gati edhe të vritet, sikundër është vrarë në fakt, vetëm për partitë dhe politikanët.

Kush mendon ndryshe nga turma, ja tek e ka kufirin, trastën në kurriz dhe të ikë!
Njerëz, tunduni dhe zbrisni në tokë, kuptoni se jeta dhe problemet tona nuk janë vetëm PD-PS-LSI, apo Rama-Basha-Meta. Nëse mbeshtesni njërin apo tjetrin, shpreheni këtë vullnet kur të vijnë zgjedhjet dhe kaq. Nëse mendoni se zgjedhjet janë vonë, dilni në rrugë e rrëzojeni.
Boll e shqyet njëri-tjetrin për ata që, të gjithë bashkë, na shqyjnë ne të gjithëve së bashku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ Vrite doktorin dhe “p*llohu” me prokurorin!

Publikuar

-

Nga

Gazetari ironizon Presidentin/ Sot ndollemi në Llërmi, nuk ka shpërndarje dekoratash

Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me barrë nusen time, ajo u tregua burrneshë, e mbajti llafin e më solli në jetë jo vajzë por djalë.

Çuni im e ka emrin Amarildo. Atë kohë u ktheva urgjent nga Spanja dhe shkova direkt te materniteti vetë e nuk i kurseva lekët, ia dhashë doktorit me dorën time 200 euro. Djali dhe nusja ishin dhe janë top që të dy.

Mirëpo kur erdha atëhere në Tiranë më arrestuan pas lindjes së djalit. Më spiunuan dhe se ku ma gjetën një urdhër arresti që kishte lëshuar Italia për dy vrasje që kisha bërë unë me ca vlonjatë në Breshia. Unë e kisha harruar fare por gjykata në Itali më pati dënuar 23 vjet burg. Këto gjykatat tona e njohën vendimin dhe më rasën në qeli. Më iku petlla fare se gruaja dhe çuni mbetën vetëm ndërsa në Spanjë ia varën punës ata ushtarët e mi te serat me hashash.

LEXO EDHE:  CNA.al mbyt kazanin e Qeverisë

LEXO EDHE:  Meta zbut tonet me qeverinë/ Falenderon publikisht Ramën e Ruçin

Nuk u vonova e as nuk përtova, nuk mungonte as vullneti e as leku. Avokati im Jari foli me prokuror Tikun, Tiku me gjykatës Gjinin, u paguan 231 mijë euro, bëra vetëm një vit burg dhe dola si pasha nga qelia. Te dera e burgut më prisnin çunat e lagjes, hipa në makinën e zezë me xhama të zinj që e ngiste Moni veshur me kostum të zi dhe sa më zbritën te dera e shtëpisë breshëria e një kallashnikovi theu xhamat e zinj, depërtoi brenda meje dhe gëzimi i lirimit tim të zi u nxi si fikja e një neoni me gaz të mbaruar…

Unë pagova 231 mijë euro dhe më vranë, djali pagoi 200 euro dhe është gjallë si kokra e mollës. Doktori gjinekolog vazhdon punën i qetë, prokurori dhe gjykatësi janë fshehur edhe nga vettingu, edhe nga hakmarrja e djalit tim!

Shënim i rëndësishëm.

Këtë letër po ua shkruaj nga ferri ngaqë këto kohë keni filluar një sulm të poshtër ndaj mjekëve.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Belind Këlliçi/ Si fillon e si mbaron, voton për ndryshim, del Erion

Publikuar

-

Nga

Nga Belind Këlliçi/ Si fillon e si mbaron, voton për ndryshim, del Erion

Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak, e mbushi Tiranën me pallate kuturu, ca jeshilë e ca çiklaminë, pa respektuar asnjë distancë, plan urbanistik e hapësirë rrethuese.

I vetëdijshëm se betonizimi i Tiranës po sillte ndotje e kaos, kryebashkiaku i atëhershëm Rama zgjodhi gjelbërimin e Pezës për arsyen e thjeshtë se në Tiranë mungonte. I vetmi kryebashkiak, rast unikal, që nuk banoi në qytetin që e zgjodhi në krye.

Betonin për ju, gjelbërimin për vete.

Me urdhër të Sekretarit të I-rë të PPP-artisë, shokut Edi, Peza bëhet nuse një herë në vit. Festa e shtatorit rishfaq pionerët e rinj shallekuq të Enverit, ku me qofte tymi e arka birrash, i këndohet epopesë së lavdishme të tollonit, furnelave të vajgurit dhe radhëve të qumështit. Festohet tejkalimi i rendimentit në konçensione dhe realizimi i pllanit 4-vjeçar që e rendit Shqipërinë krahas Nigerisë, Republikës Domenikane dhe Sirisë, në “dëshirën dëshpërimisht të madhe për të emigruar”. Arritje këto që Bashkimi Europian refuzon t’i shohë përderisa negociatat me Shqipërinë ende nuk janë hapur.

Tradita vazhdon me kryebashkiakun aktual Veliaj.

Shoku Eri, që dje organizonte protesta kundër qeverisë socialiste Nano, sot shfaqet ultra-socialist. Ai që në vitin 2009, me partiçkën e tij G-99 kërkonte votën e të rinjve, se sipas tij “socialistët ishin shumë demode”, sot është më socialist se Lenini.

Erioni që akuzonte politikën e vjetër për lidership arkaik, me t’iu dhënë mundësia, e vendosi veten në krye të listave të G-99 në të 12 qarqet e vendit, pa respektuar asnjë normë demokratike të konkurimit brenda-partiak. Kaq i dashur ishte Veliaj për shqiptarët sa që mori veçse 0,6% të votave në rang kombëtar.

I bindur se me siglën “Erion Veliaj” nuk hynte as në oborrin e parlamentit, Veliaj mendoi t’i bashkohej PS-së, duke ndjekur të njëjtat makinacione makiaveliste si sponsori i tij politik Rama, që hynte e dilte nga selia e PS-së si “i pavarur”.

LEXO EDHE:  “Nuk zbres në nivelin e gjuhës së presidentit”/ Balla i përgjigjet “kërcënimeve” të Metës

LEXO EDHE:  Janë futur 335 ton plehra kur ligji ishte i bllokuar

Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist.

Për dyfytyrëshin Veliaj, Peza është “rroftë sebepi” që socialistët të shohin tek ai udhëheqësin e ri të partisë. I vetëdijshëm për rrotacionin e 25 prillit, Veliaj i ka vendosur energjitë e tij në luftën e brendshme për të zëvendësuar Edi Ramën. Të dy shfaqen përkrah njëri-tjetrit, qeshin e përqafohen, porsi byroistët e djeshëm kur Shqipëria kishte marrë tatëpjetën.

Ndërkaq Veliaj vijon të shtojë radhët e rrogëtarëve fiktivë në Bashkinë Tiranë, i dijshëm se bashkia do të mbetet kështjella e tij edhe 2 vjet pas kalimit të PS-së në opozitë më 25 prill. Do të mjaftonte vetëm një javë pa rrjete sociale dhe filmime 3D, që makineria e propagandës Veliaj të shkërmoqej njëherë e përgjithmonë.

Ndërkohë që Shqipëria lufton me Covid-19, Veliaj evokon ndjenjat revolucionare të pseudo-veteranëve që, edhe pse të lindur pas lufte, vazhdojnë të përfitojnë para nga taksa-paguesit, falë statusit të veteranit.

Me morgun plot, borxhin në majë, dhe numrin e testimeve më të ulët në Europë, vendi ynë po prek fundin. 25 prilli është një mundësi e artë për të ngritur Shqipërinë dhe për të dënuar betono-maninë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ Mos i gjobisni miqtë e kastravecit Bes

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ata(përfshi dhe Ilir Metën), që pozojnë në krah të kastravecit Bes dhe Ijes(të cilët në të vërtetë janë rritur në bollëk). Mos i gjobisni, po merreni “humoristin” kastavecin Bes e çojeni në Lëpushë të Librazhdit, atje ku jeton Niko. I cili është detyruar të jetoje me varfërinë dhe skamjen.

Mos e gjobisni as Monikën, po merreni dhe cojeni në Fanjë të Librazhdit, në atë fshat ku jeton Servetja, e cila u mor me zor për të votuar për Monikën(Servetja është bërë antare e LSI-së, për një arsye. Mos ti largonin djalin nga puna). Mos gjobisni as Xhensilen, po merreni dhe cojeni në Xhyrë të Librazhdit, aty ku jeton Antoneta, e cila çdo mëngjes bashkë me të atin bën gati bakëtitë për kullotë. Cojeni atje Xhensilën e Besit dhe ta kuptojë se çfarë është puna dhe dinjiteti.

As ata të “shoqërisë civle” mos i gjobisni, ndërprtuni fondet dhe shikojeni si bëhen pastaj. Se nja dy që pash aty tek ditëlindja e Besit i kanë cuar prindërit jasht për kurim. Pavarsisht se në librezën e punënës nuk kanë asnjë ditë punë.
As atë deputetin që pinte raki mos e gjobisni, i hiqni mandatin dhe cojeni te ruajë lopët. Se pa mandat deputeti është askushi, është zero me bisht.

LEXO EDHE:  Janë futur 335 ton plehra kur ligji ishte i bllokuar

LEXO EDHE:  VIDEO/ Këngëtarja që i këndonte Ramës vjen me një super hit

Kush jeni ju more maskarenj që i beni karshillik ligjit? Nuk doni Ramën! Dakort. Kur të vijnë zgjedhjet thyejani turitë me votë Ramës. Por jo ti bëni karshillik ligjit. Shteti ka disa mënyra për të drejtuar: nëpërmjet urdhrit, direktivës, ose nëpërmjet modeleve, ku përfshihen motivimi, politka, ose të gjitha ato mekanizma që rregullojnë mardheniet midis drejtuesve dhe të qeverisureve.
E ju o maskarenj nuk jeni mbi këto, pavarsisht se jeni miqt e Ilirit, Ramës, Bashës apo kastravecit Bes.

LEXO TE PLOTE