LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

9 Tetor 2020, 07:05, Politikë CNA
Mblidhet sot Asambleja e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Pasditen e sotme, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa është zbuluar edhe axhenda e aktivitetit.

Asambleja do të fillojë në orën 15:30 te Amfiteatri i liqenit me fjalën e kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.

Në pjesën e dytë do të jetë edhe Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë.

Por, gjatë kësaj Asambleje, kryeministri Edi Rama mund të ketë edhe ?surpriza?, në lidhje me kabinetinqeveritar.

CNA.al ka paralajmëruar më parë se priten ndryshime në qeveri, duke bërë disa lëvizje brenda kabinetit që është, duke larguar disa emra, por tek tuk edhe duke shtuar ndonjë emër të ri.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama në Asamblenë e 28 dhjetorit 2018, shkarkoi gjysmën e kabinetit qeveritar.

Axhenda e Asamblesë së PS-së
Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ?Zgjidh deputetin tënd?;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: ?Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë? ;
Projekt- rregullore: ?Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë?;
Projekt-rregullore: ?Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë?;
Projekt-rregullore: ?Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës?;
Projekt-rregullore: ?Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë?;
Projekt-rregullore: ?Strukturat organizative vendore të Partisë?;
Projekt-rregullore: ?Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki?;
Projekt-rregullore: ?Strukturat elektorale vendore?;
Projekt-rregullore: ?Kodi i Etikës në Parti?;
Projekt-rregullore: ?Kodi i Zgjedhjeve në Parti?;
Projekt-rregullore: ?Votëbesimi në parti?;
Projekt-rregullore: ?Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera?;
Projekt-rregullore: ?Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij?;

Mbyllja e mbledhjes.
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Lajmet e fundit nga