LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk më ka thënë “të dua”

9 Tetor 2020, 16:19, Politikë CNA
Kryemadhi: Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratve të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS.

Kryemadhi përsëriti vullnetin e LSI për të mos patur një koalicion me PS, para ose pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, sa më shumë të sulmojë LSI-në aq më shumë I shtohen votat kësaj të fundit.

?LSI vazhdon të ndihet në prëgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave. Ti kujtoj Ramës dhe shpurës së tij se çfarë deklaronte për të penguar liberalizimin e vizave. ?Mos i liberalizoni vizat se do ikin 1 milion shqiptarë?.
Gjatë kohës që qeveriste me LSI numri i largimeve ishte më i vogël. Ndërsa kur mori tepsinë e kusinë vetë largimet ishin në stratosferë?, u shpreh Kryemadhi.
Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi deklaroi: ?Dua të them dhe të përsëris atë që tha Rama, mosvazhdimin e një koalicioni me Rilindjen?.

Në fund nuk mungoi edhe një batutë e kryetares së LSI: ?Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk më ka thënë të dua?.

?Ne nuk kemi parti për tu bërë aleatë bashkë. Askush nga partite politike që janë sot në Shqipëri nuk I plotëson kushtet për të qenë aleati ynë?, do të shprehej Rama pak minuta më parë gjatë Asamblesë së PS./CNA.al

Lajmet e fundit nga