LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jap dorëheqjen nëse më thua një emër”/ Lidhja me botën e krimit, foto që “fundos” Metën

9 Tetor 2020, 11:12, Politikë CNA
“Jap dorëheqjen nëse më thua një emër”/

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të shtetit për të cilin tha se takohet fshehurazi me ?viktimat? e OFL-së.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Presidentit, i cili nuk ka nguruar ti kundërpërgjigjet pak orë para fillimit të Asmablesë së Partisë Socialiste.

Meta e sfidon publikisht kryeministrin të bëjë publik emrin, skutën dhe orën ku e ka takuar këtë personazh të botës së krimit dhe do të japë menjëherë dorëheqjen.

Ne po i sjellim Metës foto nga takimet me dy personazhe problematikë për drejtësinë, të cilat nuk i ka bërë skutave, por publikisht.

Foto e parë e Ilir Metës është me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli në Durrës.

Lajmet e fundit nga