LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetime për tenderin e Ministrisë së Brendshme/ Imeraj i “ndalon” largimin nga Prokuroria

9 Tetor 2020, 08:14, Vetingu CNA
Hetime për tenderin e Ministrisë së Brendshme/ Imeraj i

Prokurorja Daniela Sulaj ishte një ndër tre kandidaturat për këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por, pengesë duket se është bërë drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Në shkurt të këtij viti, KLP, i ka kërkuar mendim Imerajt, për emërimin e Sulajt si këshilltare.

Nga kthim-përgjigja nr.2642/1 datë 21.02.2020 e Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë rezulton se KLP-së i është bërë me dije ngarkesa aktuale dhe ajo gjatë vitit 2019 dhe largimet e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu.

Në fund të shkresës Imeraj ia linte në dorë të Këshillit gjetjen e modaliteteve për komandimin ose jo të tyre duke mos cënuar punën e prokurorisë në kushtet aktuale.

Në këto rrethana Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë: Përjashtimin nga kandidimi për komandim të prokurorit Daniela Sulaj, për shkak se komandimi i saj do të ndikonte veprimtarinë normale të punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Prokurorja Daniela Sula numëron 16 vite karrierë në organin e akuzës, nga Kavaja në Tiranë.

Emri prokurores Sulaj është lakuar në vitin 2017, kohë kur nisën hetimet për tenderin me vlerë 5.7 milionë euro nga Ministria e Brendshme, për blerjen e kamerave të trupit për efektivët e policisë dhe makinat e tyre, shkruan CNA.al.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Danielja Sulaj rezulton e mbytur në kredi për blerje apartamenti. Bashkëshorti i saj që punonë në institucione financiare ka të ardhura të majme, por edhe kreditë rezultojnë të majme.

Nuk dihet nëse prokurorja ka tentuar të largohet nga puna e prokurores për t?i shpëtuar hetimeve të Vettingut dhe për t?u filtruar vetëm nga KLP.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Daniela Sulaj.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 75 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 168 750 lekë.

Viti 2004

Ap banimi me aip 71.5 m2 me vlerë 5 100 000 lekë.

Tokë me sip 175 m2 me vlerë 1 000 000 lekë.

Makinë tip benz, me vlerë 400 000 lekë.

Karabina shtëpie me vlerë 3 000 000 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet.

Kredi 34 000 dollarë marrë për tre vjet në vitin 2001. E shlyer.

Hua 390 000 lekë për dy vjet, shlyer shuma 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 936 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 1 728 000 lekë.

Viti 2005

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 70 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 818 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 2 500 000 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet.Shlyer 2 100 euro.

Kredi personale 1 000 000 lekë për 20 muaj. Shlyer 327 780 lekë.

Viti 2006

Shpenzime për të ndërtuar catinë e shpisë në shumën 750 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 541 276 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 136 144 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet.Shlyer 1 900 euro.

Kredi personale 1 000 000 lekë për 20 muaj. Shlyer 80 000 lekë.

Viti 2007

Gjendje cash ne banke në shumat 55 000 lekë dhe 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë dhe leja e lindjes në shumën 998 850 lekë dhe 696 092 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 2 762 844 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet.Shlyer 4 504 euro dhe 155 871 lekë.

Kredi personale 1 000 000 lekë për 20 muaj. Shlyer 542 727 lekë.

Kredi personale 300 000 lekë për 4 vjet. Shlyer 155 871 lekë.

Viti 2008

Shitet automjeti tip Benz në shumën 300 000 lekë.

Investime në shtëpinë private në shumën 5 500 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit në shumën 530 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 896 518 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 220 767 lekë.

Shitje automjeti në shumën 300 000 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet.

Kredi personale 1 000 000 lekë për 20 muaj. Shlyer e gjitha.

Kredi personale 500 000 lekë për 4 vjet. Shlyer 170 400 lekë.

Kredi për shtëpi me vlerë 35 000 euro për 15 vjet. Shlyer 2 149 euro.

Viti 2009

Shpenzime për pajisje shtëpie me vlerë  1 500 000 lekë.

Investime në shtëpi private në shumën 2 500 000 lekë.

Pakësim i depozitës së bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Pakësim i llogarisë bankare të bashkëshortit në shumën 395 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 842 814 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 565 000 lekë.

Kredi 40 000 euro për blerje ap për 15 vjet. Shlyer 4 075 euro.

Kredi personale 500 000 lekë për 4 vjet. Shlyer 175 200 lekë.

Kredi për shtëpi me vlerë 35 000 euro për 15 vjet. Shlyer 3 640  euro.

Kredi për shtëpi me vlerë 2 000 000 lekë për 20 vjet. Shlyer 196 112 lekë.

Viti 2010

Investime në shtëpi private në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 051 485 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 561 318 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 7 850 euro dhe 196 000 lekë.

Kredi personale në shumën 2 700 000 lekë. Shlyer 753 412 lekë.

Overdraft 180 000 lekë. Shlyer 20 291 lekë.

Viti 2011

Blerë makinë opel corsa në shumën  450 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 188 890 lekë.

Të ardhura të parpambetura nga prokuroria Kavaje, me vendim gjykate në shumën 623 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 550 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në shumën 300 000 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 8 634 euro.

Kredi personale në shumën 2 700 000 lekë. Shlyer 774 072  lekë.

Kredi personale në shumën 500 000 lekë. Shlyer e gjitha.

Overdraft 180 000 lekë. Shlyer 145 370 lekë.

Viti 2012

Pakësim i gjendjes cash në shumën 71 543 61 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 152 650   lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 3 551 592 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 7 917 07 euro.

Kredi personale në shumën 2 700 000 lekë. Shlyer 774 072  lekë.

Viti 2013

Shtim të gjendjes së llogarisë në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj në shumën 311 530 84 lekë.

Rivlerësim i truallit të tokës ku është ndërtuar shtëpia me vlerë 5 763 275 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 149 849 lekë.

Të ardhura nga paga si trajnuese në universitetin e Tiranës, fakulteti juridik në shumën 59 400 lekë.

Pagesë si trajnuese nga shkolla e Magjistraturës në shumën 21 600 lekë.

Pagesë nga OPDAT  në shumën 1 489 dollarë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 4 465 015 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 7 807  32 euro.

Kredi personale në shumën 2 700 000 lekë. Shlyer  e gjitha.

Kredi për shtëpi 11 000 euro, me afat 12 vite. Shlyer 715 euro.

Viti 2014

Shtim të gjendjes së llogarisë në emër të subjektit deklarues në shumën 6 534 94 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 653 080 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes në shumën 391 887 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 4 337 343 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në shumën 150 000 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 6 974 07 euro.

Kredi për shtëpi 11 000 euro, me afat 12 vite. Shlyer 1 231 44 euro.

Viti 2015

Shtim të gjendjes së llogarisë në emër të subjektit deklarues në shumën 5 517 45 lekë.

Blerje makine, Volsvagen, tip IT Uran me vlerë 1 120 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 801 216 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes në shumën 391 877 lekë.

Pagesë si trajnuese në shkollën e Magjistraturës në shumën 41 432 lekë.

Pagesë për ekspertizë në kuadër të reformës në drejtësi në shumën 92 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 4 514 918 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në shumën 300 000 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 6 823 85 euro.

Kredi për shtëpi 11 000 euro, me afat 12 vite. Shlyer 1 231 44 euro.

Kredi personale në shumën 1000 000 lekë për 24 muaj. Shlyer 178 194 32 lekë.

Viti 2016

Pakësim i gjendjes cash, 32 982 lekë.

Pakësim i gjendjes cash, 69 705 lekë.

Kontratë për ndarje të truallit me vëllanë, ku është ndërtuar shtëpia.

Paga si prokurore, 1 340 395 lekë.

Pagesë për ekspertizë në kuadër të reformës në drejtësi, 70 346 lekë.

Paga e bashkëshortit, 4 967 739 lekë.

Të ardhura nga qerja e apartamentit, 315 000 lekë.

Kredi për shtëpi, 80 mijë euro, shlyer 6 730 euro.

Kredi për shtëpi 11 mijë euro, shlyer 1 231 euro.

Kredi profesionale, 1 000 000 lekë, shlyer 534 584 lekë.

Viti 2017

Shtim të gjendjes së llogarisë në emër të subjektit deklarues në shumën 11 586 40 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 202 497 lekë.

Pagesë nga shkolla e Magjistraturës në shumën 29 490 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 4 882 366 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në shumën 330 000 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 6 715 07 euro.

Kredi për shtëpi 11 000 euro, me afat 12 vite. Shlyer 1 231 44 euro.

Kredi personale në shumën 1000 000 lekë për 24 muaj. Shlyer 356 339  lekë.

Viti 2018

Pakësim të llogarisë në emër të subjektit deklarues në shumën 12 452 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë në shumën 1 176 243 lekë.

Pagesë nga shkolla e Magjistraturës në shumën 109 897 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit  nga  marrëveshja e përfundimit të pëunësimit në një institucion finanaciar në shumën 10 143 900 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit në shumën 1 139 703 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 1 119 640 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ap në shumën 313 000 lekë.

Kredi për shtepi (3 kreditë) në shumën 80 103 16 euro. Shlyer 6 669 31 euro.

Kredi për shtëpi 11 000 euro, me afat 12 vite. Shlyer 7 805 96 euro.

Shtim i gjendjes së llogarisë së bashkëshortit në shumat 2 365 749 lekë, 14 073 30 euro dhe 14 998 50 dollarë.

Bashkëshorti të ardhura nga ahpja e aktivitetit për këshillime financiare në shumën 44 703 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga pjesëmarrja në kuotat e një kompanie në shumën 50 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga