LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja e Andi Bejtjes zgjidhje e krizës për Gjykatën Kushtetuese

9 Tetor 2020, 18:31, Politikë CNA
Gruaja e Andi Bejtjes zgjidhje e krizës për Gjykatën Kushtetuese

Sonila Bejtja e cila sot ka kaluar ?pengesën KED? është emri që pritet t?i shkojë presidentit Ilir Meta për vendin vakant në Gjykatën Kushtetues.

Sonila Bejtja e cila ushtron profesionin e noteres, është bashkëshortja e mikut të ngushte të Metës dhe komshiut të tij gazetarit, Andi Bejtja. Ky njihet si një kundërshtar i fortë i Rilindjes dhe kohën e lirë e kalon duke luajtur tavëll me Petrit Vasilin.

CNA.al ka raportuar edhe më parë për lidhjen e Metës me Bejtjen e Vasilin.Tashmë Meta ka përdour edhe bashkëshorten e Bejtjes që të ketë kosensus për Gjykatën Kushtetuese.

Shqipëria do të ketë Gjykatë Kushteuese së shpejti dhe vendet vakante do të plotësohen! Tashmë Meta e ka të thjeshtë të emërojë bashkëshorten e gazetarit që i mban iso. Gjykata Kushtetuese do të ketë disa anëtarë që do të jenë garancia e madhe për Metën dhe për këtë ka zgjedhur gruan e gazetarit  Andi Bejtja dhe Marsida Xhaferllarin e cila ndryshe njihet dhe si gruaja pa letra apo ?ilegale? e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Pra, në vend të një Gjykate Kushtuese profesionistësh, Meta po na jep një gjykatë të pazarit të grave të gazetarëve dhe politikanëve që janë në pazare me presidentin, njeriun që e ka luftuar Refromën në Drejtësi që nga dita e parë dhe tani ka zgjedhur një rrugë duke emëruar gratë që i japin garanci për të ardhmen./CNA.al

Lajmet e fundit nga