Satire Politike
Foto+video-Ilir Meta tapë përballë Fevziut, zbulohet ku dhe me kë piu/ Flet Balliu dhe zëdhënës Blushi

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, presidenti Ilir Meta u shfaq tapë.
I dehur nga gëzimi se po shikonte Fevziun apo nga dy gjëra të mëdha që po i ndodhin, si “dashuria” për Edi Ramën dhe tradhëtia e Lulzim Bashës, Ilir Meta tregoi edhe sarajet e tij te Kodra e Diellit apo edhe në Gjirin e Lalzit.
Pas drekës me Nar Kokën dhe Blushin e tij tek lokali i Gëzimit te kashtës ne ish bllok, Ilir floriri i është vërsulur qeverisë si kurrë me parë nga emisioni i Blendi Fevziut, ndërsa ky i fundit po dehej gjatë intervistës nga avujt e Likes.
Për këtë situatë ka pasur edhe reagime të forta.
I pyetur për dehjen e presidentit Meta, gazetari Balliu tha se problemi i vërtertë i presidentit është tradhëtia që i ka bërë “gruaja”.
“Kur të tradhëton gruaja, ose do ta rrahësh, ose do ta divorcosh, ose do dehesh, ose do të vesh të ankohesh tek babai i gruas, për nusen”. Ilir Meta ka zgjedhur të pije dhe të shkojë tek “vjehrri” të qajë hallet.
Kjo është e vërteta e tradhëtisë së Lulzim Bashës, ndaj Metës sipas Balliut.
Por, një version tjetër ka pasur zëdhënës Blushi, për presidentin tonë. Ai ka mohuar që presidenti të jetë dehur për tradhëtinë e “gruas” së tij, Lulit të Republikës së re dhe ka theksuar se presidenti gjithçka e ka bërë nga lumturia, nga rikthimi i “dashurisë” së tij të vjetër, Edi Ramës.
“Dashuritë e mëdha, kanë edhe rikthime të mëdha, Ndaj dhe presidenti nuk ka sesi të mos e përjetojë këtë rikthim të madh”, saktësoi postuesi i statuseve t të Likes në fb.
Ndodhi dehja dje nga dashuria apo nga tradhëtia, kjo mbetet për t’u sqaruar nga Ilir Meta, në emisionet e ardhshme televizive.
Për të qarë dhe për të qeshur./ CNA.al
1 Koment