Kronika
Dhonoi punonjësin e OSHEE-së/ Pranga 36 vjeçarit në Berat

Një 36 vjeçar banues në fshatin Starovë, është vënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar me sende të forta një punojës të OSHEE-së.
‘Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 36 vjeç., banues në fshatin Starovë, Berat, pasi në fshatin Velabisht, Berat, ka goditur për shkak të detyrës, me sende të forta, punonjësin e OSHEE-së, shtetasin Sh. M., 59 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”’, njofton policia./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...