Connect with Us

Bilanci i 24 orëve/ Regjistrohen dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Politikë

Bilanci i 24 orëve/ Regjistrohen dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Publikuar

-

Boom rastesh nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe 8 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë informacion lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.
Bëhet me dije se janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar ne 24 orë 89
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 932

LEXO EDHE:  “Vjeshta do sjellë shtim të rasteve”/ Brataj: Nuk do të ketë izolim, virusi ka ndryshuar sjellje

Testime totale 96743
Raste pozitive 15066
Raste të shëruara 9304
Raste Aktive 5349
Humbje jete 413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2779
Durrës 564
Shkodër 398
Korçë 274
Lezhë 266
Elbasan 224
Fier 231
Vlorë 191
Kukës 147
Berat 138
Dibër 78
Gjirokastër 59

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

Nga

“Ore, na luajtët mendsh!”/ Artan Hoxha reagon ashpër: Ju shtrëngoftë zoti në qiell

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  U dogj në ashensor/Zbulohen shkaqet e zjarri dhe çfarë i mori jetën 31-vjeçares

LEXO EDHE:  “Vjeshta do sjellë shtim të rasteve”/ Brataj: Nuk do të ketë izolim, virusi ka ndryshuar sjellje

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Publikuar

-

Nga

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit për të krijuar një parti të re që do të drejtohet nga vetë ai.

Meta tha se për interesin kombëtar do të bëjë çdo gjë. Kreu i Shtetit theksoi se në Abc News se do të bëjë çdo gjë që kërkon populli.

Ilir Meta për interesin kombëtar do bëjë çdo gjë, edhe atë që nuk e ka menduar askush.

Nëse populli e kërkon, unë do bëj cdo gjë që kërkon populli shqiptar dhe që më thotë bindja ime”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Shtetit iu përgjigj duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur.

LEXO EDHE:  Shpresë!/ Biologu Et’hem Ruka: Pandemia mund të shuhet pas dy javësh

LEXO EDHE:  “Vjeshta do sjellë shtim të rasteve”/ Brataj: Nuk do të ketë izolim, virusi ka ndryshuar sjellje

Nuk ekziston një mundësi e tillë. Të jenë të gjithë të qartë se deri në 26 prill Ilir Meta do jetë në detyrë dhe nuk do lejojë që në këtë detyrë Edi Rama të vendosë një kukull.

Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe çdo detyrë kur populli shqiptarë të marrë vetë në dorë fatin e vet”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE