Connect with Us

Basha shënon “autogol”/ Zbulohet si manipuloi votimet për kreun e PD-së, shifrat e nxjerrin “zbuluar”

Politikë

Basha shënon “autogol”/ Zbulohet si manipuloi votimet për kreun e PD-së, shifrat e nxjerrin “zbuluar”

Publikuar

-

Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Dy ditë më parë, PD ka mbyllur procesin e votimit për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në qarkun e Korçës.

Përtej asaj që CNA.al ka raportuar, ku u duk qartë se Korça i dha një leksion të mirë Lulzim Bashës, duke i refuzuar tre ish-deputetë dhe një ish-kryebashkiak, në fakt ky process nxori në dritë edhe një detaj tjetër.

Nëse do të shohim me kujdes shifrat e deklaruara zyrtarisht në lidhje me votimet e djeshme në Korçë, lindin dyshime të forta manipulimi.

Dje në Korçë u tha zyrtarisht se anëtarësia e PD-së është 1375 vetë.

Një detaj tjetër është fakti se në 2017, gjatë garës për kreun e PD-së, u deklarua se Lulzim Basha mori 1349 vota, ndërsa Eduard Selami 127 vota. Pra në total del se kanë votuar 1476 persona.

Si dalin 1476 vota, kur PD-ja ka 1375 anëtarë?

Kanë vdekur 100 veta në katër vite? Kanë ikur nga PD-ja?

Pra, PD-ja është braktisur?

Por, Luli pretendon se do të fitojë, se partia po rritet. Si ka mundësi që në 2017 në Korçë kanë qënë më shumë votues dhe tani janë më pak?

Ose janë manipuar dhe shifrat e tij janë të gënjeshtërta në të dyja rastet, ose është luajtur me anëtarsinë. Pra, anëtarësia është më e madhe.

Çfarë ndodh?

Një herë deklarohet 1375, një herë 1600, sipas interesave. Dhe duke qënë se në Korçë është treguar me foto, fakte dhe video që gjatë votimit kanë marrë pjesë 600-700 persona, shifra është dyfishuar dhe kutia është mbushur, për t’u shpallur ai rezultati që është shpallur.

Megjithëse ka disa raste që kutitë nuk ka nevojë të mbushen, se s’ka kush të kërkojë rinumërim. Eduard Selami nuk do të kërkojë rinumërim.

Tani që përplasja në bazë është më e fortë ndodh ky fenomen, si në Devoll, Maliq apo në Pogradec, ku votojnë rreth 500 vetë, ndërkohë që në vitin 2017, Pogradeci është deklaruar mbi 1 mijë. Si u përgjysmua lista e Pogradecit?

Vdiqën? Ikën? Apo është mbushur kutia në 2017?

LEXO EDHE:  Ish-deputetët e PD: Zgjedhjet i humbëm, u bë fushatë e gabuar

E njëjta situatë është dhe në Maliq, ku rreth 400-500 vetë kanë ikur. Si votuan 1200 kur lista e anëtarësisë deklarohet me 700 vetë? Si u përgjysmua lista?

Ka disa degë që listat janë përgjysmuar, gjithmonë si listë e deklaruar anëtarësie dhe jo si pjesëmarrje në votim. Se po të hymë si pjesëmarrje në votim gropa del 60-70%, manipulimi në krahasim me 2017.

Sot sërish po gënjehet me shifrat, ose është gënjyer dje. Nuk ka një rakordim të qartë. Një herë thuhet se lista është 600, një herë na del 1300, një herë 1700, një herë 2500.

Në çdo votim dalin lista anëtarësie të ndryshme. Në çdo votim rezultatet nuk përputhen aspak. Për më tepër në 2017 kur u votua për kryetarin, dolën vota në komisionin e famshën “Gjana”, më shumë sesa ishte anëtarësia. Nuk përputheshin fletët e votimit me rezultatin. Kishte më shumë vota sesa numri i njerëzve që kishin marrë pjesë në votim.

Kështu është edhe skandali i këtij procesi, i cili na tregoi qartësisht në qarkun e Korçës, por edhe në qarqet e tjera, sesi është manipuluar zgjedhja e kryetarit të PD-së në 2017-ën, që është denoncuar me fakte dhe video, në Vlorë dhe në Korçë. Dhe sot vazhdohet të manipulohet dhe të gënjehet sërish, në shumë nga qarqet e Shqipërisë, duke shtuar shifrat dhe duke tentuar t’i përputhin. Por, kanë harruar shifrat që kanë deklaruar në 2017 dhe kanë harruar anëtarësinë, siç po e deklarojnë sot.

Tani në katër vite, ose 20-30% e demokratëve kanë vdekur, ose kanë ikur nga PD-ja, ose Luli ka mbushur kutitë për zgjedhjen e tij dhe ka rritur anëtarësinë fiktivisht në vitin 2017, për të treguar se kishte pjesëmarrje masive. Ashtu siç po bëhet në shumë nga qarqet e Shqipërisë, duke rritur pjesëmarrjen e votuesve, për të shpëtuar nga skualifikimi shumë nga kandidatët, që ai do t’i ketë në listë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Mbyllet votimi në Vlorë/ PD konfirmon 19 kandidatët për deputetë, në listë edhe ish-kreu i KLSH-së

LEXO EDHE:  “Ti s’duhet të jesh deputete”/ Evi Kokalari “masakron” Grida Dumën, nuk kursen as Bashën



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE