LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Babai i autorit të dyshuar të ekzekutimit ndalohet nga policia

8 Tetor 2020, 19:03, Kronika CNA
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Babai i autorit

Ndalohet nga policia babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj.

Mësohet se Rrok Pepaj prej disa orësh po merret në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë ku u vranë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj u gjetën në vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë. Vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, viktimat ishin larg njeri tjetrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga