LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë/ Paralajmëron Kinën: Do paguash çmim të lartë për koronavirusin

8 Tetor 2020, 21:21, Kosova & Bota CNA
Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë/ Paralajmëron Kinën: Do

Presidenti amerikan Donald Trump, u kthye pasditen e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, pasi doli nga spitali dy ditë më parë.

Pak orë më parë, ai publikuar një video nga Shtëpia e Bardhë ku flet për betejën e tij me Covid-19 dhe situatën shëndetësore në SHBA.

Trump deklaroi se SHBA është duke bërë një progres të jashtëzkonshëm, ndërsa paralajmëroi Kinën se do të paguajë një çmim të lartë për virusin.

?Ne jemi duke bërë progres të jashtëzakonshëm në këtë pandemi të tmerrshme që erdhi nga Kina. Kina do të paguajë një çmim të lartë për këtë që i bëri botës dhe neve?, u shpreh ai.

Më tej, presidenti amerikan tregoi se mjekimet kishin dhënë menjëherë rezultat te ai.

?Unë u shtrova në spital një javë më parë, isha shumë sëmurë, mora mjekime dhe ishte e pabesueshme, unë isha më mirë në ditët e ardhshme. Ishte i pabesueshëm impakti që patën?,  theksoi Trump, ndërsa përgëzoi punën e mjekëve.

Në përfundim, Trump i bëri apel qytetarëve, duke thënë se: ?Unë e di se çfarë po bëj. Të gjithë ju duhet të keni kujdes për veten. Çdokush nga ju duhet të kujdeset për veten sepse do të vijë shumë shpejt, kështu që faleminderit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga