Connect with Us

Tritoli trondit Durrësin/ Shpërthim në oborrin e një banese, disa të shoqëruar

Kronika

Tritoli trondit Durrësin/ Shpërthim në oborrin e një banese, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Policia aksion në Durrës/ Procedohen penalisht 3 persona për vepra të ndryshme penale

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N., (e pabanueshme), në Fllakë ku ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Sipas uniformave blu. nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia: Kush u vetëdogj me benzinë dhe si ndodhi

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

Publikuar

-

Nga

Trafikimi i 137 kg kokainë/ SPAK merr të pandehur Gentian Malindin

SPAK merr të pandehur Gentian Malinidin, personi që ndodhet në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”, ndonëse ai vetë ka kërkuar ndryshimin e saj.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  I dehur në timon/ Përplas makinën e Policisë

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia: Kush u vetëdogj me benzinë dhe si ndodhi

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador/ Hoxha: U godit në një vend të sigurt, me urdhër të…

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador/ Hoxha: U godit në një vend të sigurt, me urdhër të…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ekzekutimin e Adriatik Tresës pak ditë më parë në Ekuador.

Hoxha thotë se ai u godit në një vend shumë të sigurt dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale. Gazetari theksonte Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje.

“Adriatik Tresa është një 40 vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në ndërtim. Nuk ka ngarkesë kriminale në Shqipëri. Nuk është i përfshirë në vrasje. Nga njohjet që kam unë, nuk më rezulton i përfshirë. Është një trafikant kokaine. Njohjet dhe bazën e ka vendosur në Britani. Pasaportën e ka marrë në vitin 2011 dhe është larguar nga Shqipëria. Në Britani rezulton i dënuar, i është kapur një ngarkesë, në atë kohë kanë kërkuar të dhëna për vilën në Baldushk. Ky është momenti i parë që ky personazh është ekspozuar. U detyrua të lëvizë dhe iku në Ekuador. Nuk ishte bos, por ka qenë një përfaqësues i grupeve kriminale. Është zhvendosur në Ekuador, ka krijuar lidhjet atje. Ishte edhe i martuar, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ishte i pozicionuar në Guajakil. Zona ku rrinë këta kanë dy lloj garancish, kanë garanci nga kartelet lokale dhe autoritetet lokale. Që të qëndrosh në një rezidencë duhet të kesh dy mbrojtje. Të hysh në atë zonë që ekzekutimi i tij të jetë bërë me aprovimin e kartelit ose sigurisë. Të gjithë shqiptarët që ndodhen aty më kanë thënë që ne paguajmë shtrenjtë që rrimë këtu. Kur ti goditesh në vendin më të sigurt do të thotë që ka lëvizur një gjë e madhe. Adriatik Tresa dhe Ilir Hidri kanë qenë miq. Ai është ekzekutuar në maj dhe në Shqipëri trupi i tij ka ardhur me ndihmën e Adriatik Tresës. Ai nuk është përfshirë në vrasje”, tha ai.

LEXO EDHE:  Tiranë, alarm për bombë në zonën e ‘Brrylit’

LEXO EDHE:  Tiranë, alarm për bombë në zonën e 'Brrylit'

Gazetari shtoi se në rezidencën ku jetonte Tresa ka edhe shumë shqiptarë të tjerë. Hoxha zbulon se Tresa ishte i integruar me biznese legale në Ekuador, ndërsa bashkëshorten e kishte shtatzënë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Është ushtar i një grupi kriminal”/ Hoxha për Vis “korçarin”: Do marrë në qafë jetë të pafajshme, të dënohet!

Publikuar

-

Nga

“Është ushtar i një grupi krimina”/ Hoxha për Vis “korçarin”: Do marrë në qafë jetë të pafajshme, të dënohet!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi në vend.

Sipas Hoxhës, bota e krimit ka evoluar në varësi të situatës së Covid. Ai thekson se djegia e makinave është një element presioni që shkakton më pak panik në krahasim me ngajrjet që kanë të bëjnë me atentate.

“Djegia e makinave ka ndodhur në Elbasan, në Vlorë pra në qytetet që kanë problematikë kriminale në vijimësi. Djegia e makinave është një shantazh i vogël. Nëse në Vlorë është dëmtuar mjeti i një zyrtari policie është ngjarje me mesazh brenda”, u shpreh Hoxha.

Më tej ai u ndal edhe tek përplasja me armë e ndodhur së fundmi në Elbasan, ku protagonist ishte edhe shtetasi Ervis Çaushllari, i njohur si Vis korçari.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Policia: Kush u vetëdogj me benzinë dhe si ndodhi

LEXO EDHE:  Përgjim i paligjshëm, ndërhyrje në rrjete kompjuterike/ Prangoset 45-vjeçari, çfarë iu gjet në banesë

“Vis Korçari është një person që është përfshirë disa herë në ngjarje kriminale. Është arrestuar dhe është lënë sërish i lirë. Çfarë të bëjë më shumë policia kur gjykata nuk e dënon? Do marrë në qafë jetë të pafajashme, është ushtar i një grupi kriminal. Nuk është as elbasanlli duket nga emri Vis korçari, ai s’ duhet ta shohë as dritën e qytetit. Nuk duhet ta shohë se brenda 6 muajve ai ka qenë pjesëë e katër ngjarjeve”, u shpreh Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE