Connect with Us

Si të ndalojmë eksportin e autoritarizmit

Blog

Si të ndalojmë eksportin e autoritarizmit

Publikuar

-

Si të ndalojmë eksportin e autoritarizmit

Nga Suzanne Nossel “Foreign Policy”

* Të drejtat e njeriut janë sot të kërcënuara. Që nga viti 1945, vendet e botës kanë miratuar në traktatet kryesore të OKB-së një grup të gjerë rregullash, të cilat shërbejnë tani si norma globale. Edhe pse zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe jo të përsosur, liria individuale, kufizimet mbi pushtetin qeveritar, demokracia dhe sundimi i ligjit janë parime të pranuara gjerësisht, që gëzojnë nivele të larta të miratimit nga populli.

Edhe atje ku shkelen të drejtat, qeveritë kanë bërë gjithnjë e më shumë lëshime si zgjedhjet, dhe pjesëmarrja në organizatat e të drejtave të njeriut, duke mos dashur të shihen si sfidante të egra të sistemit. Por tani, vetë regjimi i të drejtave globale është në rrezik, i kërcënuar nga ngritja e fuqive autoritare.

Dhe asnjë qeveri nuk e kërcënon më shumë sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut sa Partia Komuniste Kineze. Pavarësisht se ka nënshkruar marrëveshje të caktuara ndërkombëtare, ajo nuk ka qenë asnjëherë e gatshme që të garantojë të drejtën e lirisë së shprehjes, lirive fetare apo liri nga torturat dhe puna e detyruar.

Pekini nuk e njeh rolin e vëzhguesve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë organizatat joqeveritare (OJQ) dhe gazetarët e pavarur. Politikëbërësit amerikanë parashikuan dikur se integrimi ekonomik i Kinës me Perëndimin, do ta detyronte atë të hapej.

Supozohej se sipërmarrja e lirë, do të çonte gjithashtu në një shoqëri më të lirë. Por kjo gjë nuk ndodhi. Në fakt, ngritja ekonomike dhe ushtarake e Kinës, vetëm sa e ka thelluar bindjen e liderëve kinezë se autoritarizmi është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit.

Një vështrim i shpejtë në abuzimet e Pekinit, shypja e ujgurëve në Xinjiang; censura dhe kontrolli në rrjetet sociale; presioni ndaj veprimtarisë së organizatave, fondacioneve dhe mediave të huaja; anulimi i demokracisë në Hong Kong, pasqyron faktin se sa pak qeveria kineze është aktualisht e kufizuar nga normat globale të të drejtave të njeriut, presionet e jashtme apo ndjenjat popullore.

Por injorimi nga Pekini i presioneve mbi të drejtat e njeriut brenda kufijve të vendit, nuk është diçka e re. Por ndërsa Kina po bëhet më e integruar globalisht, Pekini po punon për të paragjykuar zhvillimet në të gjithë botën, të cilat mund të gërryejnë kontrollin e tij të brendshëm apo të dëmtojnë aspiratat e veta globale.

Dhe Partia Komuniste Kineze sheh kudo kërcënime. Për shembull, Pranvera Arabe, e nxiti Pekinin të shtrëngonte kontroll mbi mediat sociale, nga frika se edhe populli kinez mund të frymëzohej të dilte në rrugë. Edhe kur shijohen përtej kufijve të Kinës, liritë personale duke filluar nga të folurit tek besimi fetar, cilësohen si rreziqe të mundshme për shkak të ndjenjave që ato mund të nxisin në Kinë.

Strategjia e Pekinit për t’i shfuqizuar këto kërcënime të sapolindura, përbën një fushatë ambicioze të mirë-financuar. Qeveria kineze po punon përmes një rrjeti të gjerë qeverish, kompanish të teknologjisë, universitetesh dhe korporatash, që janë të gatshëm të bëjnë kompromise mbi vlerat perëndimore, për të siguruar qasjen tek paratë dhe tregjet kineze.

Dhe kjo nevojë po dikton tashmë dhe se çfarë historish mund të tregohen në Hollivud. Producentët dhe regjisorët, hezitojnë të flasin për sakrificat që po i bëjnë lirisë artistike. Presione të ngjashme po ndikojnë edhe lojërat në internet dhe botimin e librave.

LEXO EDHE:  Grida Duma, “lulja e vyshkur” nga skandalet/ Pyetjet pa përgjigje nga vrasja e Santos tek sms-të me Salianjin

Ndërkohë, Kina po forcon kontrollin e tij mbi institucionet akademike në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe gjetkë përmes fondeve universitare, kontributeve filantropike dhe partneriteteve që duken tepër joshëse për udhëheqësit e universiteteve të etur për para.

Shembulli më i spikatur janë më shumë se 480 Institute Konfuci, kushtuar mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze, me seli në kampuset universitare në të gjithë botën, dhe të financuara nga PKK, që të diktojnë se çfarë mësohet dhe nga kush.

Nga qindra mijëra studentë kinezë që studiojnë jashtë Kinës, shumë prej tyre kanë lidhje profesionale ose familjare me qeverinë kineze, duke ngritur pyetje komplekse në lidhje me potencialin e spiunazhit dhe vjedhjes së pronës intelektuale në shkenca dhe teknologji.

Pekini po fiton gjithashtu mbështetje për një përpjekje për të rishkruar rregullat e internetit, duke zëvendësuar të drejtat në lirinë digjitale, me idenë e “sovranitetit kibernetik”, një parim që u jep qeverive një hapësirë ​​të pakufishme për të policuar fushën digjitale siç e gjykojnë ata të arsyeshme, pa marrë parasysh fjalën e lirë, privatësinë ose të drejtat e tjera civile.

Sulmi i Pekinit ndaj sistemit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, kërkon një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe vendet e tjera që respektojnë të drejtat. Një qëndrim pasiv, do të lejonte Pekinin të ecte me shpejtësi përpara, duke e ndryshuar sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut deri në një pikë ku ai të mos njihet më.

Së pari duhet të rindërtohen aleancat dhe partneritetet historike; të ritheksohet respekti për të drejtat e emigrantëve, lirinë e shtypit, barazia racore dhe normat e tjera në shtëpi. Suksesi i kësaj lufte, do të varet nga krijimi i koalicioneve të gjera të gatshme t’u rezistojnë ndërhyrjeve të Pekinit.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara, do të duhet të krijojnë bashkëpunime më të ngushta midis ekspertëve të tyre të të drejtave të njeriut, diplomatëve dhe zyrave dhe ambasadave rajonale. Synimet dhe taktikat e Pekinit, duhet t’i nxisin politikëbërësit perëndimore që mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ta bëjnë shqetësimin e tyre kryesor.

Ndërsa forca dhe ndikimi i Kinës po intensifikohen, nuk është e tepruar të thuhet se e ardhmja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mund të jetë të fije të perit. Vetëm një përpjekje në shkallë të gjerë, mund të bëjë që ngritja e Pekinit të mos sjellë me vete një rritje të autoritarizimit dhe shtypjes globale./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Mos e ëndërroni lumturinë, thjesht punoni shumë për ta arritur

Publikuar

-

Nga

Nga Arthur C. Brooks

Në “shënimet” e tij amerikane të vitit 1851, Nataniel Houthorn shkroi:“Lumturia në këtë botë vjen rastësisht. Nëse e bëjmë atë objekt të një kërkimi të qëllimtë, kjo do të na çonte në një kërkim të pashpresë për diçka të pa arritshme”.

Ky është në thelb një riformulim i “paradoksit të lumturisë” të filozofëve stoikë: për të arritur lumturinë, ne duhet të përpiqemi të mos e arrijmë atë. Studiues të ndryshëm janë përpjekur që ta verifikojnë këtë pretendim. Për shembull në vitin 2011, studiuesit shkruan në revistën “Emotion” se në kushtet e një niveli stresi të ulët, dhënia rëndësi e arritjes së lumturisë shoqërohej me një gjendje shpirtërore më të keqe, më pak mirëqenie emocionale, dhe me simptoma më të theksuara të depresionit.

Kjo do të duket se e konfirmon paradoksin e lumturisë:pra të mendosh për të, e bën më të vështirë arritjen e saj. Por ka edhe shpjegime alternative. Për shembull, njerëzit e palumtur mund të thonë se “e vlerësojnë lumturinë” më shumë sesa që tashmë e kanë atë, ashtu siç njerëzit e uritur e vlerësojnë më shumë ushqimin, sesa ata që janë tashmë të ngopur.

Në mënyrë të veçantë, vetëm fakti që doni të jeni më të lumtur, nuk do të thotë se po përpiqeni të jeni të tillë. Mjafton të mendoni pak miqtë tuaj që ankohen çdo ditë për punën e tyre, por që nga ana tjetër nuk përpiqen asnjëherë të gjejnë një punë tjetër. Askush nuk dyshon se ata dëshirojnë të jenë më të lumtur, por për disa arsye nuk po bëjnë atë që është e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e tyre. Kjo nuk është ndonjë provë se ata nuk mund të bëhen më të lumtur, apo se janë dëshirat e tyre, ato që po i ulin shumë gjendjen shpirtërore.

E vërteta është se lumturia kërkon përpjekje, dhe jo vetëm një dëshirë. Në rast se nuk ndërmerrni hapa për të nisur një rrugëtim më të mirë, fokusimi vetëm tek pakënaqësia jonë, dhe dëshira që gjërat të jenë ndryshe në jetë, është një recetë për pa lumturinë. Por nëse bëjmë një përpjekje për ta kuptuar lumturinë njerëzore, hartojmë një plan për të zbatuar atë që mësojmë në jetën tonë, kuptojmë dhe e ndajmë me të tjerët atë që kemi mësuar, lumturia do të vijë thuajse me siguri.

Kur bëhet fjalë për lumturinë dhe pa lumturinë, njerëzit e ngatërrojnë shpeshherë reflektimin mbi të njëjta gjëra me vetë-vetëdijen. Për psikologët, në rastin e parë bëhet fjalë për “mendime të përsëritura për veten”, pa përdorur njohuri të reja. Shumë studime tregojnë se kjo mund t’i përkeqësojë mendimet e këqija dhe ta thellojë depresionin, për shkak se forcon statuskuonë tonë emocionale negative.

Anasjelltas, vetë-ndërgjegjësimi –të kushtuarit vëmendje proceseve tona të mendimit – çon në njohuri dhe zbulime të reja. Një studim i fundit i botuar në Shtetet e Bashkuara nga “Proceedings of the National Academy of Sciences”, arriti në përfundimin se vetë-ndërgjegjësimi na lejon që t’i identifikojmë shpërqendrimet dhe sinjalet emocionale, dhe ta ridrejtojmë trurin tonë në një mënyrë më produktive.
Në thelb, studimi i mendjes sonë, drejtpeshimi i mënyrës për ta përmirësuar lumturinë tonë, analizon ankthet dhe konfuzionin tonë mendor, dhe i shndërron ato në plane reale për përmirësimin e jetës tonë. Për të dhënë një shembull, le të imagjinojmë sikur sapo ka mbarruar marrëdhënia juaj me dikë.

Nëse do të mendoni vazhdimisht për rrethanat e dhimbshme, sitë shihnit vazhdimisht gjithmonë të njëjtën video për orë dhe ditë të tëra, kjo është pikërisht ripërtypja e të njëjtave gjëra të së kaluarës. Por për ta thyer këtë rreth civioz, dhe për të filluar procesin e introspeksionit, është e nevojshme që ta shoqëroni kujtesën e dhimbshme me pyetje të thella. Për shembull:“A është ky një model i përsëritur në jetën time? Dhe nëse po, pse?”. “Nëse do të kisha mundësi ta rijetoja, çfarë do të bëja ndryshe?”. “Çfarë mund të lexoj për të kuptuar më mirë atë që sapo kam provuar, dhe ta përdor atë në mënyrë konstruktive?”

LEXO EDHE:  Grida Duma, “lulja e vyshkur” nga skandalet/ Pyetjet pa përgjigje nga vrasja e Santos tek sms-të me Salianjin

LEXO EDHE:  Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri/ Rusia mbështet lëvizjen e Asadit

Vetë-ndërgjegjësimi i zhvendos ndjenjat e pakënaqësisë nga funksionet reaktive të trurit tonë tek ato ekzekutive, të cilat na lejojnë t’i menaxhojmë ndjenjat përmes veprimeve konkrete. Vetë veprimi është jetik në këtë situatë. Ekziston një anektodë e vjetër, me një burrë që i kërkonte Zotit çdo ditë që ta bënte atë të fitojë lotarinë.

Pas shumë vitesh lutje, ai më në fund merr një përgjigje nga qielli:”Ejani të më takosh” i thotë Zoti “Por bli të paktën një biletë!”. Nëse duam lumturi, të menduarit se përse nuk e kemi atë, dhe kërkimi i informacionit se si ta arrijmë atë, është një fillim i mirë. Por nëse nuk e përdorim atë informacion, është sikur të mos blejmë një biletë.

 

Unë e kuptoj se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Kur jemi të lumtur, ne inkurajohemi të veprojmë. Ndërkaq pa lumturia na nxit shpesh të izolohemi më një qoshe. Dhe mënyra për t’i luftuar të gjitha këto, është të bëjmë të kundërtën e asaj që do të dëshironim:kur jemi të palumtur, duhet të mos mbyllemi në shtëpi duke parë filma dramatikë.

Është më mirë të ushtroheni fizikisht, të telefononi miqtë në kohë nevoje, dhe të lexoni mbi lumturinë. Kështu do t’iu lindë dëshira të veproni. Pasi të reflektoni (por jo të ripërtypni të kaluarën), të mësoni, veproni dhe të merrni shpërblimin e lakmuar, është koha ajo që do të sigurojë që përfitimet tuaja të mos jenë të përkohshme.

Pra që të mos rikthehemi thjesht tek një gjendje shprese. Kryesorja është t’i ndajmë njohuritë tona të reja me njerëzit e tjerë. Kur e bëjmë këtë bëhemi më të lumtur, bindim të tjerët por edhe veten tonë. Ndarja e sekreteve të lumturisë do të na bëjë më të lumtur, sepse ky është një akt dashurie. Dhe siç e kemi mësuar tashmë, dashuria është gjeneruese:sa më shumë që jepni, aq më shumë fitoni. /“Intenazionale” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kapitalizmi mbetet i domosdoshëm për mbijetesën tonë

Publikuar

-

Nga

Nga Patrick Buchanan“Newsmax”

“Ka shumë mënyra, përmes së cilave dikush mund të fitojë para pa shkelur njeri në kallo.” Kjo është një shprehje që biografi i famshëm Xhejms Bozuell ia atribuoi Samuel Xhonsonit. Por klientët e të ndjerit Berni Medof, do të nxeheshin me një thënie të tillë. Përgjatë 4 dekadave, Medof, i vlerësuar si mashtruesi më i madh në histori, drejtoi një skemë piramidale me anë të së cilës mashtroi mbi 40.000 njerëz, përfshirë miqtë e tij më të ngushtë, për një shumë prej 65 miliardë dollarësh.

Por nëse “fitimi i parave” është një ndër thirrjet më të pafajshme, Amerika ka më shumë sesa pjesën e saj të njerëzve të mirë që shquhen për zotërimin e shumave të mëdha të tyre. Sipas klasifikimit të miliarderëve të botës,në 35 vjetorin e botimit të revistës“Forbes”, viti i shkuar solli një rritje të madhe të tyre.

Rreth 660 miliarderë të rinj iu shtuan listës për një total prej 2.755 miliardë dollarësh. Dhe më shumë se 1 në çdo 4 miliarderë është amerikan. Sipas “Forbes”, njeriu më i pasur në botë është Xhef Bezos, themeluesi i “Amazon” dhe pronari i “The Washington Post”, me 177 miliardë dollarë. Në vitin 2020 ishte hera e katërt që ai e kryesonte këtë listë. Pasuria e tij e tejkalon të gjithë PBB-në e pothuajse 150 vende të botës. Pas tij vjen Elon Mask, shefi ekzekutiv i “Tesla”, pasuria e të cilit u rrit në 151 miliardë dollarë.

Numrat 4 dhe 5 në renditje ishin Bill Gejts, bashkëthemelues i “Microsoft”, me 124 miliardë dollarë dhe Mark Zukerberg i “Facebook” me 97 miliardë dollarë. Ndërsa në total klasa e miliarderëve e shtoi me 8 trilionë dollarë pasurinë e saj totale që nga viti i kaluar, duke e çuar në total 13.1 trilionë dollarë.
Shtetet e Bashkuara kanë sërish më shumë miliarderë, 724 të tillë. Ata janë duke pësuar një rritje të shpejtë të pasurisë, në një normë që nuk është parë që nga koha e familjeve Rokfeler dhe Karnexhi. Kina, përfshirë Makau dhe Hong Kongun, kishte numrin e dytë më të lartë të miliarderëve:698.

Ky trefishim i pasurisë së miliarderëve në botë, dhe rritja e numrit të tyre në30 për qind,erdhi përgjatë vitit të shkuar ndërkohë që Amerika dhe Perëndimi u përballën me pandeminë më të keqe në një shekull, dhe kolapsin më të keq ekonomik që nga Depresioni i Madh.

“Ndërsa shumica e njerëzve më të pasur në botë përparuan gjatë pandemisë, pjesërisht falë çmimeve të aksioneve, miliona amerikanë u përballën me humbjen e punës, pasigurinë e ushqimit, borxhin, dëbimin dhe varfërinë”- shkruan “The Washington Post”.

Pyetja:Ku ishte zemërimi për këtë gjendje?Dikur, në kohëra të ngjashme si këto, ku të pasurit bëheshin më të pasur dhe të varfrit dhe klasa punëtore preknin fundin, ne do të dëgjonim populistët ekonomikë që do të dënonin “forcat lakmitare”.

Por raporti i “Forbes” mbi shtimin e madh të popullatës së miliarderëve në vitin 2020, kaloi në dukje pa protestë. Pse ka ndodhur kjo?Një arsye:Çfarëdo që të mendonte dikush për Bezos, Amazon, në vitin 2020, kjo e fundit ishte e domosdoshme për shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve tek dhjetëra miliona amerikanë, të cilët duke pasur parasysh “bllokimet”, vareshin shumë nga dërgesa të tilla.

LEXO EDHE:  A do ta shpëtojë Evropën Angela Merkel?

LEXO EDHE:  Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri/ Rusia mbështet lëvizjen e Asadit

Ju i mashtroni njerëzit duke u siguruar atyre ushqimin dhe ilaçet. Gjithashtu, klubi i sotëm
i miliarderëve kanë arritur që ta kuptojë se si ta bëjë të pranueshme pasurinë e tyre marramendëse, duke u dashuruar me armiqtë e tyre të vjetër ideologjikë. Krijo një fondacion që është i përjashtuar nga taksat, financoje atë me miliarda dollarë, ftoni liberalët të bëhen pjesë e bordit, caktojuni atyre paga madhështore, lërini që ta drejtojnë atë,dhe të shpërndajnë të ardhurat e fondacionit për kauza liberale.
Mënyra për të zvogëluar mllefin e së majtës ndaj grumbullimeve të mëdha të pasurisë private, është t’i japësh asaj një pjesë. Nuk është çudi që taksa mbi pasurinë e senatores Elizabet Uorren nuk u miratua nga shumica e demokratëve.

Por kapitalistët më të suksesshëm të Amerikës, kanë mësuar leksionin që kanë dështuar
ta mësojnë disa gjenerata të mëparshme kapitalistësh:si ta ruajnë pasurinë, privilegjin dhe fuqinë e tyre ekonomike, dhe të shmangin terma të tillë tallës si “derr kapitalist!”.

Sidoqoftë,është interesant fakti që Kina e Timonierit të ri të Madh, Xi Jinping, një diktaturë komuniste me një parti të vetme, bashkëjeton me qindra miliarderë kinezë. Çfarë do të thoshte Marksi, Lenini, Stalini apo Mao i Revolucionit që triumfoi në vitin 1949, dhe që ia nënshtroi vendin e tij Revolucionit të Madh Kulturor Proletar të viteve 1960-1970, për oligarkët dhe plutokratët kinezë, ku secili zotëron të paktën 1 miliardë dollarë pasuri?

Politikisht, Kina mbetet nën një regjim komunist gjithnjë e më të ashpër. Por sot, atje ka pabarazi midis të varfërve që punojnë dhe shtresës së mesme, të pasurve dhe shumë më të pasurve, që do të kishte qenë një sakrilegj për revolucionarët që themeluan Kinën Komuniste.

A po drejton Kina një ekonomi kapitaliste për të gjeneruar pasuri për të konsoliduar kontrollin e Partisë Komuniste të kombit, dhe për të rritur fuqinë ekonomike, ushtarake dhe gjeostrategjiken derisa Kina ta zhvendosë Amerikën si fuqinë më të madhe në botë? Kështu duket se po ndodh.

Dikush pyet veten:A e ka gjetur Kina formulën e ngritjes globale,të cilën nuk e gjeti dot Bashkimi Sovjetik i Stalinit, Hrushovit dhe Brezhnevit? Përdor kapitalizmin shtetëror dhe stimujt e tregut, për të ndërtuar një pasuri ekonomike, e cila mund të përkthehet në një rritje ekonomike për t’i dhënë mundësi Kinës që të ngjitet në një nivel të tillë fuqie, për të qenë pa diskutim kombi i parë në botë?
A janë miliarderët kinezë,“patat” që po pjellin “vezët e arta” për Partinë Komuniste Kineze? A po përditësohet doktrina komuniste për ta bërë Kinën vendin më të suksesshëm komunist ndër gjithë të tjerët?/Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newsmax.com/patrickbuchanan/india-johnson-madoff-ponzi/2021/05/07/id/1020466/

LEXO TE PLOTE

Blog

Misteri i imunitetit natyror ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Jane Stannus “The Spectator”

Ishujt Sejshell janë vendosur kohët e fundit në qendër të vëmendjes. I njohur si kombi më i vaksinuar në botë, madje edhe përpara Izraelit, arkipelagu po goditet nga një valë e tretë e Covid-19, pavarësisht nga fakti se mbi 60 për qind e popullsisë së saj është vaksinuar plotësisht, dhe gati 70 për qind kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Në prill, Ishujt Sejshell shpresonin se do të arrinin shumë shpejt imunitetin e tufës. Por tani, 456 raste të reja të raportuara ndër 3 ditë (popullsia e përgjithshme është afërsisht 98.000 banorë) e kanë zbehur optimizmin, sidomos pasi një e treta e rasteve të reja ishin vaksinuar plotësisht (pjesa tjetër kishte marrë vetëm një dozë ose ishin të pa vaksinuar).

Ndoshta, është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime. Por nuk duket të jetë një lajm i mirë për ata që shpresojnë se vaksinimi në masë do të sjellë imunitetin e tufës. Ditët në vijim do të tregojnë nëse infeksionet do të vazhdojnë të përhapen me tej.

Ndërkohë, aktualisht ky vend ka mbyllur shkollat, ka ndaluar aktivitetet sportive dhe takimet e zgjeruara sociale në shtëpi, gjë që do ta bëjë më të vështirë të mësohet nëse njëfarë ngadalësimi i transmetimit që u vu re përpara kësaj vale, ka qenë për shkak të vaksinimit apo vetëm për shkak të izolimit fizik.
Si një shtet ishull me një popullsi të vogël, Sejshell përbën vendin ideal për të vëzhguar efektin e vaksinimit në transmetimin e virusi. Por në diskutimet e shëndetit publik mbi atë se si të arrihet imuniteti i tufës, flitet shumë pak për imunitetin natyror të zhvilluar nga njerëzit që kanë qenë të prekur nga Covid-19 dhe janë shëruar.

Pse ata nuk cilësohen imunë ndaj koronavirusit, dhe a vlerësohen me imunitet natyror personat që nuk kanë janë prekur asnjëherë nga virusit, por thjesht janë vaksinuar? A nuk është kjo paksa e çuditshme?
Së pari, nëse jeni prekur vërtet nga virusi, dhe sistemi juaj imunitar e ka mposhtur brenda disa ditësh, atëherë a nuk ka vepruar në këtë rast parimi i përzgjedhjes natyrore, i mbijetesës së më të fortit? Pra, ju keni pasur një përgjigje të suksesshme imune, dhe të gjithë, përfshirë Qendrat Amerikane të Sëmundjeve Infektive (CDC), janë dakord që trupi juaj do ta njohë virusin, dhe do të mbrohet nga ai të paktën për një fare kohe.

Por për sa kohë? Askush nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. Përkundrazi, CDC e minimizon imunitetin natyror si relativisht të parëndësishëm, dhe po vazhdon që të nxisë vaksinimin e të gjithëve, përfshirë ata që janë infektuar më parë. Ajo thotë se njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 duhet të vaksinohen, pasi ata ndoshta nuk do të infektohen, por askush nuk e di se sa zgjat mbrojtja.

Por çfarë provash ka që vaksina ofron mbrojtje më të mirë sesa imuniteti natyror? Në fakt, shumë gjëra mbeten të panjohura për vetë vaksinat, si në lidhje me efektivitetin po ashtu edhe me efektet e mundshme anësore.

Siç theksohet në faqen zyrtare të CDC “ne nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja për ata që janë të vaksinuar” dhe “jemi ende duke mësuar se si vaksinat do të ndikojnë në përhapjen e Covid-19, dhe derisa të dimë më shumë mbi vaksinat, njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse në vendet publike.

LEXO EDHE:  A do ta shpëtojë Evropën Angela Merkel?

LEXO EDHE:  A do ta shpëtojë Evropën Angela Merkel?

Por pse nuk e dimë se sa zgjat imuniteti natyror?

Mos ndoshta për shkak se koronavirusi i ri ka pak më shumë se një vit që është shfaqur? Nëse të gjithë ata që janë shëruar nga Covid-19 janë natyrshëm imunë ndaj koronavirusir, kjo përbën një shifër prej 30 milionë njerëzish vetëm në SHBA, pa llogaritur ata që mund të jenë shëruar nga Covid-19 pa u testuar zyrtarisht, sidomos në fillim të pandemisë, kur në dispozicion kishte pak teste.

A nuk është kjo një pjesë mjaft e rëndësishme e enigmës së imunitetit të tufës? Së dyti, asnjë nga vaksinat nuk pretendon që të parandalojë infeksionin dhe transmetimin asimptomatik apo në forma të lehta. Askush nuk duhet të habitet nga ajo që po ndodh në Ishujt Sejshell; vaksinat premtojnë vetëm parandalimin e simptomave të rënda në shumicën e rasteve (dhe sigurisht që koha dhe provat në terren në të gjithë botën do të tregojnë nëse kjo funksionon realisht në jetën reale).

Nëse është kështu, dhe ju jeni i ri dhe i shëndetshëm, a nuk do të ishte një gjest i kotë marrja e një vaksine me qëllimin e vetëm për të mbrojtur njerëzit e tjerë (duke shkaktuar efekte anësore të mundshme)? Pse nuk duhet që të rinjtë dhe të arsyeshmit të shohin thjesht punën e tyre derisa të shfaqen simptomat?

Në fakt, nëse imuniteti i zhvilluar natyrshëm dëshmohet të jetë më superior se sa një lloj imuniteti i shkaktuar nga vaksinat, duhen inkurajuar të rinjtë të sëmuren nga Covid-19 dhe ta kalojnë atë, ashtu siç bëmë dikur me sëmundjen e lisë së dhenve. Por për disa arsye, askujt nuk i lejohet t`i diskutojë këto çështje në një kontekst të zakonshëm. Vaksinat kundër Covid-19 nuk kanë garantuar kurrë parandalimin e infeksionit, dhe rasti i Sejshell e ka treguar që nuk munden.

Çdokush, madje edhe të rinjtë mund të bëjnë njënjë analizë të thjeshtë për të parë përfitimet dhe rreziqet sipas fakteve të njohura. Fakti A:Kam një shans shumë të vogël të vdes nga Covid-19. Fakti B: vaksinimi nuk garanton parandalimin e infeksionit dhe transmetimin e tij. Fakti C:Vaksina ka efekte anësore të mundshme. Fakti D:imuniteti natyror tek të shëruarit nga Covid-19, është njëfarë mburoje. Fakti E:rreziku është pjesë e jetës.

Edhe shumë ekspertë mjekësorë janë të shqetësuar lidhur me rëndësinë që autoritetet i kanë dhënë vaksinimit si qasja e vetme e mundshme për t`i dhënë fund pandemisë së Covid-19, pa marrë parasysh faktorë të tjerë si imuniteti natyror pas infeksionit, forcimi i sistemit imunitar në të gjithë popullsinë, dhe trajtimet e mundshme të hershme për sëmundjen.

Ironikisht, debati i shëndetshëm publik është pikërisht ajo që nuk po ndodh. Shkenca
nuk supozohet të jetë një zbulim i fshehtë i shkruar në pllaka të arta, dhe transmetuar ekskluzivisht nga dr.Entoni Fauçi dhe OBSH-ja, tek të cilët ne të tjerët duhet të kemi një besim të verbër edhe kur shumë gjëra nuk përputhen.

Aktulisht ekziston një mungesë e madhe e besimit tek institucionet e shëndetit publik. Dhe kjo nuk ndodh për shkak se njerëzit janë budallenj irracionalë, joshkencorë. Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së madhe të ndershmërisë, për ato që janë fakte shkencore, dhe ato që janë politike./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://spectator.us/topic/mystery-natural-immunity-covid-vaccines-cdc/

LEXO TE PLOTE