Connect with Us

Qeveria miraton Aktin Normativ/ Kthehen paratë e gjobave të paguara, makinat dhe lejet e bllokuara gjatë karantinës dhe tërmetit

Sociale

Qeveria miraton Aktin Normativ/ Kthehen paratë e gjobave të paguara, makinat dhe lejet e bllokuara gjatë karantinës dhe tërmetit

Publikuar

-

Qeveria miraton Aktin Normativ/ Kthehen paratë e gjobave të paguara, makinat dhe lejet e bllokuara gjatë karantinës dhe tërmetit

Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ që parashikon faljen e të gjitha gjobave të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.
Po ashtu, akti parashikon se falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale.

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Neni 1
Falja e masave administrative

1. Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.
2. Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale
Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë
1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
2. Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.
3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.
4. Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
5. Në rastin e gjobave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të nenit 1, të këtij akti, të gjitha strukturat përkatëse duhet të dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative. Mënyra dhe rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes dhe kthimin e shumave të paguara, sipas përcaktimeve të këtij akti normativ, përcaktohen nga këshilli bashkiak.

LEXO EDHE:  Ekonomia nën pushtetin e COVID-19 dhe prioritetet qeverisëse

Neni 3
Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administrative
1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.
2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur”, thuhet në dokument.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zbrazen serat e Myzeqesë, 10% e fermerëve braktisën zonën

Publikuar

-

Nga

Zbrazen serat e Myzeqesë, 10% e fermerëve braktisën zonën

Ata që investuan për ndërtimin e kësaj sere në Qerret të Lushnjës, nuk arritën të vilnin dot këtë prodhim. Punuan të gjithë si familje, por në fund falimentuan. Nuk kishin një treg të garantuar për prodhimin dhe ju drejtuan emigracionit. Tashmë e gjithë kjo serë është tharë dhe kjo familje punon serat greke.

Dita ditës, Myzeqeja, hambari i Shqipërisë për sa i përket të ardhurave që vijnë nga bujqësia, ka gjithnjë e më pak fermerë. Në zonën bujqësore të Lushnjës dhe Beratit vitet e fundit vihet re fenomeni i braktisjes së serave dhe rikthimi në emigracion i familjeve që punonin në to.

Blerim Qerreti, banor i fshatit Qerret tregon për Euronews Albania se mungesa e sigurisë për shitjen e produkteve, i bën fermerët të zgjedhin rrugën më të lehtë, ikjen

 “Ka 7-8 muaj që e ka braktisur. Mund t`i ketë shkuar një investim për këto 3 – 4 dynym, diku te 10 milion lekë. Ka ikur në kurbet, i ka braktisur këtu dhe ka ik me gjithë çunat. Punonin familjarisht dhe kanë ikur familjarisht. Shumë të tjera do pasojnë pas kësaj që do braktisen në këtë lloj forme, sepse çmimet, nuk na garanton njeri shitjen”, tha ai.

Shumë prej fermerëve për të ngritur serat e tyre kanë marrë kredi. Pas falimentimit e vetmja rrugë për t`i shlyer këto detyrime ka qenë emigrimi i të gjithë familjes. Banorët e fshatit Goriçan në Berat deklarojnë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe skemat e subvencionit kanë më shumë kritere përjashtuese.

 “Kjo është një serë 3000 metër katrorë, ai e ka ngritur këtë me kredi. E mbolli një fushatë, dy, tre fushata u detyrua sepse nuk po arrinte dot të likuidonte as kredinë që kishte marrë, u detyrua ta lërë siç e shihni, të ik në emigracion. Fushatën që vjen mund të kesh 70% të serave që do ngelin kështu. Se nuk arrijnë dot të marrin, të blejnë dot fidanin. Tani ti më detyron mua të kridhem në kredi, të bëj mbi 2000 metra katrorë, që ti të më subvencionosh mua. Vjen pastaj ma gjen serën 10 centimetra më të ulët, me 2.70 ai nuk të subvencionon”,  theksoi ai.    

Sipas Eduart Sharkës, kryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar vetëm gjatë këtij viti 10 % e fermerëve e kanë lënë punën në bujqësi dhe i janë drejtuar emigracionit.   

 “Rreth 10 % e fermerëve i janë rikthyer emigracionit. Di plot raste që pasi kanë provuar dy, tre vjet, kanë ardhur kanë investuar remitancat e tyre kanë marrë dhe përvojë, teknologjinë e kultivimit të bimëve në Greqi dhe Itali, kanë ardhur, kanë provuar, janë përballur me këto kriza tregu dhe i kanë lënë dhe serat janë të shkreta sot. Janë rikthyer në emigracion. Kanë ikur nga presioni i kredidhënësve pasi ata duan këstin. Në disa raste shkon deri në 30%, 25%, një kredi që vetëm në Shqipëri mund ta gjesh këtë lloj kredie”, tha ai.

Sipas Sharkës përpara dy vitesh qeveria premtoi një fond mbështetjeje në formën e garancisë bankare, për kredi me interesa të ulëta për bujqësinë, por kjo nuk u realizua. /euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Prej ditësh i infektuar me Covid/ Mjeku i njohur tregon ku e mori virusin

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus.

Në një intervistë në “ABC News”, Mezini është shprehur se është në fazën e fundit të rikuperimit dhe sipas tij nuk është infektuar në spital.

Mjeku pneumolog tregoi se e ka kaluar virusin në formë të lehtë me temperaturë, dhimbje muskulore dhe djersë.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm.
Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha Mezini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi 7 të afërm në tërmetin tragjik/ Evi Reçi kujton me mall njerëzit e dashur

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe modertorja Evi Reçi ka kujtuar 7 të afërmit e saj që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Para një viti, Evi përloti njerëzit në rrjetet sociale me fjalët e ndjera ku u shpreh se po pranon të papranueshmen.

“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.
Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… ”,shkruante Evi para një viti.

Ditën e sotme Evi Reçi ka kujtuar të afërmit e saj dhe ka publikuar disa foto në Instastory.

LEXO EDHE:  Ekonomia nën pushtetin e COVID-19 dhe prioritetet qeverisëse

LEXO EDHE:  Albin Kurti kërkesë Thaçit/ “Mendo për datë zgjedhjesh të reja”

Përkrah fotove moderatorja ka shkruar :“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”. Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE