LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pylli i kanabisit po kthehet në pyll betoni në Tiranë”/ Hoxha zbulon se si po investohen paratë e krimit

8 Tetor 2020, 19:37, Kronika CNA
“Pylli i kanabisit po kthehet në pyll betoni në

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv ku është ndalur të komentojë dhe betonizimin e Tiranës me paratë e krimit.

Hoxha tha se ?pylli i kanabisit do kthehet në pyll orbital betoni në Tiranë?.

?Më rezulton që Tirana është kthyer në lavatriçen e parave që vijnë nga drogërat e forta, sidomos nga kokaina. Nëse e shihni se çfarë ndodh në Tiranë, që është një katastrofë në pikëpamje mjedisore. Varfëria shtohet, popullsia ulet dhe çmimet vetëm rriten. Po kush blen në këtë vend?

Nuk di asnjë organizatë kriminale që nuk ka marrë leje për të investuar në Tiranë, përfshi hoteleri, qendra tregtare, ambiente biznesi dhe apartamente banimi.

Ata kanë vetëm një problem: si të mos ekspozohen përballë agjencive të huaja. Kushdo që do të investojë në Tiranë, nuk ka asnjë problem,? tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga