LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i grupit “KÇK”/ Sa i kushton Vettingu Kol Hysenajt?

8 Tetor 2020, 10:50, Vetingu CNA
Prokurori i grupit “KÇK”/ Sa i kushton Vettingu Kol Hysenajt?

Gjatë një seance parlamentare, vitin e kaluar, kryeministri Edi Rama, foli për grupin ?Kap çfarë të kapësh?, që funksionon në drejtësi dhe gjykata.

Pas kësaj deklarata mediat publikuan edhe emra se për kë e kishte fjalën kryeministri. Një ndër emrat që u publikua në media ishte prokurori i Tiranës Kol Hysenaj.Pjesë e grupit ?KÇK?, apo jo, prokurori Hysenaj në një farë mënyre arriti t?i shpëtonte Vettingut.

Me datë 18.09.2020, prokurori Kol Hysenaj, doli para trupës gjykuese të KPK-së që përbëhej nga Pamela Qirko, Olsi Komiçi dhe Firdes Shuli.
Media që kanë ndjekur seancën kanë raportuar se KPK, kishte gjetur një sërë problematikash, që kishin të bënim me mos justifikimin e pasurisë, anën profesionale apo në lidhje me pastërtinë e figurës.

Kur të gjithë prisnin shkarkimin e tij, duke pasur parasysh gjetjet hetimit, KPK, suprizoi, duke njoftuar për shtyrjen e seancës. Në vend të një vendimi, KPK, kishte gjetur një as nën mëngë për të mos e shkarkuar prokurorin Hysenaj.

?Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit z. Kol Hysenaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Seanca për shpalljen e vendimit e përcaktuar të mbahej në datë 25.9.2020, ora 9:45, nuk do të zhvillohet. Seanca e radhës do të njoftohet sërish ne faqen zyrtare të Komisionit?. Kështu thuhet në njoftimin e KPK-së.

Ndërkohë prokurori Hysenaj vazhdon të shqyrtojë dosje në prokurorinë e Tiranës, pavarësisht se çfarë ka rezuktuar nga hetimet rreth tij.
Nën zë flitet se prokurori Hysenaj do të blejë me para qëndrimin në detyrë.

Në seancën tre orëshe të prokurorit Hysenaj ishte vëzhguesi ndëkombëtar Gerrit Mark Spreenger, një gjyqtar gjerman që ka punuar me EULEX-in në Kosovë.
Spreenger nuk është i panjohur në Kosovë kur behët fjalë pazare në drejtësi, por ndoshta në Shqipëri ka ardhur me tjetër standart dhe nuk do ta kapërdijë prokurorin shqiptar të ashtuquajtur ?KÇK?.

Denoncimet

Në vitin 2014, familja e Denis Alimadhit, i cili humbi jetën teksa i nënshtrohej një operacioni estetik në sy, akuzuan në një emission televiziv prokurorin e çështjes Kol Hysenaj dhe një oficer policie gjyqësore për kompromentim flagrant të provave dhe fakteve në dosjen hetimore.
Edhe në një letër dërguar ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ku i kërkonin për të disatën herë përjashtimin e prokurorit Hysenit nga çështja dhe të zëvendësohej me një grup prokurorësh.

Sipas mediave, familja i paraqiti Llallës të dhëna tronditëse për falsifikimin e provave. Një ndër to është falsifikimi i të dhënave në sistemin TIMS për mjekun anestezist irlandez K. Clarkson që në materialet për gjykimin dërguar Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, është shkruar se për këtë shtetas nuk ka asnje hyrje dalje në sistemin TIMS . Sipas pretendimeve të familjarëve falsifikimi është bërë nga prokurori i çështjes Kol hysenaj në bashkëpunim me oficerin e policisë gjyqësore.

Por, denoncimi i familjarëve ra në vesh të shurdhër, pasi zyrtarisht Prokuroria e Tiranës, i doli në mbrojtje Hysenajt, duke mohuar akuzën për falsifikim.
Ndërsa, dy denoncime për të cilat është diskutuar edhe në seacën e KPK, kanë të bëjnë me hetime aksidentesh.
Në të dyja rastet familjarë të viktimave kishin akuzuar prokurorin Hysenaj për ndryshim të të dhënave dhe se i kishte bërë ata fajtorë apo se kishte ndryshuar orën e aksidentit për të shmangur nga detyrimi për pagesën dëmshpërblimi punëdhënësit e të aksidentuarit.

Derisa KPK të përfundojë hetimet, meqë thotë se i ka rihapur, CNA.al, do të risjellë në vëmendje bëmat e prokurorit Kol Hysenajt dhe të çdo prokurori e gjyqtari që dyshohet se ka keqpërdorur taksat e qytetarëve në favor të pasurimit të tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga