LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta habit me deklaratën/ “I vetmi person me rekorde kriminale që kam takuar është Edi Rama”

8 Tetor 2020, 19:27, Politikë CNA
Meta habit me deklaratën/ “I vetmi person me rekorde kriminale

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa u pyet nëse ka takuar ndonjë person me rekorde kriminale.

Meta tha se i vetmi person që mund të ketë rekorde kriminale dhe mund ta ketë takuar për shkka të detyrës është kryeministrti Edi Rama.

?Unë të vetmin person që kam takuar me rekorde kriminale është Edi Rama. Ju shikoni renditjet e Shqipërisë përsa i takon gjithë problemeve të trafiqeve, të pastruimit të arave, gjithçka. Lëri ato përrallat e atij çfarë di ai. Unë ruhem nga Garda e Republikës, unë qëndroj në vende të sigurisë së lartë, edhe me ty e kam të vështirë të pi një kafe.

Unë jam te shtëpia, te pallati i Brigadave, të rezidenca në Durrës dhe shtëpia ku jetoj në Lalëz. Unë nuk mund të shkoj askund. Ai gënjen edhe pa hapur gojën jo më kur hap gojën. Ai ka bërë një krim të jashtëzakonshëm sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve. Me lista të hapura i del nga kontrolli Partia Socialiste. Ai është mister 1 prilli?, u shpreh ai në emisionin ?Opinion?.

Por ajo që vihet re është se presidenti ka shkuar tapë në intervistë, madje në një moment atij i derdhet edhe uji, ndërsa shihet që bën qeske qesharake./ CNA.al

Skandal/ Meta del i dehur në Opinion

Lajmet e fundit nga