Connect with Us

Denoncimi/ Bashkëshorti i Spiropalit merr tender, Rama inaguron objektin pa leje ndërtimi

Denoncim

Denoncimi/ Bashkëshorti i Spiropalit merr tender, Rama inaguron objektin pa leje ndërtimi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili ka denoncuar ndërtimin me kosto shumë të lartë të zyrave të reja të Albgaz SHA Fier që janë rikonstruktuar nga një firmë ndërtimi nën menaxhimin e drejtëpërdrejtë të Salarjon Totajt, i cili është edhe bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali.

Edi Rama ka inaguruar punimet e tij, por sipas qytetarit ndërtimi është pa leje.

“Salarjani i Spiropalit te thane ne tendera!

Edvin Hajduti inauguron punimet e tij.

Ndertimi eshte pa leje.

Nga objekti nuk jane larguar mbetjet toksike

Pala italiane refuzon te marre ne dorezim objektin.

Lexoni keto denoncime te qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z.Berisha,

Po ju dërgoj një informacion mbi skandalet e pambarimta të Rilindjes!

Sot ministresha zonja Balluku së bashku me Kryeministrin Rama do inagurojnë një “vepër” Zyrat e Albgaz SHA Fier që janë rikonstruktuar dhe janë ndërtuar magazinat me fondet e TAP-it.

Këto punime dhe ndërtime janë kryer me kosto shumë të lartë nga ҫmimet normale nga një firmë ndërtimi fantazmë nën “menaxhimin” dhe “mbikqyrjen” e drejtëpërdrejtë të bashkëshortit të Mamica Spiropalit zotit Salarjon Totaj, që deri në momentin që u miratuan fondet në buxhetin e Albgaz SHA dhe derisa sa u shpall tenderi ka qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Albgaz SHA. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Ju lutem bëjeni publike këtë pyetje për zonjën Balluku dhe z.Rama…

LEXO EDHE:  Foto/ Ja ekipi kriminal i Ramës

A KANË LEJE NDËRTIMI KËTO OBJEKTE?

NËSE PO KUR DATON LEJA E NDËRTIMIT, DHE SA KOHË PAS PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE ËSHTË DHËNË KJO LEJE?

A KA SUBSTANCA TË RREZIKSHME NË KËTO OBJEKTE DHE A JANË ASGJËSUAR APO ZHVENDOSUR ATO?

Ja këto janë “sukseset” e “punëve të mbaruara” të Rilindjes z.Berisha!

Ju lutem publikojeni këtë skandal të rradhës të kësaj qeverisje të papërgjegjshme që inaguron objekte shtetërore pa leje ndërtimi dhe me substanca të rrezikshme për jetën e punonjësve, sa që për këto arësye firma mirëmbajtëse e tubacionit TAP(me aksionerë SNAM ITALIA) e cila do administrojë këto objekte Qendra e Mirëmbajtjes Fier, më konkretisht pala italiane ka refuzuar të marrë në dorëzim këto objekte!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në Universitetin e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Më 26 Mars 2019 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e procedurës së emërimit të audituesit të Universitetit të Mjekësisë, Majlind Shkira, pasi ai ishte shkarkuar nga Hipoteka e Pogradecit për shkelje ligjore.

Në përgjigjen e asaj kohe u pranua megjithatë se Shkira nuk plotësonte kriteret ligjore, ndaj u emërua për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhej procedura e konkurrimit. Mirëpo, historia përsëritet, sepse Majlind Shkira u riemërua si auditues në Universitetin e Mjekësisë në Prill të vitit 2021 nga i njëjti bord, i cili shkel ligjin në mënyrë të përsëritur, pasi ky organ kolegjial, nuk e ka për kompetencë të emërojë apo punësojë individë.

 

Përpos kësaj, në të dhënat e Majlind Shkirës rezulton se diploma e tij është e viteve 2006-2012, ndërsa lista e notave i përket periudhës 2005-2012. Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj periudhe ka ndjekur njëkohësisht studime të tjera dhe ka punuar në një institucion në Kashar!?

Për këtë rast, gazetarja e Stop ka pyetur kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjeksisë, Florian Toti dhe ky i fundit justifikohet, duke thënë se Majlind Shkira kishte pikët më të larta nga konkurtentët e tjerë.

Florian Toti: Është nxjerrë njoftimi, janë bërë aplikimet. Disa persona që kanë qenë në komisione kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Për këtë arsye, kjo procedurë e cila duhet të kishte përfunduar brenda 1 muaji – 2 muaji, është zvarritur dhe 1 vit e ca që ky personi që është shpallur fitues të lidhi kontratën e punës.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Aksidentoi një person, Rama shpërblen kreun e PS-së

LEXO EDHE:  “Propagandë e shfrenuar e sektit Rilindas”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Ky është një mashtrim i madh



Gazetarja: Është e rregullt si procedurë?

Florian Toti: Nuk më takon mua ta them a është e rregullt apo jo. Ajo ka qenë një procedurë që është marrë në punë për 3 muaj me kontratë të mirëqenë. Ai ka konkurruar njëlloj si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Nuk e penalizon fakti që audituesi në fjalë ka rezultuar në shkelje të standardeve ndërkombëtare nga Ministria e Financave?

Florian Toti: Kjo është pjesë që nuk është e imja. Kur një njeri del fitues, çfarë duhet të bësh me këtë njeri?

Gazetarja: Po ky raporti që u gjet me shkelje?

Florian Toti: Po nuk e ka thënë me emër të caktuar. Ka thënë njësia e auditit është në shkelje. Ka gjetur pasaktësi por ka gjetur dhe saktësi. Në momentin që ju vini me tendencë dhe më thoni ato gjëra që nuk shkojnë, bisedën e kemi mbyllur bashkë.

Përpos komunikimit verbal me kryetarin e Bordit të Administrimit, Florian Toti, emisioni investigativ Stop i është drejtuar zyrtarisht me shkresë edhe Ministrisë së Arsimit për dy shkollimet dhe dy punësimet e Majlind Shkirës, që nuk përputhen. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses/ I shoqi avokat i kërcënon

Publikuar

-

Nga

Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare Haxhi Qira në fshatin Borizanë të Krujës, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimore pasi prindërit e këtyre fëmijëve denoncojnë mësuesen Neada Laçi për paaftësi në mësimdhënie.

Ata thonë se fëmijët e tyre që kanë patur të bëjnë ndër vite me këtë mësuese nga klasa e parë dhe deri në klasë të pestë, janë të pamësuar. Vetë nxënësit e kësaj shkolle që këtë vit janë në klasë të 6-të, tregojnë se si i zhvillonte orët e mësimit mësuesja e tyre. Ato tregojnë se mësuesja gjatë orës së mësimit vendoste vetëm rezultate të larta, fëmijëve u jepte lekë nga lekët e saj që të blinin letra bixhozi. Nxënëset tregojnë se ndonjëherë ajo u mbyllte derën e klasës me çelës që fëmijët t’mos i dilnin nga klasa.

Prindërit thonë se kanë kërkuar prej kohësh që kjo mësuese të mos jetë më në këtë shkollë dhe drejtori nuk ka bërë asnjë lëvizje pasi sipas tyre ky I fundit është I presionuar nga bashkëshorti I mësueseses I cili është në pozicionin avokat në qytetin e Krujës.

Prindërit janë zotuar që nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, fëmijët e tyre nuk do t’i dërgojnë në shkollë. Gjatë një bisede të prindërve me drejtorin e shkollës zotin Maliq Xhafa ky I fundit pranon se baskëshorti I mësueses ka kërcënuar nën drejtorin e kësaj shkolle.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Aksidentoi një person, Rama shpërblen kreun e PS-së

LEXO EDHE:  Foto/ Ja ekipi kriminal i Ramës

Gjatë mbledhjes që u bë me prindërit e nxënësve të klasës së pare, drejtuesve të shkollës dhe mësueses I pranishëm ishte gjithashtu dhe bashkëshorit



I kësaj të fundit I cili deklaroi se me apo pa dëshirën e prindërve mësuesja do të japë përsëri mësim. Në mesin e mbledhjes bashkëshorti i mësueses zhvendoset nga fillimi i klasës në fund në prani të bordit drejtues të shkollës dhe konfliktohet me prindin e një fëmije. Prindërit kërkuan që kushdo që ishte I jashtëligjshëm në atë sallë të largohej, por drejtori nuk bëri asnjë lëvizje.

I pyetur nga gazetarët e “Fiks Fare” jashtë ambjenteve të shkollës se përse duhe të ishte në mbledhjen me prindër,ai tha se kishte qenë drejtori ai që e kishte kërkua të ishte i pranishëm dhe se nuk ishte e vërtetë asnjë akuzë që rëndonte mbi të dhe bashkëshorten e tij.

Në një përballje me prindërit, drejtori i shkollës tha se do të bëhej zëvendësim i menjëhershëm I msueses aktuale për të cilën ankohen prindërit dhe do të emërohet një mësuese tjetër. Mësuesja për të cilën prindërit ankoheshin do të zhvillojë lëndën e Edukimit Fizik, Muzikë dhe Vizatim pasi për këto 3 lëndë është e aftë të udhëheqë./TCH

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një aferë pa diskutim korruptive, një kontratë e cila i ka dhënë një kompanie private miliona euro, ndërsa KESH-it disa thërrime është firmosur nga KESH, nga ky institucion, disa muaj më parë.

E sot jemi përballë faktit se një kompani nëpërmjet një kontrate të rikthyer në treg, pasi më parë të tilla ishin ndaluar ka mundur të fusë në xhepat e saj me miliona euro, thjeshtë dhe vetëm duke luajtur me oraret e depozitimit të energjisë elektrike.

CNA.al ka sjellë disa dokumente, me fakte ditë pas dite, duke treguar qartazi sesi Benet Beci, drejtori i këtij institucioni kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas kishte firmosur procedurat për të ecur përpara me shpejtësi, për të siguruar në finale një kontratë mes KESH dhe NOA. Një kontratë që në fakt e miraton mesa duket në parim edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili më parë kishte thënë jo për të tilla kontrata.

Alarmin e jep Enti Rregullator i Energjisë Elektrike

Në dokumentin i cili mban datën 9 prill, ERE deklaron se është njoftuar në datën 23 mars për vendimin e marrë nga Autoriteti i Konkurencës, në datën 12 mars, dhe kjo ka ardhur pas kërkesës së bërë nga KESH, për shprehjen e interesit. ERE thekson se “është kompetenca e KESH dhe organeve të saj vendimmarrëse, përkatësisht Asamblesë së aksionerëve mënyra e komeracilizimit, tregtimit të sasisë së energjisë që rezulton pas përmbushjes së detyrimit për shërbim publik, sipas vlerësimit të situatës, rast pas rasti.

Në përfundim, thekson letra e firmosur nga kryetar i ERE, Petrit Ahmeti, “duhet të merrnin në konsideratë, në përputhje me pikën tre të nenit 782 të Autoritetit të Konkurencës për marrjen e vlerësimit paraprak nga Autoriteti i Konkurencës për çdo kontratë të ardhshme si dhe për sjelljen për opinion pranë ERE.

CNA.al publikoi edhe vendimin e Autoritetit të Konkurencës, i cili në pikën tre të tij thekson se “vlerëson shkallën e kufizimit ose pengimit të konkurencës që rrjedh nga projekt-aktet normative”. Por gjithashtu thuhet se “vendosi që Komisioni i Konkurencës me vendimin 644 të datës 31.07.2019 ka mbyllur hetimin paraprak në tregun e depozitimit dhe devijimit të energjisë elektrike. Dhënien e detyrimeve për ndërmarrjen KESH sha, si dhe zbatimin e neneve 69 dhe 70, të ligjit 9121 të vitit 2003, për mbrojtjen e konkurencës, i ndryshuar”.

Në fakt, edhe këtu duket se “dardha e ka bishtin mbrapa”.

Enti Rregullator i Energjisë duket më i kujdesshëm sesa Autoriteti i Konkurencës, i cili i ka marrë dokumetat në datën 9 dhe në datën 12 ka dalë me vendim.

Më një vendim sqarues, diku konfuz, por që mesa duket i jep të drejtë KESH-it të ecë përpara.

ERE sqaron se është në kompetencë të KESH-it trajtimi i problematikës së depozitimit të Energjisë Elektrike.

Në fakt, theksohet se pas plotësimit të nevojave, qartazi Enti Rregullator i Energjisë thotë se “komercializimi apo tregtimi i sasisë së energjisë që rezulton pas përmbushjes së detyrimit për shërbimin publik”.

Pra, pasi e gjithë energjia prodhon KESH plotëson nevojat e popullatës, pra i jepet OSHEE-së dhe nuk rritet çmimi në treg për shërbimin ndaj qytetarëve, atëherë sasitë e tepërta mund t’i jepen kompanive, sipas kësaj reference të dhënë nga ERE.

Por, çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë që OSHEE blen energji me 200 euro megavatin, një kompani private si NOA Energy e merr nga KESH në orët e pikut, e shet me 400 euro dhe ia kthen pas mesnate ku çmimi i energjisë është rreth 50 euro.

Pra, diferenca është 5 deri në 7-fish në çmimin e energjisë, apo më shumë.

Kontrata KESH-NOA, qartazi duket edhe sipas këtij dokumenti të ERE që thotë saktësisht se duhet të plotësohen një herë nevojat e popullatës. Pra nevojat që OSHEE ka për tregun e brendshëm në Shqipëri, dhe pastaj mund të ketë komercializm apo depozitim të energjisë elektrike.

Në fakt pas qershorit, OSHEE ka filluar të blejë energji elektrike. Sepse KESH nuk plotësonte dot nevojat me prodhimin që kishte.

LEXO EDHE:  Rama kërkon “pakt” me banorët e Kukësit

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Aksidentoi një person, Rama shpërblen kreun e PS-së

Pra, janë disa muaj, qershori me një sasi maksimale të energjisë elektrike, të dhënë nga KESH dhe marrë nga OSHEE dhe më pas fillon që KESH-i t’i japë energji në orare, sipas nevojave të përgatitura nga NOA, kësaj kompanie private.

Është muaji korrik, gusht, shtator e tetor. Dhe në momentet që flasim, deri para pak ditësh i janë dhënë vetëm për tetorin mbi 15 mijë megavat energji elektrike kompanisë private NOA Energy nga KESH. Megjithëse jemi në një kohë krize, të paralajmëruar kjo nga kryeministri.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga CNA.al, NOA ka marrë energji për një periudhë të gjatë kohe, edhe pse KESH nuk ka përmbushur dot nevojat e publikut. Pra, për ta çuar tek OSHEE dhe për ta çuar më pas tek qytetarët shqiptarë.

Pra, OSHEE ka blerë energji me një çmim të lartë sepse tregu filloi të merrte një rritje të çmimit në bursë. Dhe ndërkohë që OSHEE ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë, KESH ka depozituar energji tek NOA dhe e ka marrë këtë në orët e para të mëngjesit.

Pra, disa mijëra apo dhjetëra mijë megavat energji elektrike kanë shkuar tek një biznes privat që ka futur disa miliona euro në xhep, ndërsa OSHEE ka humbur më shumë para duke blerë energji dhe KESH ka marrë disa thërrime. Dhe energjia i është kthyer në orët më të panevojshme për tregun, siç janë orët e pas mesnatës. Nga ora 04:00 deri në orën 07:00.



Qartazi skema duket se po zbërthehet.

Pra, kemi një vendim të ERE-s, i cili thotë se duhet të plotësohen një herë nevojat e shërbimit publik.

Por, pa u plotësuar nevojat, KESH ka depozituar energji, tek NOA Energy në shkelje të asaj që shkruhet qartazi në dokumentin me numër portokolli 445, të datës 9 prill 2021.

KESH, i ka dhënë energji NOA-s, pa plotësuar nevojat e popullatës, pra pa plotësuar shërbimin publik.

Pa u plotësuar nevojat e shqiptarëve, KESH-i e ka depozituar këtë energji tek kompania private, kjo e fundit e ka shitur në orët e pikut, ka fituar milionat e eurove, dhe ia ka kthyer me disa cikërrima sërish energjinë KESH-it. Ndërkohë që OSHEE dilte në treg dhe kërkonte të blinte energji elektrike.

Dokumenti i ERE duket se tashmë vë me “shpatulla pas muri”, KESH-in, drejtuesit e saj dhe kompaninë private që ka përdorur rezervat energjitike të KESH-it për interesa biznesi, nëpërmjet një kontrate që tregon qartazi se disa segmente të caktuara të këtij institucioni të menaxhuara fillimisht nga ish-drejtori Benet Beci, sot deputet i Partisë Socialiste, kanë çuar “ujë” tek një kompani private e cila ka fituar tashmë miliona euro, ndërsa KESH nuk plotëson dot nevojat e popullatës, me prodhimin e energjisë.

Por, operatori tjetër, OSHEE detyrohet të blejë me dhjetëra milionë euro energji me një çmim mjaft të shtrenjtë në treg.

Ndërsa energjia që prodhohet nga KESH, merret nga një kompani private, përdoret, fitohen miliona euro, dhe ndërkohë qytetarët duhet të shohin sesi kryeministri paralajmëron për krizë energjitike, ndërsa KESH-i prodhon energji dhe atë e përdor për tregti me privatët, dhe nuk e çon të gjithë energjinë tek OSHEE-ja, për t’u shpërndarë më tej tek qytetarët./CNA.al

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

LEXO TE PLOTE