Connect with Us

Çfarë do ndodhë me Klevis Balliun dhe të skualifikuarit?/ Besnik Mustafaj zbulon skenarin

Politikë

Çfarë do ndodhë me Klevis Balliun dhe të skualifikuarit?/ Besnik Mustafaj zbulon skenarin

Publikuar

-

Çfarë do ndodhë me Klevis Balliun dhe të skualifikuarit?/ Besnik Mustafaj zbulon skenarin

Në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme në qarkun e Korçës u skualifikuan disa kandidatë të Partisë Demokratike.

Demokratët e Pogradecit eleminuan nga lista Klevis Balliun dhe ish-kryetarin e bashkisë Eduart Kaprin, ndërsa të tjerë kandidatë janë refuzuar edhe në degët e tjera.

Por çfarë do ndodhë me të skualifikuarit?

Për këtë ka folur anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Besnik Mustafaj.

Ai tha se nuk beson se të skualifikuarit do të futen në listën e deputetëve, por tregoi se ata do të jenë në listën II.

Mustafaj deklaroi se në listën II do të jenë ata që opozita do të përzgjedhë për emërimet politike që do të kryejë në postet shtetërore, kur të vijë në qeveri.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj nuk i ndal "vrasjet"/ PD akuza të rënda kryebashkiakut të Tiranës

“Në listën e përfaqësimit politik nuk do jenë. S’besoj që Kryesia të dalë kundër vullnetit të demokratëve. Janë njerëz me kontribute demokratike, do të jenë në listën 2.

Përderisa kanë shkuar në atë fazë, dhe do jenë shumë të preferuar në emërimet politike kur opozita të vijë në pushtet. Përjashtohet termi skualifikim. Lista e dytë është automatike”, theksoi ai./ CNA.al

Demokratët e Pogradecit skualifikojnë çunin e Fahri Balliut/ Eleminohet edhe ish-kryetari i bashkisë

Kush e eleminoi Klevis Balliun? / Zbulohet skenari

U skualifikua nga demokratët e Korçës/ “Surpriza” e Klevis Balliut, ja ku do garojë ish-deputeti i Lulit

Fahri Balliu “luftë” me Lulzim Bashën/ Kërkon që Klevisi të rivotohet në Tiranë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

Publikuar

-

Nga

Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

Ish deputeti i PD, Edi Paloka thotë se denoncimet e opozitës nuk përhapin panik pasi qëllimi i tyre është gjidhja e problemeve.

Sipas Palokës, panik përhapte kryeministri kur fliste për “pirgje me të vdekur” e “kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”.

Demokrati thekson se në spitalet Covid mungon ECMO, një aparaturë që shpëton jetë, sepse sipas tij, Rama paratë i çon tek inceneratorët dhe PPP.

“Makabritet eshte te lejosh kete situate e jo ta denoncosh !
-Denoncimet tona nuk perhapin panik, panik perhapte ky kryeminister kur fliste per “pirgje me te vdekur” e “kufoma qe do ti shqyejne qente rrugeve”. Qellimi i denoncimeve tona , eshte zgjidhja e problemeve.
-Ne u jemi mirenjohes mjekeve dhe i kemi kerkuar gjithe keto kohe qeverise qe ti mbeshtese e ti vleresoje per sakrificat qe ata bejne cdo dite e jo ti keqperdor per interesat e Rames.
-ECMO , nje aparature qe shpeton jete , mungon ne spitalet COVID megjithese kushton vetem 30 mije euro. Kjo sepse Rama parate i con tek inceneratoret dhe PPP”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

Nga

“Ore, na luajtët mendsh!”/ Artan Hoxha reagon ashpër: Ju shtrëngoftë zoti në qiell

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Vasili: Ristani ka të kaluar kriminale, PD të bëjë publike listën e 19 deputetëve

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Çollaku: Trump grisi sot planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE