Connect with Us

Bushati në Globsec: Kemi nevojë të rikthejmë besimin tek organizmat dhe rendi ndërkombëtar!

Politikë

Bushati në Globsec: Kemi nevojë të rikthejmë besimin tek organizmat dhe rendi ndërkombëtar!

Publikuar

-

Bushati në Globsec: Kemi nevojë të rikthejmë besimin tek organizmat dhe rendi ndërkombëtar!

Në Bratislavë ka nisur punimet forumi Globsec, një platformë në të cilën përsonalitete nga e gjithë bota diskutojnë kryesisht mbi sfidat e sigurisë.
Në këtë forum u diskutua mbi përballimin e sfidave të përbashkëta të shkaktuara nga Pandemia me të cilat po përballet bota

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte i ftuar në punimet e këtij forumi si i ngarkuar special i Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.
Bushati diskutoi mbi rolin e OSBE në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, si dhe asaj se çfarë mund të bëj ky organizëm që institucionet e tjera nuk mund ta arrijnë. Në fjalën e tij, ai e vuri theksin tek roli që po luan kjo organizatë, por në cdo rast, tha ai, ajo nuk mund të zëvëndësojë rolin dhe kontributin që duhet të japin organizmat e tjerë për të siguruar bashkëpunimin ndërkombëtar.

“OSBE është një platformë për dialog, një organizatë e mbështetur tek konsuesi që bën së bashku shtete nga Amerika Veriore, Azia Qëndrore dhe Europa. Mbetet akoma e vetmja platformë ku këto tre kontinente janë të pranishme dhe diskutojnë së bashku, por që gjithsesi është prekur nga “Erozioni i besimit”, që po përjetojmë me mulitilateralizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në tërësi. Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57-shteteve pjesëmarrëse në OSBE me histori dhe tradita të ndryshme. Nga ana tjetër është e rëndësishme të flasim për vlerat e përbashkëta të organizatës. Ne kemi parë në disa raste që organizata ka qenë në gjëndje të provojë asistencë për shtetet pjesëmarrëse dhe të shërbejë si ndërmjetës i besueshëm, por në shumë raste të tjera ka qenë thjeshtë e pamundur për shkak të rregullave të rëna dakort ose të interpretuara në një mënyrë të caktuar që i kanë pamundësuar veprimin oraganizatës. Për mua cështja thelbësore është besimi. Ne kemi nevojë të rikthejmë besimin. Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare si fillim por edhe më gjërë. Tashmë nuk jemi në kushtet e debatit klasik që kemi përjetuar në të shkuaren perëndim- lindje apo anasjelltas, pasi ky de-fragmentarizim për të cilin po flasim është shumë më i komplikuar. Në disa raste e kemi pasur të vështirë edhe të vendosim “vijën e kuqe”, dhe jemi dukur sikur kemi bërë vija në rërë. Kapërcimi i kësaj situate është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e organizatës dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme edhe për besueshmërinë e rendit ndërkombëtar në tërësi”.

LEXO EDHE:  Klevis Balliu bëhet baba për herë të parë/ Publikon foton me të birin

Në panelin e diskutimit “De-fragmentimi i botës-parashikimi i një të ardhmeje më bashkëpunuese”, bashkë me Bushati ishin ministri i Jashtëm i Kazakistanit Mukhtar Tleuberdi, sekretari i shtetit Slovak, Martin Klus dhe gjenerali John Allen, president i Brookings Institution.
Forumi diskutoi mbi kristalizimin e dy sistemeve të ndryshme vlerash, demokracinë ndaj autoritarizmit. Gjithashtu u diskutua mbi bashkëpunimin e institucioneve globale për të adresuar shqetësimet e sigurisë, kapërcimin e ndarjeve ideologjike dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për krizën shëndetësore aktuale dhe në të ardhmen, si dhe rimodelimi i institucioneve ndërkombëtare që të jenë më të përshtatshme për të ardhmen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Petrit Vasili takim me EURALIUS/ Ju nuk bëni dot pa ne

LEXO EDHE:  Përfundon takimi mes Arta Markut dhe ambasadores Vlahutin



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Leonard Olli i shkruan gjerë e gjatë Ramës/ Timonieri që i bie tepsisë-dajre nga Korça!

LEXO EDHE:  Numërimi në Michigan/ Deputeti socialist tregon faktorët që cënuan votën ndaj Trump

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Arrihet akordi me Greqinë/ Kryeministrat hedhin firmën në samitin e BE

LEXO EDHE:  Kreu i ri i KQZ nis takimet e larta/Ja ambasadori që priti në zyrë



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE