LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Kakomesë protestojnë para gjykatës së Gjirokastrës/ Kërkojnë legalizimin e pronave

8 Tetor 2020, 11:26, Sociale CNA
Banorët e Kakomesë protestojnë para gjykatës së

Banorët e fshatit Kakome janë grumbulluar sot me pankarta në duar para gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe kërkojnë legalizimin e pronave.

Ata protestojnë për vendimin e një dite më parë dhënë nga gjykata administrative duke e akuzuar gjyqtaren e çështjes Ema Shaholli për korrupsion dhe anësi në gjykim. Rreth 60 banorë, teksa protestojnë bëjnë me dije se janë në një proces gjyqësor pranë Gjykatës Administrative Gjirokastër për tokën në Kakome për të cilën nuk po munden të marrin dokumentacionin e duhur prej vitit 2013.

Konflikti për tokat në Kakome vijon prej vitit 2004. Qeveria shqiptare vendosi të lëshojë me koncesion hapësirën prej 70 hektarësh në gjirin e Kakome. Koncesioni u dha në bazë të një ligji të vitit 1993, i cili nuk njeh pronësinë private në tokat pranë bregut të detit. Banorët e Nivicës pohojnë se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e një fshati turistik në tokat e tyre dhe kërkojnë njohjen dhe kthimin e të gjithë pronave./CNA.al

Lajmet e fundit nga