LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spiropali “i nxjerr të palarat” opozitës së Bashës dhe Metës/ Bashkëpunojmë natën me krimin nëpër skuta

7 Tetor 2020, 16:46, Politikë CNA
Spiropali “i nxjerr të palarat” opozitës së

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk është kursyer aspak ndaj opozitës së Lulzim Bashës dhe presidentit Ilir Meta gjatë fjalës së saj në Parlament.

Spiropali tha se disa eksponentë të opozitës dhe Meta bashkëpunojnë natën me krimin nëpër skuta dhe gjatë ditës hedhin baltë mbi qeverinë.

Më tej, ajo i bëri thirrje Metës dhe opozitarëve të qëndrojnë larg skutave me krimin.

“Eksponentë nga më të lartët në strukturat e opozitës jashtë parlamentare, që na akuzojnë ne pa të drejtë nga mëngjesi në darkë, janë ata që bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së. Duke iu thënë bëhuni me ne se do jemi ministra të Brendshëm, bëhuni me ne se do i kthejmë ligjet që janë bërë, bëhuni me ne se do ua lëmë rrugën të lirë dhe fushën e veprimit të lirë. S’janë me dy fytyra, por janë të pafytyrë.

Natën bashkëpunojmë me krimin nëpër skuta. Nga i pari ai Kreu i Shtetit. Ta harrojnë! Ne jemi të vendosur që pas 25 prillit jo vetëm të luftojmë krimin, por të nxjerrim dhe këta jashtë loje. Këta e përdorin krimin në favor të tyre. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit jemi krenar pasi kemi kaluar ligjet në Kuvend. 120 mln euro të sekuestruara nga OFL. Më shumjë se 8 vite qeverisje bashkë të atyre që… Të rrinë larg skutave me krimin, se që ta dinë, prapë në kutitë e votimit pleshta do marrin”, theksoi socialistja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga