LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Kokëdhima: Gjici bën evazion, ja çfarë ndodh te skuadra e Kukësit

7 Tetor 2020, 08:04, Sport CNA
Shpërthen Kokëdhima: Gjici bën evazion, ja çfarë

Bojkoti i kampionatit, qëndrimi i qeverisë ndaj kërkesave të Ligës Profesioniste, pritshmëritë për zgjidhje të mundshme dhe mirëkuptim mes palëve. Janë këto temat e prekura në intervistën ekskluzive për ?Panorama Sport? të presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima. Numri një i klubit fierak i ka kthyer përgjigje edhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici, duke e akuzuar këtë të fundit për evazion dhe mashtrime fiskale.

Zoti Kokëdhima, a shihni dritë në fund të tunelit pas gjithë kësaj situate?

Kërkesat e Ligës janë të drejta. Ato do të fitojnë patjetër një ditë. Me këtë qeveri ose me një tjetër, kjo nuk është thelbësore. Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë se mbajtësit e pushtetit gjatë këtij tranzicioni na kanë vjedhur, na kanë abuzuar, na kanë mashtruar, na kanë shtypur dhe na kanë lënë pa atdhe e në mes të katër rrugëve. Kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kërkesat e Ligës bazohen në një vizion të drejtë për të ardhmen e sporteve, shëndetin e popullit, edukimin e rinisë dhe ekonominë e klubeve.

E kam ftuar Kryeministrin që t?i qaset pozitivisht projektit tonë për t?i kursyer kohë dhe energji vendit. Ne nuk kërkojmë që ai të ?kalojë ylberin?, aq më pak që të kërkojmë lëmoshë prej tij apo prej tyre. Ne kërkojmë që qeveria të marrë përgjegjësitë e veta. Kryeministri nuk është duke e bërë këtë kur deklaron: ?Nuk më merrni dot asgjë me presion?. Ai nuk duhet ta mendojë Shqipërinë si plaçkën e tij, të mirat dhe buxhetin e saj.

Servilët e qeverisë na kujtojnë çdo fund e fillimjavë në emisionet televizive se ?qeverisë nuk i bëhet shantazh? dhe se ?qengji i urtë pi dy nëna?. Dua t?u them këtyre leshkove se qeveritarët tanë nuk janë dele që ?thithen? me sjellje të buta. Pushtetarët tanë janë gjarpërinj që nuk kanë fare cica!

Ju jeni akuzuar për politizim të kësaj çështjeje, ndërkohë që presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është shprehur se jepni paga minimale për skuadrën. Cila është përgjigjja juaj?

Kërkesat tona pa dyshim që kërkojnë të ndryshojnë politikat e shtetit dhe të qeverisë për sportet, po ashtu të ndryshojnë edhe politikat e shoqërive dhe subjekteve tregtare në fushën e sporteve. Përmbushja e tyre sigurisht kërkon vullnet e vendimmarrje politike të shumicës. Në këtë kuptim, kërkesat e Ligës janë politike.

Gjithçka tjetër që më adresohet mua është spekulim. Safeti është evazori më i madh i botës shqiptare të futbollit. Ai e ka katandisur klubin e Kukësit si kioskën e Kategorisë Superiore. Në vitin 2018 ky nënkampion i Shqipërisë ka deklaruar gjithsej 169 milionë lekë të vjetra paga për lojtarët e tij, ndërkohë që Apolonia në Kategorinë e Parë ka deklaruar 210 milionë lekë paga, përveç sigurimeve. Në vitin 2019, Kukësi i Safetit, nënkampion i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, ka deklaruar 60 milionë lekë më pak se Apolonia në një kategori më poshtë.

Merrini bilancet e të dy klubeve në QKB, janë publike, mund t?i shikojë çdo gazetar, ju paraqes edhe unë dokumentet përkatëse, që të bindeni. Intervistoni edhe lojtarët e Kukësit, studioni edhe kontratat e tyre të depozituara në FSHF. Për 8 orë, mund të keni në dorë mbi 60 prova të evazionit fiskal të Safetit. Ja një prej arsyeve pse ai është i kontrolluar dhe i shantazhueshëm nga qeveria kundër Ligës. Në këtë situatë është më mirë të heshtë, sepse mund të përfundojë si i pandehur për evazion dhe mashtrime fiskale.

Lajmet e fundit nga