Connect with Us

Revolta në burgje/ Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta

Kronika

Revolta në burgje/ Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta

Publikuar

-

Shtohen rastet e të burgosurve që hyjnë në grevë në burgjet e të gjithë vendit.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë. Ata kërkojnë tu lejohen takimet me familjaret ndërsa theksojnë se kanë mungesë të kushteve higjienike.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mjeti i policisë del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Plagoset një person në Fier

Publikuar

-

Nga

I dënuar me 20 vjet burg në Zvicër/ Kapet shqiptari i shpallur në kërkim

Sot në lagjen “Sheq i madh” në Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëviste në drejtimin Sheq-Fier.

Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

LEXO EDHE:  Gjenerata e ‘mijëveçarit’ është më e shëndosha në historinë e njerëzimit

LEXO EDHE:  Njihuni me bananen që hahet me lëkurë

Eshtë njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë në Lezhë/ Zbardhen detaje: Droga u gjet në lavatriçe

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë në Lezhë/ Zbardhen detaje: Droga u gjet në lavatriçe

Policia e Lezhës ka dhënë detaje, në lidhje me sekuestrimin e 1.2 kilogramë kokainë në një servis.

Bëhet me dije se policia kishte informacione se servisi në pronësi të Dodë Markvukaj, përdorej për tregtim narkotikësh prandaj dhe u ushtrua kontroll. Brenda servisit ndodhej vetëm Vera Preka, e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në lavatriçe, e cila ishte në punë për të fshehur gjurmët, gjë e cila dyshohet se është realizuar nga e ndaluara Vera Preka.

LEXO EDHE:  Gjenerata e ‘mijëveçarit’ është më e shëndosha në historinë e njerëzimit

LEXO EDHE:  “Nuk ka 15 kushte”/ Rama nxjerr videon dhe i jep mesazhin e fortë opozitës

Policia nuk ka gjetur në banesë të dyshuarin Dodë Markvukaj, edhe pse ai ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale, atë të kryer më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shtyhet seanca për 7 të akuzuarit për grabitjen e 4.6 mln eurove/ Shkak mungesa e gjyqtares

Publikuar

-

Nga

Është shtyrë seanca për 7 të akuzuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurove në 9 prill të vitit 2019 në aeroportin e “Nënë Tereza”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqatares Miliana Muça. Ndaj 7 të pandehurëve rëndojnë 4 akuza, “vjedhje me armë” “armëmbajtjtje pa leje” “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Shkalla e parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total.
Dash Kupa është dënuar me 27 vite burg, Ernest Kupa është dënuar me 26 vite burg, Neim Avdylaj është dënuar me 26 vite burg, Fatjon Xhyliu është dënuar me 21 vite burg, Dritan Sinani është dënuar me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj është dënuar me 19 vite burg.

LEXO EDHE:  Manjani: Karantinën e kam përjetuar keq, masat janë të ekzagjeruara

LEXO EDHE:  E preferoni oktapodin në ushqimin tuaj? Ndoshta nuk e dini se një nga tentakulat është organi gjenital

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg./CNA.al

LEXO TE PLOTE