LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioneri Varhelyi thyen rregullat anti-Covid/ I jep dorën deputetit në Parlament

7 Tetor 2020, 15:36, Politikë CNA
Komisioneri Varhelyi thyen rregullat anti-Covid/ I jep dorën deputetit

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbajti një fjalim në hapjen e seancës së sotme parlamentare.

Por një gjest i Varhelyit nuk i ka shpëtuar syrit të kamerave, të cilat e kanë kapur duke shkelur rregullat anti-Covid të vendosura nga ministria e Shëndetësisë.

Pasi përfundoi fjalën e tij, komisioneri së bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin u nisën drejt daljes.

Por në një moment, Varhelyi u ndal dhe i dha dorë deputetit dhe numri dy të PS-së Taulant Ballës, duke shkelur hapur rregullat.

Por siç edhe kuptohet bashkë me komisionerit e BE-së edhe Balla shkeli rregullat pasi i ktheu përshëndetjen. Ndonëse politikanët apelojnë në media të respektohen rregullat, vetë nuk i respektojnë ato./ CNA.al

Lajmet e fundit nga