Kronika
“Kokaina që u bë oriz”/ Anila Hoxha, një vit pas aksionit: Po ndodhin krime në kuzhinë

Ka kaluar një vit pas një aksioni të organizuar nga autoritetet greke dhe shqiptare, për 45 kilogramë kokainë që ishte fshehur në portin e Pireut e më pas u zëvendësua me oriz për të futur në kurth porositësit.
Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha sot ngre pyetjen “pse orizi vazhdon të jetë i shtrenjtë? Sipas saj, në përkujtim të këtij aksioni të sukseshëm, të huajt ka mundësi të jenë përfshirë në një operacion tjetër antidrogë. Hoxha shkruan se për ceshtje besimi dhe ” feste” pakove u ngjitën serisht GPS, fjalë ka që kësaj radhe u mor “orizi”, por aman GPS u la në konteniere.
“Pse orizi vazhdon te jete i shtrenjtë ? ??
Vjet në të njëjtën kohe u ngrit cmimi i orizit , pasi disa pako me kokainë u zevendesuan me këtë produkt ne Greqi.
Cështje besimi.
Ne vazhdën e nje aksioni abtidroge që duhet te ndiqte udhetimin qe po pershkruanin 20 kg kokainë u beme partnerë edhe ne.
Destinacioni Ekuador- Greqi – Durres .
Aty orizi u terhoq nga te dyshuarit qe pasi e kuptuan lojen e hodhen gjatë ndjekjes , por njeri prej tyre vijon ende në kerkim .
Dhe meqë ne i festojme arritjet …!
Në përkujtim te ketij aksioni te sukseshem, te huajt ka mundësi te jenë përfshirë ne nje operacion tjeter antidroge. Për ceshtje besimi dhe ” feste” pakove u ngjiten serisht GPS. Fjalë ka që kësaj radhe u mor “orizi”, por aman GPS u la ne konteniere.
Fotot janë nga arkiva e dosjes se parë.
Ju paçim , dhe aman me kontrollin e territorit dhe postblloqet, jemi keq me kolesterolin ! Po ndodhin krime ne kuzhinë !”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al