Connect with Us

Ish-drejtoresha u kap duke marrë lekë në zyrë dhe kërkoi të dënohet/ Gjykata e shpall të pafajshme

Denoncim

Ish-drejtoresha u kap duke marrë lekë në zyrë dhe kërkoi të dënohet/ Gjykata e shpall të pafajshme

Publikuar

-

Ish-drejtoresha u kap duke marrë lekë në zyrë dhe kërkoi të dënohet/ Gjykata e shpall të pafajshme

Një ish-drejtoreshë, e cila u kap nga kamerat e “Fiks Fare” duke marrë lekë në zyrë, ka kërkuar të dënohet nga gjykata.

Por, kjo e fundit, e ka shpallur të pafajshme! Çudia ka ndodhur në Gjykatën e Korçës, ku kryesuesja e trupit gjykues Flojera Davidhi ka shpallur të pafajshme ish-kryeregjistruesen e Hipotekës së Bilishtit Valbona Beshi.

Në vitin 2018, emisioni “Fiks fare” trajtoi një problematikë në hipotekën e Bilishtit. Në atë kohë, denoncuesi Gëzim Agastra ankohej për zonjën Beshi.

Sipas denoncimit, kjo zyrtare e kishte sorollatur këtë qytetar për vite me radhë. “Kam vajtur në Hipotekën e Bilishtit që më 2015 dhe sot, kanë kaluar dy drejtorë dhe në pronën time më del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra. Kam takuar në Hipotekë një Valbona, i kam thënë nuk të kërkoj tokë, vetëm ta certifikoj. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Dhe inxhinier ishte burri i saj, një Gazi Beshi” tha Gëzimi në vitin 2018.

Emisioni “Fiks Fare” faktoi me zë dhe figurë këto sorollatje, madje në një moment, zonja Valbona Beshi, brenda zyrave të shtetit, i merr një shumë prej 200 mijë lekësh denoncuesit në vitin 2018. Menjëherë pas denoncimit, Prokuroria e Korçës filloi procedimin penal ndaj zonjës Valbona Beshi, e cila u mor e pandehur dhe u dërgua për gjykim në Gjykatën e Korçës.

Në këtë gjykatë, vijoi një proces i rregullt penal, ku u paraqitën faktet e prokurorisë por edhe pretendimet e mbrojtjes. Prokuroria ka kërkuar dënimin fajtor të zonjës Valbona Beshi dhe dënimin e saj me 2 vjet burg me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Pretendimet e mbrojtjes i ka bërë avokati Ermir Skënderi, i cili ka kërkuar; kërkojmë zbatimin e nenit 53 të Kodit Penal, uljen e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji sepse e mbrojtura prej meje paraqet shkallë të ulët të rrezikshmërisë shoqërore, janë një sërë elementësh lehtësues, paraqitet e padënuar dhe më konkretisht të dënohet me 1 vit burg!

Emisioni “Fiks Fare” siguroi audion e këtij procesi gjyqësor, ku avokati pranon se klientja e tij ka shkelur ligjin. “Fakti që ajo pjesë që është transmetuar në emisionin Fiks Fare, ne ndjejmë përgjegjësi” thotë avokati, që shton se, “qëndrimi pohues dhe pendues i të mbrojturës prej meje”. Pra, avokati dhe zonja Valbona Beshi kanë pranuar fajin. “Kam shkuar në të gjitha seancat gjyqësore se më ka ardhur fletëthirrja. Nga gjyqtarët s’më ka marrë asnjëherë në pyetje. Në shkallë të parë, Beshi kërkoi gjykim të shkurtuar. Avokati kërkoi uljen e dënimit, pranuan për 1 vit” thotë ai.

LEXO EDHE:  Doni t’i mbushni xhepat me lekë/Ja ku duhet të punoni në Shqipëri

Por, çfarë ka ndodhur më tej?! Megjithëse avokati kërkoi dënimin e klientes së tij me 1 vit burg, por edhe prokuroria kërkoi të dënohet me 2 vjet burg, kjo gjykatë e ka shpallur të pafajshme zonjës valbona Beshi! Gjyqtarja Flojera Davidhi pretendon se faktet e prokurorisë nuk përbëjnë vepër penale. Ajo pohon se shkelja mund të jetë administrative, etike, por jo vepër penale! “Mori pafajësinë, bile kërkoi edhe kthimin e shumës prej 1 milionë lekësh si garanci që kishte vënë zonja, u shpall e pafajshme. Gjykata e Apelit, të njëjtin veprim, e la në fuqi, të pafajshme. Me arsyetimin se ska vepër penale, s’ka korrupsion pasiv” thotë Gëzimi.

Po kush është fajtori? I vetmi fajtor mbeti qytetari Gëzim Agastra, i cili u end në dyert e gjykatave dhe tani po endet në dyert e Kadastrës, pasi ende nuk e ka regjistruar pronën! “Në gjyq s’kam lënë seancë pa shkuar. Njëherë s’paraqitej avokati, njëherë kjo, njëherë gjyqtari. Në fund më thanë ti pse vjen. Po fletëthirrja shkruan se mosparaqitja përbën shkak për ndjekjen penale. Të futem brënda unë? Kam shkuar gjithmonë. Deri sot plasa, s’vete dot më” thotë Gëzimi, ndërsa shton se, edhe pas dy vitesh, sërish nuk e ka regjistruar dot pronën, pasi Hipoteka i pohon se kërkon vendimin e Gjykatës së Korçës.

“Po vete 2 muaj akoma s’ka dalë vendimi i zbardhur. Më thonë shko e merre vendimin e gjyqit. Gjykata më thotë të hapësh një padi civile ndaj hipotekës. Të hap gjyq unë për së dyti, kur unë i kam të gjitha dokumentet e rregullta. Leqë zgjidhje s’kam marrë, por edhe ato certifikata mi morën dhe tani janë në Hipotekë. Tani të bëj padi civile ta hedh në gjyq Hipotekën, e ka fajin vetë personelin. Po se ka fajin ajo, le të mbetem unë” përfundon Gëzimi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Shefi i Krimeve kërcënon gazetarin/ Dil jashtë se…

Publikuar

-

Nga

Shefi i Krimeve kërcënon gazetarin/ Dil jashtë se…

Emisioni “Stop” shkoi në Divjakë këtë të mërkurë, pasi Loni Lala, 64 vjeç, është ankuar, se përveçse i kanë vjedhur dy dele më 2 Janar 2021, ai vetë dhe familja ndjehen të kërcënuar prej hajdutëve dhe se nuk kanë gjetur përkrahje nga policia e Divjakës.

Vjedhja ka ndodhur nga katër persona në stallën ku Lala mban bagëti e gjedhë. Gjithçka është e filmuar nga kamera e një biznesi përballë stallës. Loni Lala tregoi, se hajdutët kanë shkatërruar dritaren me tulla, kanë tërhequr zgarën dhe kanë hyrë brenda, ku kanë grabitur delet.

Lala shtoi se dy persona i ka njohur dhe janë banorë të fshatit. Në këto kushte është lënë i vetëm nga shteti dhe nga policia. Ai tregoi, se ka bërë ankesa në polici, por policia në vend që t’i ofrojë mbrojtje, i është kundërvënë.

“Këtu kanë ardhur kanë shqepur dritaren me tulla, kanë hequr zgarën, kanë hyrë brenda, kanë kapur dy delet i kanë nxjerrë dhe kanë ikur. 9 krerë kam pasur gjithsej këtu dhe 2 mi morën, 7 më ngelën. Mesa pashë tek kamerat atje, janë 4 persona. Banorët e fshatit, vijnë shpesh herë këtë derisa arritën që votën. Kam 2 vjet që më vjedhin këtu. Më kanë vjedhur viça, dhi, dele, qengja, keca. Thonte policia që nuk do vij unë të ruaj delet e tua. Nuk e ndjej veten të mbrojtur nga policia se kam bërë ankesa dhe policia më është kundërvënë mua. Unë jam vetëm këtu në stallë, mund të vijnë të më vrasin. Gjithë natën rri këtu tek stalla”, tha ai.

E bija e Loni Lalës tha se është kërcënuar nga vëllai i njërit prej grabitësve, Arsid Janko.

E bija: Më ka kapur në rrugë te parku i lojërave, Arsid Janko dhe më ka thënë “nëse vëllai im del i pafajshëm, unë do të të vras burrin dhe babain”. Nga shteti unë dua sigurinë e familjes!

Gazetari: Kush është ky person, që ju e përmendët me emër dhe mbiemër?

E bija: Personi, i cili ka dalë në kamerë, njeri prej katër personave, që kanë dalë në kamerë. Në datën 3, afër dreke. Po vija nga Durrësi dhe shkova në farmaci, për të marrë diçka. Nga farmacia isha te parku i lojërave me vajzën dhe aty erdhi ai dhe më pyeti:  “Çfarë ka ndodhur, që e morën vëllain tim?” Nuk e di, i thashë unë dhe realisht nuk e dija këtë pjesë. Ai tha, se nëse vëllai del i pafajshëm, atëherë do të të vras babanë dhe burrin. Babai dhe burri më tha: “Hajde të shkojmë në polici”. Shkova në polici, për të bërë denoncimin dhe ata të policisë më thanë: “Nëse kjo del, që është gënjeshtër, atëherë ju do të fundoseni dhe largohuni që këtu!”

Gazetari: Kush jua ka thënë këtë?

E bija: Një prej atyre policëve. Mënyra, se si i është përgjigjur policia babait tim, nuk është e drejtë.

Gazetari: Ti vetë ndihesh e mbrojtur?

E bija: Unë dhe familja imë nuk ndihemi të mbrojtur, përkundrazi, ndihemi shumë keq. Kam tri fëmijë të vegjël dhe nuk kam siguri për familjen. Unë nga shteti dua vetëm sigurinë e familjes, se ata më kanë marrë djersën e fëmijëve! Unë nuk thera një qëngj për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Denoncimin unë nuk e bëra për këtë person, sepse u përgjigjën shumë keq. “Largohuni që këtu dhe nëse kjo nuk është e vërtetë, ju do të fundoseni!”.

Gazetari i “Stop” iu drejtua komisariatit të policisë, ku shefi i Krimeve, në vend që të japë informacion për rastin në fjalë, filmoi me celular dhe kërcënoi gazetarin me procedim penal, duke e nxjerrë jashtë.

Punonjësi: Ky është shefi i krimeve.

LEXO EDHE:  Kim dhe Soreca takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Veproni me pavarësi dhe integritet

LEXO EDHE:  Kim dhe Soreca takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Veproni me pavarësi dhe integritet

Gazetari: Shumë bukur! Kemi ardhur për problemin e qytetarit.

Shefi i Krimeve: Ec, dil jashtë!

Gazetari: Do flasim aty jashtë?

Shefi i Krimeve: Po, dil jashtë!

Gazetari: Do flasim aty jashtë, bashkë?

Shefi i Krimeve: Do flasim jashtë, jo këtu.

Gazetari: Pse jashtë?

Shefi i Krimeve: Është vepër penale mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Gazetari: Zotëria Loni Lala është banor i Divjakës. Ka patur një problem për një vjedhje. Duam të dimë pak veprimet e policisë nga fillimi e deri në fund dhe pjesën e mbrojtjes së zotërisë. Ma jep përgjigjen tani!

Shefi i Krimeve: Të lutem, dil jashtë!

Gazetari: A mund ta jepni ju përgjigjen, se ju jeni Shefi i Krimeve?

Denoncuesi: Kam dy vjet, që denoncoj këtu në këtë derën e policisë. Kanë vjedhur dele, vica, keça, qengja, derisa u identifikuan hajdutët, i mbajtën 1 orë dhe i çuan.

Gazetari: Nuk po dhunoj institucionin, nuk po ju fyej…

Shefi i Krimeve: Dil jashtë, se do fillojë procedimi penal!

Gazetari: Po le të fillojë procedimi, por për çfarë, pra? Ka një arsye, ka një motiv.

Gazetari: Zotëri, unë kërkoj, çfarë i mbetet prokurorisë…

Shefi i Krimeve: Nuk ka rëndësi, këtu duhet të hysh sipas ligjit.

Gazetari: Atij zotërisë, që është gjynah, kur e shikon me gjithë këto probleme, keni marrë një denoncim nga vajza…

Shefi i Krimeve: Asnjëherë, ty nuk të vjen gjynah më shumë sesa neve.

Gazetari: E shikoj, e shikoj, që këta ndihen të rrezikuar.

Shefi i Krimeve: Ndihmoje, pse nuk e ndihmon zotërinë?

Gazetari: Si?! Më thua mua, që ta ndihmoj? Po unë për çfarë kam ardhur këtu? Mos kujton ti, se po tallem unë këtu?  “Stop”-i  nuk vjen për t’u tallur këtu, zotëri!

Shefi i Krimeve: Dil jashtë!

Gazetari: Unë nuk dal jashtë, pa më siguruar se çfarë do të bëhet me mbrojtjen e këtyre zotërinjve! Më jep përgjigje, se çfarë është bërë, lidhur me këtë gjë. Zotëri, po filmoje dhe filmoje mirë atë, se s’ka asnjë problem!

Shefi i Krimeve: Të lutem dil jashtë!

Gazetari: Mund ta filmosh, urdhëro, ja ku e ke kamerën, i kemi publikisht!

Shefi i Krimeve: Unë nuk filmoj, të lutem, te shtëpia jote nuk hyn njeri brenda dhe troket nga brenda.

Gazetari: Po për çfarë po më nxjerr jashtë? Pse po më ndjek?

Shefi i Krimeve: Je i jashtëligjshëm këtu.

Gazetari: Për çfarë jam i jashtëligjshëm?

Shefi i Krimeve: Në institucionin e policisë hyhet me rregulla.

Gazetari: Unë nuk përbëj vepër penale, se nuk po dhunoj institucionin.

Gazetari: Zotëria, gjynah! Është për të ardhur keq, që në mes të një stalle aty, i vetmuar, të ndihet akoma i rrezikuar. Për këtë më vjen shumë keq! Jam shumë i shqetësuar, se ti e shikon, se sa i shqetësuar jam unë për atë qytetarin dhe e shikoj, se sa e keni vënë ju ujin në zjarr.

Shefi i Krimeve: Vetëm i shqetësuar nuk je.

Gazetari: Po çfarë jam? Bëni edhe rolin e psikologut tani? Se, tani, të shefit nuk po ma bën, të informacionit s’po ma bën, e ke edhe diplomën e psikologut? Se si jam unë, i shqetësuar ose jo? Unë po bëj detyrën time, zotëri, dhe ti nuk mundesh dot të më ndalosh dot mua! Nuk kam ardhur këtu, për t’u zënë me ju, nuk është qëllimi ynë ky, si emision. Qëllimi ynë është, që ne të informohemi saktë dhe të kërkojmë mbrojtje për zotërinë.

“Stop” iu drejtua zyrtarisht policisë së Fierit, e cila ktheu një përgjigje duke thënë se është bërë identifikimi i autorëve të dyshuar ndërsa materialet në ngarkim të të dyshuarve i kanë kaluar prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme proceduriale hetimore./ tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Çudia në Shkodër, dy familje të dënuara nga gjykata për të njëjtin ndërtim

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Çudia në Shkodër, dy familje të dënuara nga gjykata për të njëjtin ndërtim

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e të mërkurës një çudi në Shkodër, ku dy familje janë dënuar nga gjykata për të njëjtin ndërtim pa leje.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Luljeta Shyti, e cila tha se familja e saj është dënuar me një gjobë prej 7 milionë e 200 mijë lekësh të vjetër. Masa administrative është marrë në vitin 2013, ndërsa është shqyrtuar edhe nga Gjykata e Shkodrës. Kjo e fundit ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, ku Inspektoriati i Ndërtimit pranë Bashkisë së Shkodrës duhet t’ia vilte kësaj familje.

Por, disa muaj pas vendimit të parë, e njëjta gjykatë dënon penalisht z.Tom Delija me kusht, i cili pranon para trupit gjykues se godinën e ka ndërtuar ai. Por, cili dënim po ekzekuton Inspektoriati Ndërtimit i Bashkisë Shkodër? Familja Shyti thotë se ka pasur shumë probleme, madje u janë bllokuar edhe pagat. Ata denoncojnë se pas vendimit të dënimit nga INUV nuk janë lajmëruar asnjëherë. Madje, nuk u lajmëruan edhe pas dhënies së vendimit të gjykatës, në dhjetor të vitit 2013. “Nuk e kemi bërë ne atë ndërtim. E di edhe INUV-i. Por, përsëri nuk e pranojnë gabimin. Personi që ka ndërtuar pa leje, Tom Delija, është dënuar nga gjykata. E ka pranuar. Por, sërish ne na thonë të hapim gjyq” pohon zonja Luljeta. Ajo pohon se ka shkuar shumë herë në Bashkinë e Shkodrës, por sërish nuk ka marrë asnjë përgjigje apo zgjidhje të problemit.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare, kontaktojnë me z.Tom Delija. Ky i fundit pranon se e ka bërë ai ndërtimin. “Po, unë e kam ndërtuar. Jam dënuar me kush për atë objekt. Është i njëjti objekt që është dënuar Ndue Shyti” pohon ai. Më tej shton se dokumentet janë në prokurori dhe gjykatë. Gazetarët shkojnë në gjykatë dhe kërkojnë pikërisht dënimet e familjeve Shyti dhe Delija. Vendimi për familjen Shyti është dhënë në dhjetor të vitit 2013, ku kjo familje duhet të paguajë 7.2 milionë lekë të vjetra gjobë për ndërtim pa leje. Dhe vendimi i dytë, është dhënë në muajin qershor 2014, ku z.Tom Delija është dënuar penalisht vetëm me kusht. Fiksi krahasoi vendimet dhe rezultojnë se janë për të njëjtin objekt, pikërisht për masën administrative të INUV Shkodër të datës 27 shtator 2013, ku në këtë masë është gjobitur gabimisht z.Ndue Shyti. Sipas vendimit, bëhet fjalë për ndërtimin në rrugën “Lëvizja e Postribës”, madje në këtë vendim është cilësuar edhe numri si dhe data e gjobës së INUV.

LEXO EDHE:  Fiks- Fare paralajmëron skandalin/ Nxënësit nuk kanë bërë asnjë ditë mësim

LEXO EDHE:  Kim dhe Soreca takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese/ Veproni me pavarësi dhe integritet

Fiksi interesohet edhe në Bashkinë Shkodër, se me çfarë dokumentesh dhe adresash është marrë masa administrative ndaj familjes Shyti. Bashkia e Shkodër na dërgon dy dokumente, vendimin e gjobës dhe njoftimin e kësaj mase administrative. Por, në asnjërën prej këtyre dokumenteve, nuk është adresa e saktë e ndërtimit pa leje. Në dokumente shkruhet vetëm rruga “Lëvizja e Postribës”, përballë fabrikës së qumështit. Por, përballë kësaj fabrike ka me dhjetëra shtëpi dhe ndërtime pa leje.

Fiks Fare i kërkoi bashkisë nëse ka apo jo foto të këtij ndërtimi apo nëse janë vënë në dijeni të vendimit të gjykatës. Në gjykatë pronari Tom Delija ka pranuar se e ka ndërtuar ai. Deri në transmetimin e këtij investigimi, Bashkia nuk na ktheu përgjigje për dy pyetjet e fundit./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Publikuar

-

Nga

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekolog dhe gratë detyrohen që lindjet t’i bëjnë në Tiranë ose në Lezhë.

Mjeku që ka qenë në këtë spital i ka përfunduar kontrata 2 vjeçare dhe kërkesa për ta rinovuar atë, ende nuk ka marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë.

Erion Tusha nga fshati Koms i Burrelit ankohet në Fiks Fare pasi gruaja e tij 8 muajshe shtatzënë nuk e merr dot shërbimin në maternitetin e Burrelit.

Ai shpjegon se ajo ka një shtatzëni të vështirë dhe për këtë i duhen vizita dhe mjekime të shpeshta, dhe prej 10 ditësh ai i është drejtuar maternitetit të Burrelit, por e vetmja përgjigje që merr është se nuk ka mjek dhe duhet që gruan ta çojë në Lezhë ose në Tiranë. Në maternitet janë vetëm infermieret dhe sanitaret dhe ato i tregojnë se mjeku ka ikur që në dt 28-29 dhjetor se i ka mbaruar kontrata. Zgjidhje të vetme ka drejtimin në dy qytetet e sipërpërmendura.

Edhe në bisedën e qytetarit Tusha me mjeken neanatologe Ëngjëllushe Gjoka konfirmohet se mjekut Halit Karanxha nga Malisheva e Kosovës i ka përfunduar kontrata dy vjeçare. Në këto kushte të gjitha gratë e Burrelit, por edhe të zonave përreth kur paraqiten për lindje, i dërgojnë me ambulancë drejt Lezhës apo Tiranës .

Qyteti i Burrelit aktualisht ka një gjinekolog i cili ka dalë në pension, por ai punon në klinikën e tij private dhe shumica e grave që presin fëmijë ekot dhe mjekimet e nevojshme i marrin pranë klinikës së tij. Por Erion Tusha shprehet se nuk i ka mundësitë ekonomike që të shoqen ta ndjek në një klinikë private, por me të drejtë kërkon që shërbimin ta marri në institucionin shëndetësor publik.
Fiksi iu drejtua edhe drejtorisë së Spitalit Rajonal Burrel, ku drejtori Roland Meta i emëruar vetëm para një muaji në këtë post, shpjegon mungesën e mjekut gjinekolog për shkak të përfundimit të kontratës.

LEXO EDHE:  Vrasja e Hekuran Billës/ Gjykata lë në burg Viktor Markun

LEXO EDHE:  “Fitojnë lekë duke marrë të tjerët nëpër gojë!” Ja përgjigja epike që i kthen Olti Curri komentueses

Ai shpjegon se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por që ende nuk është miratuar dhe firmosur nga ministria. Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se si trajtohen gtarë shtatzëna që kanë urgjencë, ai shpjegon se ato duhet të paraqiten pranë urgjencës së spitalit dhe më pas organizohet nga spitali transferimi drejt qytetit të Lezhës apo Tiranës me ambulancë.

Menjëherë pas interesimit të Fiks Fare, Ministria e Shëndetësisë rinovoi kontratën e mjekut gjinekolog nga Malisheva, z Halit Karanxha.
Mjeku Karanxha prej 2-3 ditësh ka filluar shërbimin pranë spitalit Rajonal të Burrelit dhe të gjitha gratë e zonës së Matit nuk do t’u duhet të udhëtojnë drejt spitaleve të Lezhës apo të Tiranës për të marrrë shërbimin mjeksor./ tch

LEXO TE PLOTE