Connect with Us

Finalizohet operacioni antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë/ Arrestohen nëntë persona

Kronika

Finalizohet operacioni antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë/ Arrestohen nëntë persona

Publikuar

-

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.

Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”. Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  U kap me kokainë/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Edhe në finalizimin e këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krimin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën

Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja në fjalë kishte hipur në taracën e pallatit, për të rregulluar depozitën, por ka humbur akuilibrin dhe ka rënë në oborrin e pallatit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur. 54-vjeçarja është dërguar në spital, por mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë

LEXO EDHE:  Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet Myzeqari me kokainë

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen makinat në Lezhë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina merr përpara këmbësoren

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Lapidari”.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet Myzeqari me kokainë

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga krimi horror/ Mediet italiane: Gjendet djali i çiftit shqiptar, ja ku ndodhet Taulant Pasho

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturën, ndërron jetë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturën, ndërron jetë në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, ku një automjet ka aksidentuar një të mitur.

Drejtuesi i mjetit me iniciale A.G ka përplasur 10 vjeçarin me iniciale A.P e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.

LEXO EDHE:  Vjedhje me kazmë/ Arrestohen dy hajdutët shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet Myzeqari me kokainë

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE