LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimi Nobel për Kiminë shkon për dy studiuese të ADN-së

7 Tetor 2020, 12:31, Kuriozitete CNA
Çmimi Nobel për Kiminë shkon për dy studiuese të

Çmimin Nobel për Kiminë e marrin këtë vit dy studiuese nga SHBA dhe Franca. Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nderohen për zhvillimin e metodave për ndryshimin e ADN-së.

Siç bëri të ditur Akademia Mbretërore e Shkencave në Londër dy studiueset e shkencës së kimisë, amerikanja Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nga Franca e marrin Çmimin Nobel për zhvillimin e metodës Crispr-Cas9, ose ajo që njihet edhe si “gërshëra gjenetike”. Metoda “Crispr/Cas9” i ka revolucionuar shkencat gjenetike, ka krijuar mundësi të reja për mbjelljen, po ashtu ka hapur mundësi të reja për terapinë e kancerit dhe mund të bëjë realitet ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëgueshme, thuhet në vlerësimin e Akademisë së Nobelit.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna e kanë bërë efektive një nga armët më të rëndësishme të teknologjisë gjenetike, thuhet më tej. Me të studiuesit mund të ndryshojnë ADN-së e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me precizion të lartë.
Çmimet Nobel këtë vit janë ofruar me 10.milionë krona suedeze afër 950.000 euro. Vitin e kaluar u nderuan me Çmimin Nobel studiuesit që kishin zhvilluar bateritë ionike të litiumit, studiuesi amerikan i lindur në Jenë, John Goodenuogh, Stanley Whttingham i lindur në Britaninë e Madhe dhe japonezi Akira Yoshino.

Shumica e Çmimeve Nobel janë dhënë këtë javë. Të enjten pritet çmimi në letërsi dhe të premten ai për Paqen.

Lajmet e fundit nga