Connect with Us

Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar

Denoncim

Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar

Publikuar

-

Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar

Aleksandra Bogdani, gazetare e rrjetit BIRN, hodhi dyshime të forta se tre koncesionet e inceneratorëve janë një rast i pastër i kapjes së shtetit, kur interesi privat i një grupi njerëzish me lidhje politike, ndikojnë në vendimmarrjen publike për të përfituara qindra miliona euro.

Duke folur në emisionin ‘Me pak fjalë’, Bogdani e cila më parë ka hulumtuar për kompanitë përfituese të koncesioneve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, sqaroi se pas të 3 kompanive, qëndron i njëjti person:

“Pas të 3 kompanive qëndron Mirel Mërtiri, një person me lidhje politike sa majtas sa djathtas dhe që ka një lidhje miqësie të pasqaruar mirë me ministrin Arben Ahmetaj.”

Ajo tha se rasti i inceneratorëve tregon qartë kapjen e shtetit: “Në këtë rast ne kemi një sinkronizim të një morie institucionesh për të dhënë kontrata me vlerë qindra miliona euro, pa garë pa procedura, pa llogaritur kostot, një dore njerëzish duke krijuar një monopol praktikisht. Këtu ka shumë vend për të hetuar sepse janë një mori veprimesh ekstra ligjore që ngrenë dyshime për klientelizëm, për konflikt interesi. Kapja e shtetit do ishte më minimalja të thuhej.”

LEXO EDHE:  Akti i Bashës që duhet duartrokitur/ Një betejë e fituar për median e lirë dhe opozitën

Zonja Bogdani theksoi se, pavarësisht të gjithë dyshimeve, ‘drejtësia ka qenë e paaftë të ndjekë paranë në këtë rast kur ka emra të mëdhenj të politikës nga mbrapa. Në këtë rast prokuroria dhe gjykatat nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur gjithë këtë zinxhir shkeljesh në këto kontrata koncesionare.’/euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Mësuesit pa shtesat e kualifikimit nga korriku, do kalojnë me pagat e tetorit

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët. Por një mësues denoncon në “Stop” faktin, se në muajin korrik, i është nënshtruar provimit të kualifikimit 5 ose 10-vjeçar dhe sipas rregullit, duhet të merrte 10% shtim page. Por ai thotë, se që nga korriku deri më sot nuk e ka marrë këtë shtesë.

Mësuesi: Mësuesve u llogaritet paga bazë 140 mijë lekë të vjetra. Kualifikimi është thjeshtë një provim, që japin mësuesit për shembull, kur mbushin 5 vjet, 10 vjet dhe 20 vjet. Edhe nga kjo, marrin një rritje 10%. Mësuesi: 10%-shi i 14 mijë lekëve të reja, është 14 mijë lekë në muaj.
Gazetarja: Do boshatisin arkën e shtetit?

Mësuesi: Po! Eh, normalisht! Në qoftë se mund të ngrihet edhe si shqetësim, ku paga bazë e mësuesit të 140 mijë lekëve të vjetra, më duket shumë qesharake, ku ato realisht marrin 500 apo 600 mijë lekë.

Gazetarja: Tani nga korriku po më thoni që nuk ka kaluar ky 10% nga paga bazë?

Mësuesi: Jo, jo, jo! Akoma! Iku gushti, shtatori, tani po ikën edhe tetori, besoj nuk ka ndonjë shpresë më saktë, me aq sa kemi pyetur, që të jepet!

Gazetarja: Paga ka qenë pa këtë 10?

Mësuesi: Po, po!

Gazetarja: Po si kanë dalë vitet e tjera?

Mësuesi: Pas 2 javësh dhe direkt në muajin pasardhës është marrë rroga me rritje.

Gazetarja: Arsyeja?

Mësuesi: Arsyeja? Nuk e di!

Gazetarja: Ku jeni interesuar juve?

Mësuesi: Tek zyra, tek Zyra Arsimore na kanë thënë, që s’ka dalë përgjigja akoma. Domethënë, nuk janë konfirmuar nga Ministria.

Gazetarja: Së fundmi kam parë kryeministri që ka premtuar rritje pagash…

Mësuesi: Eh, edhe ajo ha një cikë debat, se 15% i 600 mijë lekëshit, për shembull, që tha ai bruto, nuk është 60 mijë lekë, por është 90 mijë lekë, por nejse!

Gazetarja: Flitet për rritje pagash, por ju nuk keni marrë kualifikimin, çfarë kërkoni?

Mësuesi: Kërkoj, që të bëhet publikimi, të paktën të ngrihet si shqetësim, sepse krizë është, lekët nuk jepen.

Gazetarja: Nuk keni shpresa për to?

Mësuesi: Fare!

Mësuesi tregon, se ka edhe bashkëshorten në këtë profesion dhe dëmi financiar për familjen e tyre, është i konsiderueshëm. Për këtë problematikë, iu drejtuam Zyrës Arsimore Tiranë, konkretisht Zyrës së financës, ku punonjëset thonë, se nuk është kompetenca e tyre, pasi atyre nuk u ka ardhur një përgjigje nga QSHA-ja,as lista dhe as certifikata, për të ekzekutuar pagesat. Më pas gazetarja e “Stop”komunikon me një specialist të MAS, i cili shprehet, se do të interesohet dhe do ta zgjidhë sa më shpejt rastin.

LEXO EDHE:  “Jemi në emergjencë jetë a vdekje”/ Basha thirrje të fortë mediave: “Gozhdojeni” nga mëngjesi në darkë

LEXO EDHE:  Akti i Bashës që duhet duartrokitur/ Një betejë e fituar për median e lirë dhe opozitën

Gazetarja: Nga korriku deri tani pse nuk kanë kaluar 10% mbi pagat?

Financa DAR: Ne i paguajmë ato, në qoftë se vjen certifikata nga QSHA-ja. Nuk na ka ardhur lista nga QSHA-ja!

Gazetarja: Herë të tjera si keni proceduar?

Financa DAR: Është bërë shpejt kualifikimi dhe është marrë në muajin korrik efektet financiare. Për këtë vit, për arsye të pandemisë, provimi është me vonesë dhe të gjithë kjo, ka ardhur me vonesë.

Gazetarja: Edhe shtimi në pagë me vonesë?

Financa DAR: Jo, do i marri efektet financiare tashi ai.

Gazetarja: Jemi në tetor?

Financa DAR: Po si duket, nuk e di.

Gazetarja: Nga korriku jemi në tetor?

Financa DAR: Nuk është.., nuk është kompetenca jonë kjo. E kupton?

Gazetarja: Pra ju po thoni se nuk ua ka kaluar QSHA?

Financa DAR: Përderisa neve nuk na ka ardhur një shkresë zyrtare, në zyrën tonë për të bërë pagesën e mësuesve.

Zyra Arsimore na tha që nuk ishte kompetenca për të dhënë një përgjigje, ne kontaktuam me Ministrinë e Arsimit dhe na thanë se do kenë një zgjidhje.

Gazetarja: Pwrshwndetje si jeni?

Specialisti MAS: Përshëndetje! Mirë, si jeni?

Gazetarja: Jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”

Specialisti MAS: Po, urdhëro Odeta!

Gazetarja: Dua t’u pyes për mësuesit që i janë nënshtruar në korrik kualifikimit.

Specialisti MAS: Po!

Gazetarja: Janë ato kualifikimet 5-vjeçare, 10-vjeçare?

Specialisti MAS: E kam idenë, çfarë janë kualifikimet.

Gazetarja: Pas çdo kualifikimi mësuesit marrin një pagë shtesë, por nga korriku deri ost nuk është shtuar?

Specialisti MAS: Do interesohem! Do e zgjidh këtë gjë, sa më shpejt! Faleminderit!

Dhe pas interesimit të “Stop”, ky rast u zgjidh. Sulejman Keta, Drejtor i kurrikulave pranë DAR Tiranë, shprehet, se përqindja e kualifikimit do t’u kalojë mësuesve me pagën e tetorit./klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Konkursi i paracaktuar te Shkencat e Natyrës/ Kriteret i përshtaten kandidates

Publikuar

-

Nga

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim për një konkurs me rezultat të paracaktuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Konkursi u zhvillua për herë të parë në vitin 2019, për një pozicion pune si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës.

Kriteret u vunë në mënyrë të tillë, që t’i plotësonte vetëm një kandidat dhe kështu fituesi u paracaktua. Fituese u shpall zonja Tedis Rama, por ish-Rektori i UT, Mynyr Koni, konstatoi shkelje të procedurës dhe anuloi konkursin bashkë me fituesen e shpallur.  Konkursi u rihap dhe kriteret u rishkruan në përputhje me cilësitë e zonjës Rama.

“Stop” pati një takim me Dekanin e FSHN -se Spiro Dushku, për këtë problematike por ai mohon ditën për diell ndryshimin e kritereve dhe përshtatjen e tyre enkas për kandidaten Tedis Rama.

Gazetari: Si jeni? Si shkojnë punët?

Dekani: Mirë!

Gazetari: Shëndeti?

Dekani: Ja, me këto provimet… Unë jam dekani, ai është departamenti, problemi është, që kërkesa juaj nuk është shumë e qartë dhe specifike nga ana juaj!

Gazetari: Ja ideja është këtu: dyshohet, sepse gjithë kriteret dhe konkursin e parë dhe të dytë janë bërë apostafat për një konkurrent, i cili është parapërcaktuar. Ky është domethënë dyshimi, që ne po investigojmë.

LEXO EDHE:  Blushi dhe Vjollca sulmojnë Ditmir Bushatin për hesap të oligarkëve të inceneratorëve

LEXO EDHE:  Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?

Dekani: Dëgjo! Se çfarë mund të investigoni, siç doni ju, ose televizioni, ose personat, që janë aty, problemi është, se kriteret, si herën e parë dhe herën e dytë, të njëjtat janë…

Gazetari: Nuk janë të njëjtat!

Dekani: Nuk janë ndryshuar…

Gazetari: Jo! Janë ndryshuar!

Dekani: Unë them, që s’janë ndryshuar.

Gazetari: Janë ndryshuar në disa momente të vogla.

Dekani: Ku për shembull?

Por edhe pse dekani shprehet se kriteret nuk janë ndryshuar, në dy konkurset ka pasur kritere të ndryshme. Për konkursin e parë kriter ka qenë që kandidatët duhet të kishin mbaruar vetëm matematikë, ndërsa në të dytin mund të kandidonin dhe ata që kanë mbaruar matematikë-fizikë. Po ashtu dhe kriteri i mesatares është ndryshuar sërish.

Dhe siç u paralajmërua, Tedis Rama u shpall sërish fituese në konkursin e ribërë dhe tashmë ajo është pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ministri “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Ministri “shpërblehet” nga qeveria me tender 5 milionë euro

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren.

Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës. Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,”Hidroterm”, kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër. Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Historiku i proçedurës së tenderimit me vlerë rreth 5 milion euro

Autoritet kontraktues për tenderin për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).
Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.
Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.
Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues.
Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.
Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.
Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.

Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”. Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej Qershorit dhe në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfudnim është lënë fitues firma Hidroterm.  Lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor, kohë kur zoti Kuçi ka qënë në detyrë.Aktualisht çështja ndodhet në gjykatë pas ankesës së bërë nga njëri prej operatorëve, pjesëmarrës në tender.

Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qënë deputet dhe as Ministër.
Sipas deklaratës për media të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, ai shprehet se “Për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontraktës është bërë më 6 tetor 2020.
Pra, këtu mund ta kuptoni shumë lehtë se nuk ka asnjë lidhje mes postit tim si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania ime që në Prill të këtij viti, kur s’kam pasur asnjë post.
Fiks Fare i interesua edhe pranë  Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Njëri prej specialistëve fillimisht u tregua i gatshëm të ndihmonte gazetarët për një takim me kryetarin e zyrën Blerim Dina. Por sapo ky i fundit nëpëmrjet specialistit mori vesh objektin e intervistës nuk pranoi të japë një intervistë por na ktheu një përgjigje me shkrim brenda ditës. Në përgjigjen e tyre më shkrim ata thonë qe për këtë tender ka patur shumë ankesa por asnjëherë për konflikt të interesit.

Drejtori i Prokurimeve refuzon të japë informacion

LEXO EDHE:  Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?

LEXO EDHE:  Blushi dhe Vjollca sulmojnë Ditmir Bushatin për hesap të oligarkëve të inceneratorëve

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, qe ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë por u largua para kameras në momentin qe mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, por ky i fundit jo vetëm qe nuk pranoi por mbyllte telefonin dhe nuk shkoi në zyrë për aq kohë sa gazetarët e Fiksit  e kërkuan me këmbëngulje.
Fiksi i drejtori edhe një kërkesë më shkrim drejtorisë së SHSUK-së por nuk mori asnjeherë përgjigje. Zyra e shtypit këmbënguli që Fiks Fare të citonte një deklaratë për median ku shprehen se proçedura e tenderimit ka qenë e rregullt dhe se Blerim Kuçi si ministër nuk ka patur kurrëfarë ndikimi në shpalljen e fituesit.

Ligji për konfliktin e Interesit. Pikëpyetjet e Ministrit pronar me 100% te kapitalit

Fiks Fare intervistoi drejtorin e zyrës së Kundër Korrupsionit Kosovë Shaip Havolli,  i cili thotë qe për të gjitha akuzat e bëra, është duke u hetuar prej tyre dhe do shikohen të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për të thënë më pas nëse ka patur apo jo konfikt interesi.Kur gazetarët citojnë ligjin për konfliktin e Interesit  me shumë diplomaci Drejtori shmanget duke thënë se nëse në fund do të konstatohen elementë të konfiktit të interesit do ti kalohet organeve hetuese.

Ndër të tjera Ligji për Konfiktin e Interesit pika 1.9  thotë se Zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Drejtimi i ndërmarrjes do të bëhet nga një personi i besuar. Personi i besuar i cili aktualisht administron 100 % të kapitaleve të kompanisë Hidroterm është Blertë Kuçi. Kjo e fundit është vajza e Ministrit Blerim Kuçi. Fakti që vajza është Drejtore e kompanisë, bie sërish në kundërshtim me ligjin për Konfiktin e Intersit në pikën 1.7 thuhet qartë se “Personi i besuar nuk  mund të jetë bashkëshorti, fëmijëtt, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie qoftë edhe të tërthortë. Megjithatë, nesë ka apo jo konflikt interesi, në fund të hetimit do të jetë Agjensia Kundër Korrupsionit e cila mund ta çoj këtë çështje pranë organeve hetuese./ tch

LEXO TE PLOTE