LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e kushërinjve në Malësinë e Madhe/ Dyshohet se të rinjtë janë ekzekutuar nga i afërmi i tyre

6 Tetor 2020, 10:34, Kronika CNA
Zhdukja e kushërinjve në Malësinë e Madhe/ Dyshohet se

Të tjera detaje janë zbardhur për zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhë. Sipas Report tv, burime pranë grupit hetimore në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se pas hetimeve ka dyshime të forta se dy djemtë Klement Pepaj, 21 vjec dhe Vilson Çutaj, 37 vjec, janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, 25 vjec.

Danjel Pepa është parë në Shkodër duke lëvizur me një automjet të shtunën në mbrëmje. Ndërkohë që policia dhe banoret kanë vijuar edhe gjatë ditës se sotme kërkimet por pa rezultat.

Ndërkohë bëhet me dije se sherri ka nisur për parcelat e drogës në Malësinë e Madhe, Danjeli i ka thirrur dy djemtë pranë parcelës së tij në afërsi të Vrithit, ku dyshohet se i ka qëlluar me armë zjarri Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga