LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Denoncimi i PD-së: Rama për 7 vite vodhi biznesin e vogël, koha e Rilindjes së tepsisë ka mbaruar

6 Tetor 2020, 16:27, Politikë CNA
Video/ Denoncimi i PD-së: Rama për 7 vite vodhi biznesin e vogël,

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, me anë të një video në rrjetet sociale, ka denoncuar edhe njëherë faktin se si Edi Rama për 7 vjet ka vjedhur e ka zhvatur biznesin e vogël.

Sipas Telitit, Rama pasi gënjeu biznesin e vogël dhe e vodhi atë, vetëm tani premton ulje taksash.

Teliti thekson se ?Rilindja e tepsisë ku ka ngrënë me garuzhde lugati që po tmerron të madh e të vogël, ka mbaruar?.

?Për 7 vite, e vodhi dhe e zhvati biznesin e vogël dhe tani që nuk ka mbetur as gjysma e atyre që mbanin familjen me punë të ndershme, premton heqje taksash.

Rilindja e tepsisë ku ka ngrënë me garuzhde lugati që po tmerron të madh e të vogël, ka mbaruar!

Një vizion i ri dhe një plan afatgjatë do të jetë shpëtimi për biznesin e vogël.

Koha është në favor të qytetarëve!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga