LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ KLP thirrje prokurorëve, afati i aplikimeve

6 Tetor 2020, 12:22, Aktualitet CNA
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ KLP thirrje prokurorëve, afati

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të 8 anëtarëve, në mungese të znj. Nurihan Seiti, si dhe në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.09.2020.

Me propozim të Kryetarit të Këshillit, Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e një interpretimi ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndaj kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve, pas mbarimit të mandatit të tyre eventual në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që, me anë të një deklarate, t?u bëjë thirrje publike të gjithë prokurorëve të vendit, të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë, të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve.

KLP deklaron se dispozitat të sipërpërmendura gjatë diskutimeve në mbledhje përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t?u garantuar  prokurorëve që, pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre, në një pozicion barasvlershmën me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Me propozim të Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020, filluar ndaj një magjistrati me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.  Ky pezullim ka efekt deri në administrimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të vendimit gjyqësor përfundimtar të Gjykatës së Apelit Durrës në lidhje me kallëzimin penal ndaj prokurorit në fjalë.

Ky vendim i njoftohet brenda 5 ditëve, prokurorit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet i anonimizuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Julian Zonja, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Një kopje të këtij raporti i dërgohet menjëhere Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Lajmet e fundit nga