Connect with Us

Trup perfekt / Jonida Vokshi zbulon si arriti të merrte vetëm 5 kilogramë gjatë shtatzënisë

Showbizz

Trup perfekt / Jonida Vokshi zbulon si arriti të merrte vetëm 5 kilogramë gjatë shtatzënisë

Publikuar

-

Trup perfekt / Jonida Vokshi zbulon si arriti të merrte vetëm 5 kilogramë gjatë shtatzënisë

Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi i habiti të gjithë ku u shfaq me trupin perfekt  pak javë pas lindjes së vajzës., Emit.

Teksa ka qenë e ftuar tek Rudina, Jonida ka ndarë sekretin se si arriti të mbante të njëjtën peshë edhe në shtatzëni duke shtuar vetëm 5 kilogramë që i përkasin bebit dhe placentës.

“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë.

Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Arbana Osmani/ Kujton intervistën e 19 viteve më parë me Edi Ramën

Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë”, tregoi Jonida./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Jam në shok total”/ Dua Lipa nuk përmbahet nga gëzimi për suksesin e radhës

Publikuar

-

Nga

“Jam në shok total”/ Dua Lipa nuk përmbahet nga gëzimi për suksesin e radhës

Këngëtarja Dua Lipa ka arritur një sukses shumë të madh në karrierën e saj muzikore.  Ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk është përmbajtur dot nga gëzimi. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

“Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!”-shkruan Dua.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Arbana Osmani/ Kujton intervistën e 19 viteve më parë me Edi Ramën

LEXO EDHE:  “Momenti kur vogëlushi ynë erdhi në jetë”/ Almeda Abazi publikon foton e parë si familje

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin “Future nostalgia”, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për “Don’t’ start now”, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTO-“Bomba Kardashian” bën ndryshimin e papritur në pamje

Publikuar

-

Nga

FOTO-“Bomba Kardashian” bën ndryshimin e papritur në pamje

Biznesmenia Kim Kardashian është një nga personazhet që nuk i kursen ndryshimet në pamje. Kim ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në një kokëkuqe.

Kardashian ka ndarë me ndjekësit fotot ku tregon ndryshimet dhe komplimentat kanë qenë të pafundme.

Përveç kësaj Kim ka treguar dhe njëherë format e saj bombastike teksa ka pozuar në bikini minimaliste të bardha. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Erik Lloshi bën deklaratën e fortë/ “Kam menduar të largohem nga Shqipëria”

Publikuar

-

Nga

Erik Lloshi bën deklaratën e fortë/ “Kam menduar të largohem nga Shqipëria”

Erik Lloshi është shprehur shumë i revoltuar përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Festivalin e 59 të Këngës. Pak ditë më parë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai është shprehur me tone shumë të ashpra për organizatorët e festivalit, pasi në rrejt qarkulloi dhe emri i fituesit para mbajtjes së Festivalit.

Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më”, shkroi këngëtari në një postim në Instagram.

I ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, këngëtari ka treguar se e ka menduar largimin nga Shqipëria pasi nuk ndihet i vlerësuar dhe nuk ka gjetur mbështetje për kontributin që ka dhënë në muzikë.

Kur u mbyll çdo gjë mendoja të largohesha nga Shqipëria. Dua të shoh diçka ndryshe, një jetesë ndryshe. Ka shumë gjëra që këtu janë në disfavorin tim si individ, nuk kam mbështetjen e duhur nga asnjë institucion për këtë kontribut.

Artistët nuk vlerësohen dhe është për të ardhur keq. Do të ishte shumë mirë nëse do të jetoja në vendin tim dhe të merrja atë që meritoja. Kjo është një e vërtetë e hidhur për të gjithë ne që merremi me muzikë dhe art.”, u shpreh këngëtari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE